Banda drejtohej nga 33-vjeçari Tefik Hoda, i cili ishte pronar i një lavazhi në veri të kryeqytetit britanik.
Analizat e përgjimeve telefonike e lidhin atë me kapjen e tre ngarkesave të ndryshme kokaine në prill dhe maj të vitit 2013.
Bashkëpunëtoret e tij ishin Daniel Hoda, 32 vjeç, Alket Mehmeti, 31 dhe Mariglen Masdreku, 30. Ata bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës së siguruar nga Hoda.
Këta tre persona u arrestuan më 7 maj të këtij viti, pasi iu dorëzua një kuti me sasi prej 6 kg kokainë nga korrieri Andrejus Gorbikas nga Lituania.
Gjithashtu Arunas Budrys, një shofer kamioni nga Lituania u arrestua pasi i dorëzoi një sasi prej 1 kg kokainë Hamit Totit, 39 vjeç.
Hetuesit zbuluan se, Tefik Hoda ka pasur kontakt të rregullt me anëtarët e tjerë të grupit deri në arrestimin e tyre.
Gjyqi ndaj bandës shqiptare nisi më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa vendimi u dha më 23 dhjetor.
Gjashtë pjesëtarët e grupit u shpallën fajtor për trafikim të kokainës së cilësisë së lartë dhe morën dënim të reduktuar pas pranimit të akuzave.
Një anëtarë i tetë i grupit, shqiptari 21-vjeçar Bamir Trota u dënua me 7 vjet burg pas posedim kokaie dhe falsifikim identiteti.
Ai u arrestua pasi u kap me rreth 3 kg kokainë në prill dhe ka pasur kontakt të rregullt me telefonë me Tefik Hodën para arrestimit.
Vendimi i gjykatës:
Tefik Hoda – 18 vjet (dënimi reduktohet në 12 vjet pas pranimit të akuzës)
Daniel Hoda – 9 vjet (7 vjet e 2 muaj pas pranimit të akuzës)
Alket Mehmeti – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)
Mariglen Masdreku – 9 vjet (6 vjet e 9 muaj pas pranimit të akuzës)
Hamit Hoti – 9 vjet (pa reduktim)
Bamir Trota – 7 vjet
Andrejus Gorbikas – 10 vjet (8 vjet e 5 muaj pas pranimit të akuzës)
Arunas Budrys – 9 vjet (pa reduktim)