Policia e Fierit, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë së kalimit të paligjshëm të kufirit, ka ndaluar sot 18 shtetas të huaj. Rezulton se 10 prej klandestinëve ishin nga Afganistani, 7 nga Somalia dhe 1 nga Eritrea.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, klandestinet u kapën në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Hekalit”, në aksin rrugor Fratar-Levan.
Mendohet se klandestinët kanë hyrë nëpërmjet Greqisë dhe kishin për destinacion Italinë.


