Greqi, radikalët e majtë mocion mosbesimi ndaj qeverisë

56

vouli4Një mocion mosbesimi ndaj qeverisë është depozituar nga partia e majtë radikale Syriza, që synonte të denonconte edhe një herë politikën e masave shtrënguese në shkëmbim të ndihmës financiare, që i është imponuar vendit nga Trojka ( BE-Banka Qendrore Europiane-FMN).

‘Jeni zënë në kurth, në një ngecje. Vendi do ecë përpara, ai do të lërë mbrapa tij epokën e krizës, dhe ju do të vazhdoni të luftoni brenda gjirit të partisë suaj”, – ka deklaruar Kryeministri Antonis Samaras.

Për Alexis Tsipras, liderin e Syriza, duhet të kryhen zgjedhje të parakohshme : “Politika juaj e ka shkatërruar këtë vend. Shumica e njerëzve vuajnë dhe jetojnë në dëshpërim”.

3.500 mbështetës të cilët ishin mbledhur përpara parlamentit, gjatë debatit mbi votëbesimin e qeverisë, kanë denoncuar gjithashtu evakuimin me forcë nga policia të ambienteve të ish televizionit publik ERT.

Qeveria arriti të marrë votëbesimin edhe pse një numër i madh deputetësh e kritikojnë. Ato e justifikojnë votën e tyre si thjesht një votë tolerance.