Ajo është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe së fundmi lektore në Akademinë e Mbrojtjes.
Në prezantimin e saj, së bashku me 11 prefektët e tjerë të vendit, kryeministri Rama tha se Suzana Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.
Jahollari në një intervistë të mëparshme të sajën, ka treguar se gradën e lartë të Koloneles, e ka marrë shumë vështirësi.
“Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurrosh me vlerat e standardet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo.
Suzana, i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e zv/komandantes dhe komandantes së kompanisë, deri në drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe komandante.