Violette Gashi, e lindur në Belgjikë e me prejardhje nga Kosova, këtë vit kandidon për zgjedhjet komunale në Scherbeek të Brukselit, të cilat do të mbahen më 14 tetor të këtij viti, raporton “Zëri.info”.
Gashi, me numër 20, e cila është pjesë e partisë CDH të Scharbeekit, për “Zërin” ka rrëfyer se si babai i saj, Halil Gashi, kishte ardhur në Belgjikë ndër të parët kosovarë në fillim të viteve të ’60-ta.
“Babai im, Halili, ka qenë njëri nga shqiptarët e parë, i cili ka ardhur në Belgjikë në vitet e ’60-ta. Kjo ishte njëkohësisht periudha kur më së shumti shqiptarë erdhën në Belgjikë. Sigurisht që ne nuk e patëm lehtë të integrohemi, mirëpo pavarësisht vështirësive ne ia dolëm dhe sot kam arritur që të jem pjesë e zgjedhjeve komunale në këtë shtet, ku familja ime erdhi dekada më parë”, rrëfen ajo.
Gashi, e cila është me prejardhje nga fshati Kosoriq, Komuna e Pejës ka thënë që parësore për të është ofrimi i përkrahjes për popullatën shqiptare që jeton në Belgjikë.
“Qëllimi im parësor është që të ndihmoj popullatën shqiptare në integrimin dhe në formimin profesional, me qëllim që të gjejnë një vend pune sa më lehtë në Belgjikë. Po ashtu qëllimi im është që t’i sensibilizoj gjeneratat e reja në ruajtjen e kulturës tradicionale shqiptare, duke krijuar një shoqatë të mësuesve shqiptarë, artistë e studentë, me qëllim që të ruhen traditat tona”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Gashi po ashtu ka thënë që synon të mbroj një politikë të hapur, e cila do t’i ndihmojë të gjithë të rinjtë në Belgjikë, veçanërisht atë shqiptarë, me ç’rast ajo shpreson që do të arrijë t’i mbrojë rrënjët dhe interesat e komunitetit të saj.
Kosovarja aktualisht udhëheq një biznes familjar për tashmë 15 vjet, si dhe ka qenë edhe mësimdhënëse e fëmijëve në shtetin belg.
Ndërkohë, në Belgjikë aktualisht jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë. /ZERI


Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg për 45 ditë’ për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën. 
Pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme europiane liderja e së djathtës franceze Marine Le Pen, deputete e Parlamentit francez dhe kryetarja e forcës politke “Ressamblement” (dikur Fornt National) ka mbërritur sot në Romë dhe ka zhvilluar një takim pune me zëvëndëskryeminsitrin italian Matteo Salvini, liderin e partisë së djathtë italiane “Lega”.
Ndërsa janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020, kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se pushtetin do ta marrë me votë të lirë. Në një deklaratë për mediat, përpara prezantimit të platformës për çlirimin e zgjedhjeve, Basha tha se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.
Xhisiela Maloku ka reaguar në lidhje me eksplozivin e vendosur në banesën e gjyshit të saj, ku edhe ajo jeton.


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tritolin që iu vendos banesës së Xhisiela Malokut. Në fjalën e tij përpara deputetëve socialistë, Rama tha se kjo gjë i intereson vetëm atyre që e dhunuan vajzën publikisht.
Dy vrapues janë rrëzuar dhe vdiqn pak momente pasi vijës së gjysmë-finisht në maratonë.