Britani, stil dhe elegancë në ditën përkujtimore të të rënëve

57
Kate, Dukesha e Kembrixhit
Kate, Dukesha e Kembrixhit

Dita Përkujtimore e njohur edhe si dita e Armëpushimit kryhet në nderim të të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Më 11 Nëntor u nënshkrua Armëpushimi, që i dha fund Luftës së Parë Botërore më 1918.

Tradita e këtij përkujtimi karakterizohet nga mbajtja e dy minutë heshtje në orën 11 :00, ditën e 11-të të muajit të 11-të, pasi në këtë moment ka hyrë në fuqi efektivisht edhe Armëpushimi. Kjo ditë përkujtohet në gjithë vendet e Komonuelthit, si edhe në SHBA, Francë, Belgjikë dhe në Kanada.

Oborri mbretëror dhe qeveria në Britani e përkujtuan këtë ditë nëpërmjet organizimit të një parade dhe kryerjes së homazheve në nder të të rënve.

Stil protokollar në veshje karakterizohej nga ngjyra e zezë, simboli i ceremonive përkujtimore e shoqëruar me lulëkuqen mbi xhaketë, simboli i të rënëve në luftë. Lulëkuqja, që lidh fushën e betejës me përgjakjen e luftëtarëve,  ka hyrë si simbol përgjatë luftërave napoleniane në fillim të shekullit XIX-të. Ishte një shkrimtar që bëri lidhjen simbolike të fushave, që para betejës ishin të zbrazura dhe pas mbarimit të betejës mbusheshin me lule të kuqe, simbol i gjakut të të rënëve.

Mbreteresha e Anglise e shoqeruar nga Duka i Edinburgut dhe Princ Harry
Mbreteresha e Anglise e shoqeruar nga Duka i Edinburgut dhe Princ Harry

 

Kontesha e Wessex
Kontesha e Wessex

 

Grate e politikaneve kryesore ne vend
Grate e politikaneve kryesore ne vend

 

Ish Kryeministri Toni Bler me bashkeshorten Cherie
Ish Kryeministri Toni Bler me bashkeshorten Cherie

 

Ed dhe Justine Miliband
Ed dhe Justine Miliband

 

Bashkeshortet Kamerun
Bashkeshortet Kamerun

 

David Kamerun, Nick Clegg, Ed Milliband dhe Tony Blair
David Kamerun, Nick Clegg, Ed Milliband dhe Tony Blair

 

Princi William dhe Duka i Edinburgut
Princi William dhe Duka i Edinburgut

 

article-2497274-19530BFC00000578-782_634x447