Durrës, plagoset me thikë 23-vjeçari

54

coltellata-coppia-eboliNjë plagosje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. 23-vjeçari, me inicialet V.C, është plagosur me thikë në lagjen numër 15, në Spitallë, pas një sherri banal me një banor të lagjes.  Policia njofton se është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij. Një ditë më parë, dy gjimnazistë mbeton të plagosur në të njëjtën zonë në Durrës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.