Ekzekutohet me dy plumba Zv. Ministri Iranian i Industrisë

51

mimt2Zv. Ministri iranian i Industrisë, Safdar Rahmat Abadi është ekzekutuar dje, ndërsa po hynte në veturën e tij në lindje të kryeqytetit Teheran. Hetimet paraprake sipas euronews tregojnë, se dy goditje me armë zjarri, kanë ardhur nga brenda makinës së tij. Policia nuk ka proceduar me asnjë arrestim, ndërkohë që një inspektor special dhe një prokuror kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Vrasje të shumta kanë ndodhur kohët e fundit ne Iran, duke pasur si shënjestra ushtarakë, prokurorë dhe shkencëtarë.

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar çdo lloj implikimi dhe Izraeli nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.