Bulqizë, Gentjan Duvaj vazhdon të mbahet në polici

55

policiaPolicia e Tiranës vazhdon të mbajë të ndaluar shtetasin Gentjan Duvaj, i cili dyshohet se ka dijeni për vrasjen e 40-vjeçarit Qerim Marku, pak ditë më parë në Bulqizë. Policia bëri të ditur se Duvaj u ndalua 2 ditë më parë dhe është marrë në pyetje, pasi dyshohet se ai ka dijeni për vrasjen e biznesmenit të kromit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, rreth orës 11:30, në hyrje të Bulqizës, 10 metra larg spitalit të qytetit, ku biznesmeni Marku është ekzekutuar me kallash. Mbi viktimën është zbrazur një karikator i tërë, madje sipas bluzave të bardha, këmba e majtë i është këputur për shkak të plumbave. Nga breshëria ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili ka marrë një plumb në kraharor.

Qerim Marku ishte një emër i njohur për policinë, madje ai njihej si një nga të fortët e Bulqizës. 40-vjeçari Marku, sipas policisë ka qenë me precedentë penalë, pasi rreth 6 muaj më parë, vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes ku ai humbi jetën paraditen e së hënës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale për kromin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja e Markut, të ketë lidhje me aktivitetin që ai ushtronte në Bulqizë. Një numër i madh personash, kryesisht dëshmitarë, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje për zbardhjen e ngjarjes.