Grida Dume: Dua të bëhem nënkryetare e PD-së

81

Grida dumeGrida Duma, ish-zv ministre e Integrimit, kërkon një harmonizëm të punës mediatike që ajo bën me rolin që i duhet dhënë në strukturat e larta drejtuese të PD-së. Dume, deklaron se është e gatshme të bëhet nënkryetare e PD-së, në rast se këtë besim ia japin anëtaret e partisë. Duke folur në emisioni “Prizëm”, Duma u shpreh se ajo pret që të jetë pjesë e strukturave të larta të PD-së pas zgjedhjeve të pritshme në partinë kryesore të opozitës.

Pres të jem ndër figurat përfaqësuese të larta të Partisë Demokratike. Nuk kam pritshmëri të numrit dy, tre apo katër, por shpresoj shumë që ajo që përfaqësoj si unicitet brenda atij grupimi, të pasqyrohet edhe në rolin që do marr aty. Pra, një lloj përfaqësimi mediatik timin, së paku të jetë ky lloj harmonizimi. Por, nga ana tjetër nuk do doja që asgjë të lexohet si me tepri. Nëse për militantët e Partisë Demokratike posti numër 2 duhet të ishte një lexim nderi, nuk do më shqetësonte të vazhdoja të jepja kontributin”, ka thënë Grida.