“Do të behet një rikonceptim i të gjithë sinjalistikës dhe një ndërhyrje e shpejtë në të për të sjellë një standart të ri edhe të sigurisë edhe të orientimit për qëllimet përkatëse turistike”, theksoi ai.
Në portin e Sarandës po ashtu nënvizoi ministri, jemi duke përfunduar një projekt për përmirësimin e shërbimeve portuale dhe për afrimin e anijeve turistike. Në planet tona janë edhe përmirësimet e shërbimeve të porteve të tjera siç është edhe Porti i Vlorës ku do të filloj dhe një investim së shpejti, Porti i Durrësit dhe Porti i Shëngjinit Ministri vuri në dukje se ka një angazhim për të realizuar shërbimin e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve veçanërisht në zonat turistike bregdetare. “Jemi në fazën e përfundimit të projekteve në disa ujësjellës dhe sisteme trajtimi ujrash në zonën e Sarandës, apo Vlorës të cilat do të jenë në funksion përpara sezonit turistik”, u shpreh ministri.
Jemi të hapur, vijoi ministri, për të trajtuar në mënyrë të shpejtë dhe pa shumë hallka burokratike të gjithë kërkesat që mund të vijnë për ndërtimin e porteve turistike apo të marinave në funksion të turizmit apo ne funksion të qëllimeve të tjera rekreative. Aktualisht informoi si jemi duke shqyrtuar disa prej këtyre kërkesave, në pjesën veriore të portit të Durrësit, për zonën e Spilles dhe pranë Kavajës që besoj se do të futen në rrugën e realizimit të tyre.
Veçanërisht te shërbimet që ofron transporti rrugor, haxhinasto tha se jemi duke rikonceptuar të gjithë sistemin e itenerareve që ka sot Shqipëria, që në gjykimin e ministrit është një sistem i mbivendosur dhe i panevojshëm që krijon kosto shumë të mëdha për operatorët e vetë të këtij shërbimi.
“Me metodat më bashkohore po bëjmë një vlerësim dhe rikonceptim të të gjithë linjave të nevojshme që i duhen Shqipërisë duke pasur parasysh drejtimin e lëvizjes dhe volumet e pasagjerëve dhe shumë shpejtë do të kemi një sistem shumë modern të organizimit të këtyre itenerareve, të organizimit të këtyre linjave dhe une jam i sigurt edhe të rinovimit të vetë flotave, edhe shërbimit të autobuzëve vecanërisht për shërbimin ndërqytetas”, deklaroi Haxhinasto.. Po kështu, një sfidë përbën përmirësimi i cilësisë të shërbimeve për qytetarët në procesin e patentimit apo të lejeve të drejtimit. Siç u shpreh ministri, jemi duke prezantuar teknologjinë e informacionit edhe atje me qëllim që çdo drejtues i ardhshëm i automjeteve të jetë i pajisur me të gjitha njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për të drejtuar mjetin në mënyrë të sigurte me qëllim që të kontribojmë në çdo aspekt të uljes së numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen.
Në kuadër të kësaj pakete, MTI po pregatit sistemin e rregjistrimit të automjeteve dhe të aksesimit në bazen e të dhënave të çdo automjeti që do të rris ndjeshëm monitorimin e cilësisë të gjendjes teknike të çdo automjeti si dhe realizimin e detyrimeve përsa i takon rregjistrimit e sigurimit.
Një sfidë, për ministrin e Transportit do të përbëjë çështja e utiliteteve të shërbimit të ujësjellës kanalizimeve dhe të mbetjeve. “Jemi duke rikonceptuar të gjithë sistemin, sigurisht që reforma administrative është e rëndësishme dhe është një pikë reference në këtë reformë”, tha Haxhinasto.