Fyle: Duhet më tepër angazhim për realizimin e reformave

60

Stefan-Fyle-2Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle kërkoi më tepër angazhim nga forcat politike në Shqipëri për të përmbushur reformat për integrimin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisioneri Fyle u shpreh se gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekt tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunumit  dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE” tha Fyle.

Ai ka theksuar më tej se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

“Tashmë është në dorë të Shqipëri që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në adminstratën publike” shtoi Fyle.

Për deklaratat e Berishës

“Unë nuk jam një nga miqtë e Berishës në Facebook por unë jusiguroj se jam mik i Shqipërisë dhe  shqiptarëve.  Artikulli i Berishës është fallco dhe i pabazuar”.