Doda: Të bëhemi bllok kundër Avokatit të Popullit, që kërkon legalizimin e martesave gay

51

mesila-dodaPropozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani për të zyrtarizuar me ligj martesat gay ka shkaktuar reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda.

Doda në një koment sot, në rrjetin social FB është shprehur kundër nismës së legalizimit të martesave gay duke i bërë thirrje publikut të bëhen bllok për të penguar lejimin e këtij legalizimi.

“Pasi kauzën e Romëve e mori Erjon Veliaj, Avokati i Popullit Igli Totozani shpiku kauzën e tij të fundit, atë të përgatitjes së projektligjit për martesat gay. Si deputete, grua, nënë, familjare shpreh mosaprovimin tim të thelle për një prononcim të tillë. Familje është vetëm ajo që vjen nga martesa e një burri dhe një gruaje, dhe sëbashku mbështesin dhe mirëpresin fëmijët që vijnë në jetë. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi një bllok pengese për inisiativa te tilla që shkojnë kundra thelbit të jetës sonë, kundra vullnetit të Zotit që boten tonë e bekoi me bashkimin e burrit me gruan”.