Guvernatori i Bankës Shqiptare, që shqiptarët e “lajnë me flori”

58

Ardian-Fullani1Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Shqiptare është venë sërish në fokusin e opinionit publik pas bërjes publike të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shpenzimet dhe ligjshmërinë e menaxhimit të Bankës së Shqipërisë. Shpenzimet marramendëse janë të pajustifikueshme dhe tejkalojnë çdo logjikë funksionale normale për një shtet si Shqipëria.

Deputeti socialist Erjon Braçe, i cili ka denoncuar vazhdimisht këtë situatë, ka ritheksuar se shpenzimet marramendëse për personelin, rrogat, shpërblimet dhe dietat që pavarësisht krizës, në Bankën Shqiptare vijojnë të jenë më të lartat e të gjithë shtetit!

Guvernatori ka një dietë 60 euro më të lartë se Presidenti i Republikës, dy herë më të lartë se Kryeministri. Drejtorët e departamenteve të BSH kane një dietë sa ajo e Kryeministrit. Shkurt: diferenca mes dietës së guvernatorit me dietën e Presidentit është sa: një pension mujor ne fshat!

Vetë dieta është 4-5 pensione mujore ne fshat! Pjesa tjetër e gjetjeve ne raport kane të bëjnë me: tejkalimin e limitit të financimit të BSH për qeverinë; prishjen e kalendarit të tregtimit të bonove në funksion të nevojës për para të qeverisë, madje në tejkalim të deficitit; mospërmbushjen e kontratës së rikonstruksionit të godinës së BSH me kosto të mëdha në vlerën e paguar për qiramarrje të ambienteve, kosto që e paguan banka nga paratë publike e jo kompania që ka shkelur kontratën; rënien ne kushtet e konfliktit të interesit në përzgjedhjen e auditit te BSH; moszbatimin e rregulloreve të BSH për prokurimet dhe mosmbajtjen e një arshive të rregullt për to”,- deklaron deputeti socialist Erjon Braçe.