“Gjatë hartimit të projektligjit ka pasur qëndrime të ndryshme. Ne jemi të hapur edhe tani për qasje të reja për projektligjin. Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është shprehur se kjonismë forcon luftën kundër korrupsionit dhe se është në përputhje të plotë me me legjislacionin e BE-së.
“Nisma forcon luftën kundër korrupsionit, është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Duhet të dakortësohet projektligji”, u shpreh Ruçi