Një 20-vjeçar nga Tirana humbi jetën pasi u mbyt teksa lahej në Plazhin e Ri në Sarandë.
Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 18:30 mbazditen e djeshme. Viktima e indentifikuar me emrin Leonard Brahimllari ,ndodhej në plazh me shokët. Trupi i viktimës u nxor në breg nga pushuesit, por i pajetë.Ai u transportua në spitalin e qytetit. Ende nuk dihet shkaku i mbytjes së të riut, ndërsa hetimet mjeko-ligjore do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbytje apo për infarkt.