Putin: Ukraina në prag të luftës civile

19

putinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina gjendet në prag të luftës civile.

Zyra e informacionit të Presidencës ruse bën me dije se, këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku po diskutonin për situatën në Ukrainë.

Sipas medieve botërore, komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të vendit, pasi separatistët prorusë kanë pushtuar  ndërtesat qeveritare në nëntë qytete.

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, tha se baza në Kramatorsk u “çlirua”.

Sipas raporteve, një tjetër operacion “antiterror” po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjanks, ende ka shumë pak detaje në lidhje me këtë ofensivë.