Bushati konfirmon se po shqyrtohet kërkesa e SHBA për shkatërrimin e armëve kimike

46

Ditmir-BushatiMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka konfirmuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Ai gjatë një interviste për “Le Monde” në Francë është shprehur se ende nuk kanë zbritur në nivelin e diskutimeve teknike. Sipas “Le Monde”, Tirana po e studion me kujdes ofertën për shkatërrimin e armëve. Tirana zyrtare ka pranuar zyrtarisht se ka marrë ftesë nga Uashingtoni për të shkatërruar arsenalin kimik të Sirisë, por qeveria shqiptare ende nuk ka marrë një vendim për këtë.

Bushati, në një interviste për gazetën franceze “Le Monde” thotë se Uashingtoni i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare.“Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim deri më tani, pasi jemi ende në nivelin e diskutimeve teknike ”, ka thënë Bushati.

“Le Monde” shkruan se Shqipëria ka disa avantazhe për pozitën gjeografike, për shkak të afërsisë së saj me detin dhe lehtësinë e transportit. Përveç kësaj, shkruan gazeta, ajo ka një përvojë të veçantë në shkatërrimin e armatimit kimik.