Berlin, vdes truproja e Hitlerit

45

Rochus-Misch-former-staff-sergeant-in-the-Nazi-SS-2255662Rochus Misch, që ka shërbyer si truprojë e Adolf Hitlerit dhe që ka qenë dëshmitari i orëve të fundit të liderit nazist, është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.
I lindur në Poloni, Misch i është bashkuar skuadrës SS në moshën 20-vjeçare.
Më 1949 ai ishte zgjedhur si një nga dy pjesëtarët e ekipit të SS që kanë shërbyer si truproje dhe asistentë të Hitlerit.

Misch e ka shoqëruar Hitlerin kudo që ka shkuar, derisa lideri nazist dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun e kanë vrarë veten në bunkerin e tyre në Berlin, në vitin 1945.

Deri në fund, Misch ka qenë krenar për kohën që e ka kaluar me Hitlerin, që me pasion e ka quajtur “boss”. Pas luftës, Misch ka kaluar nëntë vjet në një burg sovjetik.