Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e grupit PS për deputetin Rrahmani.
Rama është shprehur: Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin. Se po kalon një moment tejet të vështirë pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht edhe si baba. Me një djalë që është aty ku e meriton të jetë por kush është pjesë e kësaj familjeje politike e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe. Ne nuk jemi ëngjëj, nuk jemi të rënë nga qielli, të pagabueshëm, përkundrazi kemi të gjitha të metat e dobësitë tona por ne të lidhur me krimin?!
Rama: Më vjen keq për deputetin Rrahmani
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.
Trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari dhe lexuan vendimin sipas të cilit Lubonja nuk ka arritur që të kalojë procesin e vetingut.
Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezulton se nuk justifikon pasurinë e tij.
Në seancën dëgjimore të datës 3 tetor
Raporti i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.
Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.
KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.
Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.
Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendon se pasuria që KPK-së nxori me pikëpyetje është e ligjshme.
I dënuari me 25 vjet burg në Shqipëri kërkon nga Anglia të mos ekstradohet
Mediat britanike i bëjnë jehonë historisë së Hektor Mahmutaj, shqiptarit i cili refuzon të ekstradohet në Shqipëri ku është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Gentjan Jahaj në korrik 1997.
Sunday Express shkruan se 42 vjeçari kishte arritur të hynte në Britaninë e Madhe duke u fshehur në një kamion në dhjetorin e po atij viti. Prej 20 vitesh ai jeton në Britani dhe ka përdorur 13 identitete të ndryshme për të mos rënë në gjurmë të tij.
Ai jetonte në Liverpol kur gjykata shqiptare e kishte dënuar në mungesë në prill të 2000.
“Ai vazhdon të qëndrojë në vendin tonë sepse pretendon se ekstradimi i tij është ‘shkelje e të drejtave të njeriut: dhe autoritetet britanike ende nuk kanë nisur procedurën e deportimit të veçantë” shkruan express.co.uk
Mahmutaj u arrestua me urdhër arrest të interpolit të lëshuar në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua. Ai u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kërkesa e ekstradimit nga autoritetet shqiptare u refuzua në 2007. Atëherë Gjykata në Britani vendosi se Mahmutaj nuk kishte qëllim të fshihej nga autoritetet shqiptare, por se nuk i ishte garantuar rigjykimi nëse do të kthehej në Shqipëri.
Policia shqiptare ridërgoi një kërkesë ekstradimi dhjetë vjet më vonë pas një ndryshimi në ligjin e tij lidhur me rigjykimet.
Mahmutaj u arrestua sërish në janar dhe aktualisht po rigjykohet nëse duhet të ekstradohet në Shqipëri apo jo.
Të premten e 5 tetorit, gjyqtari, Judge Tan Ikram tha se Mahmutaj mund të ekstradohet, por meqë ai është një shtetas jo i Bashkimit Europian çështja i kalon Home Secretary.
“Ka kaluar disa herë në sistemin e drejtësisë penale por asnjëherë pa dhënë identitetin e tij të duhur”.
Aktualisht Mahmutaj është në liri me kusht pasi ka paguar 10 mijë paund dhe mund të lëvizë lirshëm për disa orë të ditës.
Babai i dy fëmijëve vijon të kundërshtojë ekstradimin e tij duke e quajtur të padrejtë. Ai mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe se është larguar për tiu fshehur autorit të vërtetë të krimit.
Por këtij pretendimi gjyqtari iu përgjigj se 42 vjeçari nuk ishte përballur kurrë me gjykimin pasi i kishte ikur atij.
Një zëdhënës i Home Office nuk jep asnjë shpjegim të shkakut përse Mahmutaj nuk është deportuar në 2003 kur ai u përball në sistemin e drejtësisë si një emigrant ilegal.
Tashmë dosja e Hektor Mahmutajt është në dorë të Home Secretary e cila do të vendosë nëse do të ekstradohet apo jo 42 vjeçari që është dhe babai i dy fëmijëve.
Merkel i kthen Italisë azilkërkuesit e hyrë në Europë përmes Gadishullit Apenin

Lajmi është bërë i ditur nga Stephan Reichel, kryetari i shoqatës “Matteo”, i kishave katolike e protestante që ndihmon azilkërkuesit në Gjermani , i cili në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica” informon se të gjithë azilkërkuesve të regjistruar dhe identifikuar fillimisht Itali e që më pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë i ka ardhur letra e largimit të detyruar nga territori gjerman, më datat 9 e 19 tetor. Madje do të udhëtojnë me fluturime speciale charter nga Berlini drejt Romës e Milanos.
Janë të gjithë emigrantë që sipas normativës evropiane të Traktatit të Dublinit duhet të jetë vendi i parë ku ata kanë hyrë në Evropë, pra Italia e cila merr përgjegjësinë për pranimin o jo të kërkesës së tyre për azil.
Sipas avokates gjermane, Petra Haubner e cila asiston azilkërkuesit në Gjermani,”gjatë muajve të fundit ka pasur një përshpejtim të jashtëzakonshëm të procedurave nga ana e autoriteteve gjermane për kthimin pas të emigrantëve të zbarkuar fillimisht në Itali e që ma pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë.
“Cdo ditë , thotë ajo të, paktën një azilkërkues apo një familje e tërë largohet nga territori gjerman drejt vendeve ku ata kanë hyrë për herë të parë në Europë. E shumcia e tyre vijnë nga Italia.”
Sipas organizatave jo qeveritare lokale gjermane, numri i azilkërkuesve të larguar nga Gjermania është rritur nga 1 % në fillim të vitit, në 10%. E shumica e tyre kanë si destinacion Italinë.
Marrëveshja për zhvendosjen e emigrantëve e kërkuar nga ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe e pafirmosur ende nga homologu italian Salvini, nuk ka prodhuar deri më tani asnjë rezultat e me sa duket Gjermania ka vendosur të veproj në mënyrë autonome.
Ministria e Brendshme italiane informon mediat se nuk kanë asnjë infromacion mbi fluturime charter me azilkërkues të programuar për t’u kthyer gjatë javëve të ardhshme nga Gjermania drejt Italisë, Por nësed o të jetë e vërtetë, ky fakt mund të sjell një problem politike e diplomatik mes Italisë e Gjermanisë”, informon Ministria e Brendshme italiane.
Arrest me burg për dy të plagosurit në Bllok
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë, për dy të plagosurit pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut.
Ervis Martinaj dhe Eljon Hato do të jenë nën “arrest” jo në qelitë e burgut, por në dhomat e spitalit.
Ndërsa Ervis Martinaj ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, Eljon Hato ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Gjatë ditës së djeshme, prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervin Martinaj për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se organi i akuzës do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg për dy të plagosurit.
Autori i vrasjes në Bllok është efektiv i Forcave Komando
Identifikohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hado.Policia pritet të dalë me një deklaratë për median ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ka dhënë dhe dëshmi mbi atë që ka ndodhur.
Policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pasi ka ndodhur në një ambient të brendshme të lokalit. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve.
Burimet bëjnë me dije se autori është është efektiv i Forcave Komando një eksperti i përdorimit të armëve. Burimet nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në atentat janë përdorur 2 pistoleta.
Policia pritet të dalë me një deklaratë në orët në vazhdim për të informuar dhe detaje lidhur me ngjarjen por dhe identitetin e autorit që momentalisht për arsye hetimore nuk jepet.
Vrasja në Bllok për shkak të ngacmimeve ndaj këngëtares Elvana Gjata
Zbulohen detaje të reja për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit në Tiranë.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Ora News se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shkak të të këngëtares Elvana Gjata, ngacmimit të saj.
Mësohet se aktualisht këngëtarja po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Nga të shtënat me armë mbetën të vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Laerd Hado dhe Ervis Martinaj.
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, një efektiv i Forcave Komando tashmë i shpallur në kërkim por për momentin nuk jepet emri për arsye hetimore.
Bushati: Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i habitur nga presidenti i cili thotë se ka ndryshuar qëndrim. Në konferencën e përbashkët për median me homologen austriake, Bushati u shpreh:
“Në këtë proces presidenti ka dhënë autorizimin. Unë kam lëshuar plotfuqishmërinë për ekipin negociator. Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin. Negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në momentin kur do të përfundojë ne e konsiderojmë veten, pjesë të një ekipi përfshi këtu dhe presidenti. Në momentin që do të përfundojë puna, dosja do të dorëzohet pranë presidentit të republikës ku ekipi do të bëjë vlerësimin përfundimtar. Më habit që Meta ka ndryshuar qëndrim.
Presidenti Ilir Meta deklaron se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë, por marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend në momentin kur Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
Gjendet hëna e parë jashtë sistemit tonë diellor
Astronomët mund të kenë gjetur hënën e parë jashtë sistemit tonë diellor, një gjigand në madhësinë e Neptunit.
Mjaft planetë ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor, por është hera e parë që flasim për zbulimin e një hëne.
Dy studiues të Universitetit të Kolumbias paraqitën dëshminë e tyre për gjetjen e hënës të mërkurën.
Hëna raportohet të jetë më e madhe se Toka, në madhësinë e Neptunit ose Uranit, dhe orbiton një planet 8,000 vite dritë të quajtur Kepler-1625b.
Planeti që orbiton është po aq i madh sa Jupiteri.
Studiuesit Alex Teachey dhe David Kipping vlerësuan 284 planete jashtë sistemit tonë diellor që janë zbuluar tashmë nga Teleskopi Hapësinor Kepler i NASA-s.
“Ky është rasti i parë që po flasim për zbulimin e një hënë jashtë sistemit tonë diellor,”-tha Kipping.
Balla: Prokuroria të hetojë menjëherë serinë e radhës “Babale 2”
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i kërkon prokurorisë të hetojë menjëherë akuzat se ai ka qenë në komisariat për të kërcënuar nënoficerin Emiljano Nuhu.
Taulant Balla: “Thirrja ime ndaj prokurorisë të hetojë menjëherë serinë e radhës “Babale 2”. Nëse unë, Rrahman Rraja apo Artur Bushi kemi qenë atje? Ka prova për ta vërtetuar. Ju garantoj se kjo histori do të jetë histori e radhës së turpit të përfshirë në një shantazhim të deputetëve kryetarit të gurpit PS për të cilin e garantoj nuk shantazhohem kurrë. Nga Lulzimi jo e jo se me të shantazhu Lulzimi është turp .
Gjithashtu Balla tha se PS ka prova të qarta se Basha ka shantazhuar sipërmarrës.
“Mori në qafë partinë e tij dhe LSI-në” tha Balla nga foltorja e Kuvendit paraditen e sotme.
Sa i takon vetingut në politikë, Balla thotë se maxhoranca nuk do të pranojë veting të politikës pa u hetuar korrupsionin 27 vjeçar.
Taulant Balla: “PD kërkoi pazar për të ndryshuar 7 ligjet e vetingut dhe ne nuk bëhemi kurrë pjesë e pazarit në kurriz të vetingut. Nuk do të pranojmë kurrë veting të politikës pa u hetuar korrupsioni 27 vjeçar. PD ka sjellë në kuvend dy faqe letër që jo vetëm që ngrihet dru me ferra para drejtësisë por që synohet të bllokohet SPAK e Byroja e hetimit.






