Doda kundër PD:Olldashin e latë vetëm, madje dhe e qëlluat

66

mesila-dodaNë një fjalim të mbajtur dje në parlament deputetja Mesila Doda, ka akuzuar indirekt deputetët e grupit parlamentar të PD-së dhe drejtuesit e saj se deputeti Sokol Olldashi u la vetëm në përpjekjen e tij për të ndryshuar të djathtën.

Askush nga ne, askush ne ketë parlament, nuk do mbushë dot kurrë boshllëkun e lënë prej tij. Por idealet e një historie të re për Shqipërinë, ëndrrën e Sokolit tonë kemi detyrën dhe të drejtën ta mbajmë në jetë. Mjaft më hipokrizi perbeniste, shuka me balte qe ja hedhim fytyres së tjetrit kur do duhet në fillim të pastrojmë tonën.

Unë kisha faj! Une kisha faj ato dhjetra, ato qindra herë kur tentova të isha politikane e mire, oratore e shkelqyer dhe harrova që u afrova në politikë jo se më duhej një rrogë e as se më duhej dashamirsia e eproreve por e doja politikën, që të sillja ndryshimin, të mundësoja një botë më të mirë.

Ju kishit Faj! Kishit Faj kur e late Sokolin të vetëm në përpjekjen e tij titanike e solitare për të ndryshuar të djathtën shqiptare, për të bërë një forcë politike më militantë që afrohen nga zemra e jo nga xhepi pranë politikës. Kishit të gjith faj se e latë vetëm, madje shumë herë dhe e qëlluat dhe e përbaltët dhe e bëtë të ndjehej fajtor pa faj. Sot askush nuk bën dot Pilatin!!!”, u shpreh Doda në parlament.