Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, KQZ-ja zgjodhi sot emrat e tjerë që janë në listën e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
Nga diskutimet e rendit të ditës u votua dhe u vendos që mandatin e Erjon Veliajt ta marrë Vladimir Kosta.
Në Fier, mandatin e deputetit Celibashi e merr Anduel Xhindi, të Haritos e mori Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços e mori Selfo Kapllani.
Surpriza e kësaj liste ishte deputetja Kejdi Mehmetaj. Ajo shënon një prej rasteve të rralla në historinë e parlamentit shqiptar, sa i përket moshës së re. Ajo është vetëm 21 vjeç dhe u zgjodh në bazë të listës emërore dhe të kriterit të përfaqësimit të gjinisë femërore, që ishte më pak e përfaqësuar në këtë rast.



