Arti në vetvete është i lidhur gjithmonë me shqisat, por edhe kuzhina mund të përshkruhet si art i pastër. Gatimi është në gjendje të shkaktoj emocione të vazhdueshme, ngacmim që përfshin të gjitha shqisat: shijet, aromat, prekshmërine dhe ndjesi vizuale. Të dish të trasformosh, në një vepër arti është aftësia e tij e ruajtur për breza me radhë. Kam patur kënaqësinë të intervistoj një shef i cili, në artet e kuzhinës, ai po investon tërë jetën e tij. Jam duke folur për Fundim Gjepali, fituesin e çmimit ndërkomëtar Grand Prix për Ushqimin Mesdhetar mbajtur në Itali.
Vetëm 33 vjeç dhe është executive chef në një nga restorantet më ekskluzive të Romës, “Antico Arco”. Fundimi është i qeshur,me sy të ndritshëm dhe i thjështe. Percjellë entuziazëm teksa tregon për punën e tij.
Dhe tek bisedojme të dy si dy miq që njihen prej kohesh, më flet me pasion, për familjen e tij. Ai është i martuar dhe ka dy vajza. është një baba shembullorë, i cili në kohën e tij të lirë, eksperimenton recata me vajzat e tij. Na tregon për prindërit, vëllezërit e gjyshërit në Shqipëri dhe ja tek kthehemi bashkë ne kohë: “ E kam te trashëguar pasionin per kuzhinën, bujqësinë e ushqimin. Kujtoj me nostalgji ushqimet që gatuante gjyshja,kur ndihmoja gjyshin me bagëtine e pemëtarinë…”
Fundimi ka lindur ne një familje, e cila eshte marrë gjithmonë me bujqësi e blegtori. Eshtë i fundit nga pesë fëmijë. Në 1996-tën është transferuar në Romë. Edhe pse nga Shijaku është larguar i ri, ai flet me dashuri për vendin e tij.
Me trego kush është Fundim Gjepali?
“ Fundim Gjepali është nje djalë 33 vjecar i dashuruar me punën e tij. ”
“ është nje ëndërr e kthyer në realitet. Përfshin botën time të brendshme që mund ta shpreh me anë të pasionit tim.”
Cilat janë karakteristikat që nuk duhet të mungojne per tu berë një chef i zoti?
“Pasioni, dëshira për të punuar cdo dite e më shumë, kurioziteti për të parë gjëra të reja dhe të zbulosh përse ndodhin. ”
Si ështe puna jote në “Antico Arco” ?
“Antico Arco” është shtëpia ime e dytë. Kaloj orë e orë të tëra duke punuar. Çdo gjë që bëj perfundon te i njëjti objektiv, i cili është të fal buzëqeshje atyre që shijojnë gatimin tim.
Si është marrëdhënia jote me Patrizia Matteu shefen e restorantit?
Me Patrizian tashmë jemi miq. Ajo ka punësuar 21 persona, të cilëve nuk ju ka ofruar vetëm një punë, një rrobë bazë, por të rriten cdo ditë e më shumë profesionalisht. Ajo ka besuar te mua duke më ofruar mundësine të punoj për të. Ndihem i vlerësuar të punoj në një restorant të njohur si “Antico Arco”.
Kush është sekreti i suksesit tënd?
“Mbi të gjitha pasioni dhe një pune e madhe si brënda dhe jashtë kuzhines”
Beson qe në një të ardhme do kthehesh ne Shqipëri?
Jo. Nuk besoj që një ditë do kthehem në Shqipëri edhe pse nuk do ta lë kurrë atë vend. Janë të shumta projektet që lidhen me Shqipërinë që se shpejti do behen realitet. Kam një fermë bujqësore në Shijak, rreth 10 hektarë toke, e trasheguar pas 6 brezave.
Nuk do të shkëputem kurrë nga Shqipëria, sepse mbart kujtime që më falin cdo ditë e më shumë dashuri. Unë kam akoma kam portofolin e gjyshit, të cilin e ruaj me fanatizëm. Edhe pse unë jam i apasionuar pas gjërave te vjetra, të cilat shpalosin identitetin e një populli. Në Shqipëri mungon kultura e të ruajtuarit. Dikur, në Shijak ka qënë nje muzeum, ndërsa tani nuk ka mbetur asgjë. Unë besoj te fuqia e njeriut në vetvete, te intelekti qe ai ka, dhe besoj qe një ditë edhe populli shqiptar do dijë ta shpalosi atë. Edhe pse realiteti shqiptarë është i hidhur, sidomos kur jeton jashtë, kupton që akoma duhet shumë punë që Shqipëria të arrij një nivel të duhur jetese.
Lokali cfarë kuzhine të ofron?
Baza është klasike romane e modernizuar. Gjithashtu gjen edhe pjata ndërkombëtare. Nëse arrijmë të bëjmë ndonjë pjatë te re, shohim nëse pëlqehet, dhe më pas e vendosim në meny. Nuk mungojnë as verërat të cilat kemi 20 mijë shishe, nuk përfshihen vetëm ato italiane, por edhe te markave me prestigjiose ndërkombëtare.
Unë si Fundim kërkoj gjithmonë e më shumë nga vetja, sepse nëqoftëse arrij të vlerësohem nga klientët e mi, të cilët janë të kulturave te ndryshme, ndjehem i lumtur.
Nuk kam bërë një shkollë të mirëfilltë kuzhine, por kam ndjekur me dhjetëra stazhe e konferenca, në Francë, Itali, Spanjë, nga të cilat kam mesuar gjithmonë e më shumë, kombinime ingredientësh, receta të reja, teknika të reja konservimi, përdorimi, etj. Një ndër kombinemet që po realizoj tani eshte llokumi me lëngun e trendafilit apo byreku qe bente gjyshja ime ta sjellesh ne nje pjate moderne te 2014.
Fundim ke qenë i ftuar në emisionin e Rreze Dielli në A1 REPORT me Zonjën Tefta…
Po nga ku kam gatuar për teleshikuesit. Ky program u realizua për një mision bamirësie qëllimi i të cilit ishte që të promovohej ruajtja e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të vendit. Për këtë qëllim në bashkëpunim me restorantin ‘Mrizi i Zanave’ përgatitem një drekë bamirësie, ndërsa fitimet e grumbulluara prej saj shkuan për blerjen e librave në gjuhën shqipe.
Nëse do zgjedhje të jetoje në nje vend tjetër, cili do ishte ?
(Qesh) New York…