Sipas Ramës, qëllimi primar i këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tre shtete të cilat ai i quan partner strategjikë.
“Ne jemi të gatshëm qe të ngremë në një nivel të panjohur marrëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”, thekson Rama.
Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të shkuara nuk ka bërë sa duhet për sa i përket marrëdhënieve me këto tre shtete.
Muhamed Veliu – Në ndryshim me kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti që ju e barazuat Turqinë si një partner strategjik, siç konsideruat Italinë dhe Greqinë, çfarë ju shtyu të merrni këtë vendim?
Edi Rama – Përfshirja e Turqisë në partnertin strategik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor shumë të rëndësishëm, e fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë të gjithë këtyre viteve.
Muhamed Veliu – A mendoni se dhënia e këtij këtij statusi Turqisë do të xhelozojë fqinjët tanë?
Edi Rama – Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozitë potenciale, unë besoj që duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët e të cojmë përpara një proces partneritieti strategjik me të tre këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politike e ekonomike.
Kjo ishte një pjesë e intervistes që zoti Rama i dha sot gazetarit Muhamed Veliu.
Gjatë intervistës, ai flet edhe për çështjen e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, atë të kufirit detar, për të cilën ai pranon se është biseduar gjatë qëndrimit në Athinë me kryeministrin Samaras.