Hakmerret Maqedonia, taksë në kufi për kosovarët

47

bllaceNë pikën kufitare Bllacë dhe pikat e tjera me Kosovën ka nisur pagesa e taksës hyrëse në Maqedoni, një kundërpërgjigje ndaj embargos që Kosova i ka vendosur prodhimeve maqedonase.
Një zyrtar i pikës kufitare nga stacioni policor kufitar në Bllacë konfirmoi sot për se zyrtarisht nga mesnata ka nisur aplikimi taksës hyrëse për të gjithë shtetasit e Kosovës, raporton INA.
Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 eurosh do të paguajë çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës.
Shtetasit e Kosovës janë shprehur të irituar për masën e vendosur kufitare, duke theksuar se me këto vendime bllokohet lëvizja e lirë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ky vendim është marrë dy ditë më parë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa nuk dihet nëse kanë qenë pjesëmarrës ministrat shqiptarë. Vendimi erdhi si pasojë e vendosjes së embargos nga ana e Prishtinës për një pjesë të prodhimeve të ndryshme të Maqedonisë.