Eurostat: BE-ja më shumë se 1,25 milionë azilkërkues në 2015

62

EurostatMë shumë se 1,25 milionë shtetas të huaj, kryesisht sirianë, afganë dhe irakianë depozituan vitin e kaluar një kërkese për azil në Bashkimin Evropian, një shifër mjaft e lartë, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.

”Janë 1 255 640 persona që kanë depozituar një kërkesë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga 28 shtetet e BE-së, ku 35 për qind e kësaj shifre në Gjermani”, nënvizon Eurostat në një deklaratë.

Totali i azilkërkuesve është në rritje me 123 për qind në raport me 562 680 të regjistruar në vitin 2014.

”Kërkesat e shtetasve sirianë janë dyfishuar, në 362 775 duke u regjistruar si kombësia e parë për marrjen e statusit të refugjatit (29 për qind në total në vitin 2015), ndjekur nga shtetasit afganë (178.230 ose 14 për qind) dhe irakianët (121 535, 10 për qind)”, saktësoi Eurostat.