Haxhinasto në Portin e Vlorës: Ti ofrojmë qytetarëve dhe biznesit, cilësi dhe siguri

Share This
Tags

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një inspektim në Portin e Vlorës ku ndoqi nga afër marrjen e masave për sezonin e ri turistik, duke e vënë theksin tek rëndësia e ketij porti për hyrjen e turistëve.

Si çështje me rëndësi, ministri Haxhinasto përmendi sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve që ofohen në port dhe mbi perspektivat e zhvillimit të tij të mëtejshëm. “Porti i Vlorës është një port i rëndësishëm i Shqipërisë me potenciale të mëdha akoma të pa shfrytëzuara. Është shumë e rëndësishme që të arrihen disa objektiva që cilësia e shërbimeve në këtë port të rritet, që ti ofrojmë edhe udhëtarëve edhe biznesit një siguri dhe një cilësi më të lartë në shërbimet që ofron”, u shpreh Haxhinasto.

Ai vijoi duke thënë se qeveria ka programin e investimeve për këtë qëllim, ku veçoi fillimin së shpejti të një projekti të ri 15 milion euro, i mbështetur nga Koperacioni Italian, investimi i cili pritet te përmërësoje ndjeshëm infrastrukturën e këtij porti.

Ministri Haxhinasto ritheksoi se qëllimi për portet tona është rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimit në përgjithësi, veçanërisht rritja e sigurisë së shërbimeve ndaj pasagjerëve dhe ndaj biznesit. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se duhet të rritet konkurueshmëria që portet shqiptare të jenë sa më konkurues në Adriatik, por pse jo edhe në Mesdhe. “Kemi programuar investimet tona dhe jam i sigurt që shfrytëzimi i potencialeve që kanë portet tona do të realizohet në vitet e ardhshme”, tha Haxhinasto në përfundim të inspektimit në Portin e Vlorës.

Më pas, ministri zhvillojë një takim me përfaqësues të biznesit të Vlorës ku ndër të tjerash u fol për domosdoshmërinë e partneritetit qeveri-biznes për projekte zhvillimore dhe për angazhimin konkret të komunitetit të biznesit për realizimin e veprave publike.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>