Kapet një nga të burgosurit e arratisur në Greqi

46

arrestimPolicia greke arreston një nga të arratisurit nga burgjet shqiptare. Gëzim Toma është vënë në pranga, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy të arratisurve të tjerë.

Mediet greke raportojnë se, Toma është kapur me një kallashnikov në Kastoria.

Autoritetet shqiptare më parë kishin dërguar informacion në Greqi dhe Maqedoni lidhur me kalimin e mundshëm të kufirit nga tre të arratisurit nga burgu i Drenovës.

Mësohet se mes të arratisurve shqiptare dhe policisë greke ka pasur përleshje rreth orës 19:00, ndërsa të burgosurit po përpiqeshin të largoheshin nga malet e Kastoria-s. Gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka pasur të plagosur apo të vrarë.

Pak ditë më parë, shtatë të burgosur nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës u arratisën pas një plani të organizuar nga Admir Tafili.