“Kuvendi e zgjidhi bllokimin politik në Komisionin për Reformën Territoriale. Ftoj kolegët e opozitës që t’i bashkohen kësaj reforme të rëndësishme”, tha Fino. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino, tha se ky komision do të nisë punën të hënën në orën 09:00.
Fino ftoi edhe një herë opozitën të bëhet pjesë e kësaj mbledhjeje duke shtuar se këto mbledhje do të jenë të hapura dhe do të ndiqen nga mediat. “Të hënën komisioni i Reformës administrativo territorliane nis me një axhendë të ngjeshur që në orën 09.00. Ne pritëm 3 muaj nga 24 janari deri dje. Vendimi i djeshëm shtyu afatin për 2 muaj, sepse në fund të fundit nëse opozita do të vijë që të hënën jemi të gathshëm dhe 9 vendet janë të opozitës” tha Fino.
Sipas tij, mbledhjet për reformën territoriale do të jene transparente, ndërsa theksoi se miratimi i saj nuk mund të shtyhet pafundësisht. “Brenda këtij sesioni parlamentar duhet ta përfundojmë reformën. Harta e re territoriale nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor”, u shpreh Fino.
Ndërkohë, ministri Cuci kërkoi që të ecet sa më shpejt për të kapur kohën e humbur, ndërsa premtoi reformë gjithëpërfshirëse. Ministri Çuçi u shpreh se “jam i gëzuar se u kapërcye ky ngërc procedurial. Duhet të rendim të kapim kohën që kemi humbur gjatë periudhs së pritjes së opozitës të bëhet pjesë e reformës”.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale.