Kerry: Po shtohet mbështetja ndërkombëtare për sulm ndaj Sirisë

40

john-kerrySekretari i Shtetit John Kerry thotë se mbështetja ndërkombëtare po shtohet për të vënë para përgjegjësisë qeverinë siriane për sulmin me armë kimike.

“Mbështetja po rritet, nuk po zvogëlohet, për sa i përket revoltimit ndërkombëtar për sulmin”.

Sekretari i Shtetit bëri komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius dje në Paris.

Po dje zoti Kerry u takua me homologët evropianë në Lituani, në përpjekje për të siguruar mbështetje ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë ndërmarrjen e operacioneve ushtarake kundër Sirisë.

Pas takimit, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton lexoi një deklaratë të grupit ku bëhej thirrje për një “përgjigje të qartë dhe të fortë” ndaj sulmit në Siri, por nuk flitej konkretisht për sulm ushtarak.

Zonja Ashton shtoi se Bashkimi Evropian dëshiron që kriza në Siri të zgjidhet nga Kombet e Bashkuara. Ajo tha se çdo veprim kundër Damaskut duhet pezulluar deri kur ekipi i OKB-së për armët kimike të paraqesë rezultatet e hetimit të tij.

Në Paris zoti Kerry tha se udhëheqësit evropianë bënë një “deklaratë të fuqishme” megjithëse disa vende ende nuk janë të bindura për nevojën e goditjes ushtarake. Ai tha se Presidenti Obama nuk ka marrë ndonjë vendim për të pritur apo jo për rezultatin e hetimit të