De Biasi, tre prurje të reja për skuadrën

56

de biasi 2Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi nuk ka ndërmend të ndalet në promovimin e lojtarëve të rinj. Tre prurjet e reja janë Loret Taulant Xhaka , Sadiku dhe Shkëlzen Gashi që kanë marr ftesë nga trajneri Italian për ndeshjen miqësore kundër Armenisë. I pari e ka konfirmuar për mediat zvicerane se do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi nuk e kishte kontaktuar askush prej ‘helvetikëve’ për ta ftuar në përfaqësuesen A.

Taulant Xhaka ka treguar se ka marrë pasaportën shqiptare tri javë më parë, duke konfirmuar se do të luajë për Shqipërinë. Ai gjithashtu përmendi rastin e shokut të tij, Izet Hajroviq, që refuzoi Bosnjën për Zvicrën, ndërsa më pas nuk u ftua nga zviceranët.  Ai pranon se konkurrenca te Zvicra është shumë e fortë dhe te Shqipëria ka shanset më të mëdha për ta treguar veten.

Ndërkohë sipas medieve suedeze edhe sulmuesi shqiptar i rritur në Suedi, Agon Mehmeti  është shumë afër kalimit në radhët e kombëtares kuqezi. Ai është formuar si futbollist në Suedi te ekipi i Malme, ndërsa para dy vitesh kaloi te Palermo, por duke mos pasur shumë hapësirë u transferua te skuadra e Novaras në Serie B. Mehmeti 23 vjeçar, ka luajtur deri te ekipi U-21 me kombëtaren e Suedisë. Ai në një bisedë për “Sportbladet”, pohoi se është i gatshëm të luaj me kombëtaren e shqiptarëve pasi aty aktivizohet edhe Sajmir Ujkani një ndër miqtë më të mirë të tij. Sulmuesi e pranoi se ka marr një telefonat nga De Biazi dhe se çdo gjë shkoi pozitivisht.

Një tjetër lojtarë që do të luaj në miqësoren e 14 gushtit ndaj Armenisë është edhe Shkëlzen Gashi. Dy ditë më parë në një prononcim për gazetën zviceriane “Brick” ai ka lënë të kuptohet se do të bashkohet më Shqipërinë.

Mesfushori i ekipit zviceran, Grasshopper, me U-21 të Zvicrës ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka arritur të shënonte katër gola. Ai po kalon nëpër një formë të mirë në Superligën e Zvicrës. Në tri ndeshjet e para ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asist. Me skuadrën e Grasshopperit ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.