Sulmohet me breshëri plumbash banesa e gazetares Klodiana Lala

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.

Në banesë nmë momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shënjat e dhjetë plumbave.

Nga plumbat mësohet se janë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa sicc raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gërlica, zëri premtues i rinisë shqiptare në politikën belge

Qendresa Gerlica, 26 vjeçare, është një nga emrat më premtues të « Listës së Kyetarit » në bashkinë e Brukselit në zgjedhet e ardhshme lokale të 14 tetorit 2018 në këtë bashki të madhe që përfshinë Bruksel 1000, Laeken, Neder-Over-Hembeek dhe Haeren.

Emri i Gërlicës mban numrin 24 në këtë listë që përbëhet për shumicën e saj nga anëtarë të Partisë Socialiste ashtu siç është dhe vetë Qëndresa Gërlica.

Ajo shihet paraprakisht si një nga të rinjtë të denjë për të marrë mandatin e deputetit komunal.

Në CV e saj elektorale 26-vjeçarja ka shënuar se rrjedh nga një familje e njohur e Prishtinës, qytet në të cilin ka lindur në vitin 1992, ndërsa është larguar që andej vetëm 3 vjeçe, për t’u vendosur përfundimisht në Bruksel. Aktualish Gërlica është studente në Universitetin Saint-Louis këtu në Bruksel dhe njëkohësisht punon menaxhere në një firmë të njohur kozmetike. Në lidhje me kandidaturën e saj në zgjedhjet e 14 tetorit, Gërlica shpjegon se vendimin për të kandiduar, mes qindra kandidatëve nuk erdhi rastësisht as dhe brenda natës. Aq më tepër që edhe vetë politika belge nuk funksionon kështu. “Në fakt, kam shumë vite që krahas shkollës jam aktivizuar me projekte dhe programe socialë dhe rinorë. Kam qenë antare e programit të Parlamentit evropian për të rinjtë e Belgjikës dhe të Kosovës, në kuadër të të cilit ishim zëri i atyre të rinjve dhe ku organizonim debate me të rinjët e të gjithë Europës. Kam qenë gjithashtu përfaqësuese e të rinjve universitarë të fakulteteve të mjeksisë në Belgjikë. Me këtë rast kam drejtuar disa manifestime dhe protesta studentore në Bruksel që kanë gjetur një pasqyrim të gjerë dhe në mediat belge”, thotë vetë 26-vjeçarja në fjalën prezantuese elektorale.

Po kështu e reja Gërlica tregon se ka qenë në kryesinë e organizatës Vlera, e cila eshtë organizata e studentavë shqiptarë të Belgjikës, në kuadër të së cilës janë organizuar shumë aktivitete në ULB. Ndërkohë që nuk ka munguar roli organizativ i saj edhe në eventin e përvitshëm kulturor Ballkan Trafik, ku dhe kultura shqiptare ka zënë një. Vend të rëndësishëm. Duke vazhduar me prezantimin e jetëshkrimit Gërlica thekson se në vitin 2013, në kuadër të zgjedhjeve të Këshillit të Rinisë së Belgjikës është zgjedhur në bordin drejtues të kësaj organizate. Ky forum, shumë i rëndësishëm për rininë belge i ka dhënë mundësinë që të inkuadrohej në shumë veprimtari politike. E konsideruar kësisoj si një portë e artë e hapur për të, 26-vjeçarja tregon se aty ka pasur nderin të punojë me deputeten federale Nawal Ben Hamou, e cila është gjithashtu kandidate në të njëjtën liste në Bruksel dhe me të cilën Gërlica ruan një miqësi të vjetër dhe të veçantë.
“Pas kësaj pata kënaqësinë dhe nderin të takohem me deputetin Ahmet Gjanaj, i cili më ka dhuruar mbështetje dhe besim të pakrahasueshem. Kam qenë gjithmonë admiruese e punës së tij dhe mundësinë për të bashkpunuar e konsiderova si një nder i madh. Në kuadër të organizimeve të shumta që ka drejtuar zoti Gjanaj dhe miqësisë së tij me kryetarin e komunës ku kandidoj z. Philippe Close, më erdhi mundësia të hyj në këtë garë politike me një mbështetje që e çmoj dhe vlerësoj shumë”, thotë më tej Gërlica. Ndërsa duke konsideruar mbështetjen dhe suportin absolut të tre miqve të saj, Gjanaj, Close dhe Ben Hamou 26-vjeçarja shpalos projektin e saj politik duke u fokusuar në shumë gjera, por veçanërisht në : Përfaqësimin e shqetësimeve, propozimeve, projekteve dhe programeve rinore në Këshillin Komunal të Brukselit; lehtësimin e problemit të integrimit të të huajve që vazhdojnë të vijnë në Bruksel; të drejtat e plota dhe të barabarta për gruan në shoqëri si dhe emancipimi i vajzavë të reja; shkollimi dhe arsimi, duke pasur parasysh se fëmijët janë e ardhmja jonë. Duke përfunduar, bashkë me apelin drejtuar komunitetit shqiptar të Belgjikës Gërlica thotë: “Jam shumë lumtur dhe krenare që jam pjesë e grupit të formuar nga Ahmet Gjanaj bashkë me kandidatët e tjerë shqiptarë kandidatë në komunat e tjera sepse besoj sinqerisht se arma më e mirë është bashkimi, dhe jemi vërtetë një grup shumë entuziast me projekte të përbashkëta për të cilët përfaqësimi i jonë në këshillat e atyre komunave mund të kthehet në një superfuqi!”

KPK pranon dorëheqjen e gjyqtares Xhani, shiti 13 makina

KPK ka pranuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë të gjyqtares së Durrësit, Merita Xhani. Vendimi i dhënë në datën 17 korrik është publikuar ditën e djeshme në 29 gusht dhe KPK vë në dukje në vendim se gjyqtarja ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për dorëheqjen nga detyra.

Sipas ligjeve të reformës në sistemin e drejtësisë dorëheqja e përjashton gjyqtaren automatikisht nga sistemi për 15 vitet e ardhshme pa të drejtë riemërimi.

Sipas deklaratës së pasurisë së bërë nga gjyqtarja në 2015, familja e saj rezulton se ka shitur 13 automjete. Ndërkohë pas dorëheqjes në shkur të këtij viti, gjyqtarja deklaroi se shkak i këtij vendimi ishin problemet shëndetësore.

Shqiptari në arrest shtëpie, kapet tek tregëton lëndë narkotike

Policia e qytetit të Romës në Itali ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi në banesën e tij i janë gjetur qindra doza hashashi, të përgatitura për shitje.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari shqiptar ishte me arrest shtëpie për drogë dhe vepra të tjera penale, por kjo nuk e ka penguar që ai të shpërndajë lëndë narkotike.

Kontrolli në banesën e shqiptarit u bë pasditen e djeshme, gjatë një aksioni për të luftuar tregtimin e substancave të paligjëshme.

Në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, personi i arrestuar do të vazhdojë të jetë nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit.

Tramp, Kina prgjegjëse për Korenë e veriut

Presidenti amerikan Donald Trump vajësoi Kinën për minimumin e punës së Uashingtonit me Korenë e Veriut, me kritikat që vijojnë të rriten mbi progresin e pamjaftueshëm sa i përket denuklearizimit.

Në një seri postimesh në “Twitter”, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë më në lojëra lufte me Korenë e Jugut, por nëse do t’u duhej t’i rinisnin ato, do të ishin më të mëdhatë në histori.

Amerika pranoi të ndalonte momentalisht stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Jugun, të cilat vazhdimisht kanë irrituar Penianin, pikërisht pas bisedimeve historike të qershorit me udhëheqësin e Veriut komunist. Por, disa ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se stërvitjet ushtarake mund të vazhdojnë.

Debati i vazhdueshëm mbi lojërat e luftës vjen në kohën kur shumë vëzhgues thonë se Koreja e Veriut nuk po përparon mjaftueshëm në çmontimin e kapaciteteve bërthamore e raketore, pas samitit mes Trumpit dhe Kim Jong-unit në qershor.

Mesazhet e Trumpit në “Twitter” duket se drejtojnë gishtin e fajit për këto sfida nga Kina, pavarësisht se vet ai lavdëron marrëdhëniet personale me krerët e Koresë së Veriut dhe Kinës. Kjo përzierje konfuze e kritikës, lavdërimit dhe kërcënimeve të kamufluara vjen teksa Uashingtoni përballet me presion gjithnjë e në rritje për të nxjerrë rezultate të prekshme nga ato bisedime të paprecedenta në histori.

Menjëherë pas samitit, Trump njoftoi se “nuk ekzistonte më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Por, vetëm pak ditë më parë, Uashingtoni i anuloi vizitën në vendin komunist Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me presidentin që argumentoi vendimin me përparimin e pamjaftueshëm të vërejtur në frenimin e programit bërthamor.

Blejnë ananas, por mbeten pa fjalë nga pamja

Edhe pse në përshtypjen e parë dukej një frut i thjeshtë pa asnjë dyshim se mund të përmbante diç tjetër brenda, realiteti ishte krejt ndryshe.

Kontrabandimi i lëndëve narkotike në ditët e sotme bëhet edhe në mënyrat më të cuditshme, të cilat shumë herë askujt s’i shkojnë në mendje.

Dy të rinj të cilët kishin blerë një ananas i cili në fillim dukej në formë normale duke mos dyshuar përmbajtjen e tij, u shokuan nga ajo çfarë ndodhej brenda.

Ngjarja ka ndodhur në Spanjë ku policia kishte filluar hetimet dhe kishte arritur të zbulojë përplot 67 kilogramë kokainë të pastër gjatë një transporti frutash.

Për më shumë detaje, ndiqni videon:
[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=BXL85zsiuew[/embedyt]

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës

Nga Joschka Fischer*
Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që në atë kohë quhej “i sëmuri i Europës”, po shpërbëhej në mënyrë të shpejtë. Tashmë mbetej për t’u parë se cila fuqi Europiane do ta zëvendësonte. Nuk ishte rastësi që vetëshkatërrimi që erdhi me Luftën e Parë Botërore e pati zanafillën nga Ballkani, fushëbeteja gjeopolitike e osmanëve, austro-hungarezëve dhe perandorisë ruse.

Lufta bëri që të gjitha fuqitë e mëdha të shihnin shkatërrimin e tyre. Gjatë copëtimit të Perandorisë Osmane nga aleatët, gjenerali Mustafa Qemal Ataturk dhe ushtria e mposhtur turke u tërhoqën në Azinë e Vogël, ku shtypën me sukses një ndërhyrje nga Greqia dhe pastaj refuzuan Traktatin e Sevrës, që më pas u zëvendësua nga Traktati i Lozanës, i cili hapi rrugën për themelimin e Republikës së Turqisë.

Ambicia e Ataturkut ishte të kthente Turqinë në një vend modern, laik, që do të ishte pjesë e Europës dhe Perëndimit, jo e Lindjes së Mesme. Për të arritur këtë qëllim ai udhëhoqi me rend autoritar dhe krijoi një shtet hibrid, të bazuar de fakto në sundimin ushtarak, dhe me demokraci pluraliste. Në vazhdim, gjatë shekullit të njëzetë, kjo formulë prodhoi kriza të përsëritura, të cilat bënë që demokracia turke të ndërpritej herë pas here nga diktatura ushtarake.

Pas vitit 1947, politika turke nisi të ndikohet shumë nga Lufta e Ftohtë. Në vitin 1952 Turqia iu bashkua NATO-s dhe u bë një nga aleatët më të domosdoshëm të perëndimit, i cili ka përdorur për disa dekada pozicionet strategjike të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe në Detin e Zi, duke siguruar kështu krahët e Europës nga përparimet e mundshme të Bashkimit Sovjetik.

Por prapë, Turqia mbeti një vend me politikë të paqëndrueshme. Luhatjet e vazhdueshme midis demokracisë dhe diktaturës ushtarake e cunguan shumë procesin e modernizimit. Për turqit që mbështesnin demokracinë, shpresa më e mirë për të ardhmen e vendit ishte Europa. Anëtarësimi zyrtar në BE do të shënonte përfundimin e suksesshëm të procesit të modernizimit. Edhe pse osmanët e kishin sunduar Lindjen e Mesme për një shekull, Turqia duhej të bëhej anëtare zyrtare e perëndimit.

Në vitin 1995 Turqia krijoi një bashkim doganash me BE-në. Në vitin 2002, kur erdhi në pushtet partia AKP (partia e Erdoganit, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi Islame) , vendi dukej se i kishte kthyer sytë përfundimisht nga Europa. Në bashkëpunim me lëvizjen e klerikut islamik, Fetullah Gylen, qeveritë e AKP, të drejtuar nga Erdogan si kryeministër, vazhduan me reformat e kërkuara nga BE në ekonomi, në institucione dhe në gjyqësor, duke hequr madje edhe dënimin me vdekje, një parakusht thelbësor për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë viteve të para me Erdoganin si kryeministër, Turqia pa një zhvillim të fortë ekonomik dhe modernizim të shpejtë, gjë që e solli më afër me BE-në. Në vitin 2011, kur nisi Pranvera Arabe, Turqia shihej si demokracia islamike që duhej të ndiqej si shembull, ku zgjedhjet e lira kombinoheshim më së miri me rendin ligjor dhe me ekonominë e tregut të lirë.

Sot, shtatë vite më vonë, duket sikur po flasim për një botë tjetër. Turqia po i rikthehet me shpejtësi emërtimit të mëparshëm, “i sëmuri i Europës”. Me atë vendndodhje gjeografike ideale, me potencialin e madh njerëzor dhe ekonomik që ka, Turqia duhej të ishte duke lëvizur drejt një të ardhmeje të shkëlqyer në shekullin e 21-të. Por tani po shkon prapa, drejt shekullit të 19-të, nën parullat e nacionalizmit dhe orientalizmit. Në vend që të përqafojë modernizimin perëndimor, Turqia po bëhet njësh me Lindjen e Mesme dhe me krizat e shumta të atij rajoni.

Erdogani, i cili e mori presidencën në vitin 2014, e ka udhëhequr Turqinë si gjatë modernizimit të shpejtë, ashtu edhe gjatë kthimit pas, me hapa po aq të shpejtë. Ai pati mundësinë të ndiqte hapat e Ataturkut dhe të integronte Turqinë me perëndimin, por dështoi.

Çfarë shpjegon kjo tragjedi? Një mundësi është që Erdogani ka fituar vetëbesim të tepruar pas zhvillimit ekonomik që erdhi para krizës financiare të vitit 2008. Një tjetër shpjegim është që mund të ketë mbledhur mëri ndaj perëndimit, për shkak të vonesave me proceset e integrimit në BE, si dhe për shkak të ambicieve të veta për pushtet, të cilat i ndoqi me sukses pas tentativës për grusht shtetit ushtarak në verën e vitit 2016.

Cilado qoftë arsyeja, Erdogani ka çuar dëm një mundësi të papërsëritshme si për Turqinë, ashtu edhe për botën islame. Lira turke po vuan një zhvlerësim të madh, problem që Turqia e krijoi me duart e veta. Madje, mund të shkojë edhe drejt falimentimit ekonomik. Sa më shumë e ndan besnikërinë midis Lindjes dhe Perëndimit, aq më shumë rrezikon Erdogani të destabilizojë Lindjen e Mesme. Konfliktet e brendshme etnike të Turqisë, sidomos me kurdët, kanë dalë sërish në sipërfaqe e madje shumë të dhunshme, edhe pse përvojat e të shkuarës kanë treguar se këto konflikte nuk zgjidhen dot me ushtri. Falë Erdoganit, Turqia tani është bërë pjesë e problemit në atë rajon, kur mund të kishte qenë pjesë e zgjidhjes.

Megjithatë, Turqia mbetet me rëndësi të madhe strategjike për Europën. BE-ja ka me miliona qytetarë me origjinë turke dhe Turqia do të vazhdojë të jetë urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Jugut dhe Veriut. Nën regjimin e Erdoganit, Turqia nuk është më një kandidate e vlefshme për në BE. Por në vend që t’ia ndërpresë plotësisht procesin e anëtarësimit, BE duhet ta ndihmojë vendin që të stabilizohet e t’i shpëtojë demokracinë.

Fundja, gjëja e fundit që do Europa është të ketë një Turqi të destabilizuar. Sado simpati apo antipati të kenë për Erdoganin, siguria e Europës varet shumë nga Turqia, e cila ka mbledhur tashmë me miliona emigrantë dhe refugjatë që janë larguar nga Lindja e Mesme. Për hir ruajtjes së stabilitetit evropian dhe të demokracisë në Turqi, BE-ja duhet të angazhohet me durim dhe pragmatizëm, duke u bazuar te parimet e veta demokratike.

* Project Syndicate, 28 Gusht 2018

Miratohet marrëveshja, 16 mln dollarë për aksin Tiranë-Elbasan

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje huaje prej 16 mln dollarësh me për rikonstruksionin e Rrugës Tiranë-Elbasan.

Marrëveshja është nënshkruar me fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID).

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Merkatoja televizive, Tare, Xhunga e Vasili ndryshojne televizion

Shtatori është në prag dhe merkato e televizioneve që bëhen gati për sezonin e ri televiziv ende nuk është mbyllur.

Pas tërmetit që po shkakton me lëvizjet e shumta nga redaksitë, hapja e televizionit të ri A2 që pritet të nisë së shpejti transmetimet, vala e ndryshimeve ka prekur disa nga ekranet më të mëdha në vend.

Mësohet se Ilva Tare ka lënë përfundimisht pas shumë vitesh logon e Ora News ku drejtonte jo vetëm redaksinë e informacionit por edhe emisionin Tonight. Gazetarja e njohur, që karrierën e nisi në TVSH, u bë e njohur tek TeleNorba për të qenë më pas imazhi i informacionit edhe tek Vizion + dhe TV Klan do t’i bashkohet një projekti të ri televiziv.
Burime të besueshme pohojnë se Tare do të nisë aventurën e re në krye të departamentit të lajmeve në një televizion të ri që së shpejti do të prezantohet për publikun.

Tare mësohet se do të sjellë surpriza të reja për publikun.

Gjithashtu është zyrtarizuar largimi i Eni Vasilit nga News 24. “Studio e hapur” ka mbyllur portën e bashkëpunimit me Irfan Hysenbelliun dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në ekranin e Top Channel.
Nuk konfirmohet nëse Vasili do të ruajë të njëjtin format dhe logo emisioni dhe as nëse programi i saj do të jepet ditën e enjte, kur shfaqej “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit.

Ndërkaq vendin e Vasilit në News 24 do ta zërë gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Pas mbylljes së emisionit Dritare në Vizion Plus, Xhunga ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e News24 për një hapësirë të re televizive.

Rama: Në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim

Kryeministri Edi Rama, në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes paraditen e së mërkurës, deklaroi se “në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim dhe aktivitet i ndërgjegjshëm”.

“Ka shumë më tepër zgjidhje. Është fakt që platforma shqiperiaqeduam.al funksionon për këdo”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Ata që nuk dinë procesin t’u drejtohen njësive administrative dhe zyrat postare”, shtoi Rama, i cili theksoi se masat ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën e tyre nisin nga vërejtjet, deri në ndjekje penale pas lirimit nga detyra.