Shpërthen depo e municioneve në Ukrainë

Një depo municioni në Ukrainë ka shpërthyer dhe ka marrë flakë , duke çuar në evakuimin e mijëra njerëzve. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakët në horizont pran Ichnya, rajoni Chernihiv.

Rreth 10 mijë persona u zhvendosën nga zona ku ndodhet depom rreth 176 km në veri-lindje të kryeqytetit Kiev, thonë shërbimet e emergjencës.

Ende nuk ka raportime për viktima dhe nuk dihet shkaku i shpërthimeve.

Kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman shkroi në Twitter se autoritetet lokale do të siguronin strehim për të evakuarit dhe se shërbimet emergjente ishin në gatishmëri për të ndihmuar njerëzit.

Shpërthimi fillestar në bazë ndodhi rreth orës lokale 03:30.

Nga 04:22 u dha urdhëri për mbylljen e hapësirës ajrore në një rreze prej 20 km, thanë shërbimet e emergjencës. Gjithashtu linjat hekurudhore dhe rrugët në zonë u mbyllën.

Shpërthimet e depove të municioneve kanë ndodhur edhe më parë në Ukrainë, pasi vendi vazhdon luftën kundër separatistëve pro-rusë në rajonet e saj lindore.

Shishja plastike del në breg si e re pas 50 vitesh

Një shishe plastike që ka të paktën 47 vjet në det është gjetur në bregun e një plazhi në Britaninë e Madhe, me shkrimet në ambalazh që lexohen qartë, duke rikthyer edhe një herë përpara syve tanë problemin e mbeturinave plastike.

Shishja, e gjetur nga një roje bregdetare në një plazh në Somerset, duket si e re. “Është tronditëse sa kohë mund të mbijetojë plastika dhe kjo tregon se sa e dëmton natyrën”.
Disa lloje shishe plastike kërkojnë 450 vjet që të shkatërrohen. Britania e Madhe prodhon më shumë se 170 milion ton mbeturina në vit, shumica e të cilave është paketimi i ushqimit dhe vetëm një e treta e paketimit të plastikës riciklohen.

Mbeturinat plastike janë kaq të pranishme sa fibrat e saj, disa më të vegjël se gjerësia e flokëve të njeriut, janë gjetur në ujë, sheqer dhe kripë tavoline.

Shtyhet seanca për Shullazin, avokatët nuk kishin përgatitur mbrojtjen

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën e paraqitjes së konkluzioneve të palës mbrojtëse të bandës Shullazi, pasi nuk ishin të përgatitur.

Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor.

Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi ne total 64 vite burg për të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.

E gjithë seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie.

Berisha dënon dhunën ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë. Në një status në Facebook, ai e konsideron një akt dhune racizmi.

“Një akt dhune raciste e dënueshme!Rrihen shtazërisht në Novi Sad dy të rinj shqiptar për fajin se po flisnin shqip”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri kërkon nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosit autorët para drejtësisë.

“Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbësh kanë sulmuar dje dhe goditur kafshërisht dy të rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekës me punë në atë qytet, i cili po lufton me vdekjen në spital dhe shokun e tij në gjendje jo të rëndë. Duke uruar shërim të plotë viktimave të këtij akti racist, kriminal çnjerëzor dhe primitiv, ju bëj thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjehere para ligjit autorët dhe nxitësit e këtij krimi të shëmtuar”, shprehet Berisha.

FNSH ruan banesën e Xhisiela Malokut

Një ditë pas planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.

Mëngjesin e sotëm janë parë efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.

Plani i masave për mbrojtjen e Xhisiela Malokut dhe familjes së saj u mor ditën e djeshme edhe pas vendosjes së tritolit në banesën e gjyshit, ku ajo jeton.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Për vendosjen e tritolit ajo akuzoi opozitën dhe tha se ndihet e kërcënuar nga PD.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.

Rita Ora ndriҫon në Los Angeles

Rita Ora u shfaq plot ngjyra në emisionin Extra në Los Angeles të hënën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare mbante veshur një fustan me ngjyra të ndryshme e të ndezura kur mbërriti në studion e Universal City.

Bukuroshja bjonde me shumë elegancë dhe finesë siguroi që të gjithë sytë të ishin drejt saj.

Bëni kujdes nga ky mesazh që ju vjen në Facebook

Zyrtarët e Facebook kanë paralajmëruar përdoruesit e rrjetit social mbi një mesazh viral.

Mesazhi mashtron përdoruesit e Facebook duke i thënë se ka një problem me llogarinë e tyre dhe se ëshët klonuar, që do të thotë se dikush ka krijuar një llogari të re duke përdorur emrin tuaj, fotot dhe informacione të tjera duke u shtirur si ju në Facebook.

Mesazhi ju inkurajon që të dërgoni mesazhin tek miqtë e juaj në Facebook për t’i paralajmëruar ata për llogarinë e ‘imituesit’.

“Përshëndetje! Unë në fakt kam pasur një kërkesë miqësie nga ju dje të cilën e injorova kështu që mund të doni të kontrollomi llogarimë tuaj. Mbaj gishtin në mesazh derisa të shfaqet opsioni ‘forward ‘ dhemë pasi dërgojani të gjithë personave që doi. Unë ua dërgova të gjithëve individualisht. Paç fat,”-shkruhet ne mesazh.

Facebook tha se mesazhi nuk përmban virus dhe këshilloi përdoruesit që thjesht ta fshijnë atë nëse e marrin.

Skripal, i dyshuari i dytë rus është doktor ushtarak

Emri i të dyshuarit të dytë në rastin ‘Salisbury’ është në të vërtetë Alexander Mishkin, shkruan BBC.

Faqja e internetit hetimore ‘Bellingçat’ thotë se njeriu që udhëtoi nën emrin Ali Petrov është në të vërtetë një mjek ushtarak që punon për inteligjencën ruse, GRU.

Muajin e kaluar, Bellingcat e quajti të dyshuarin e parë si Anatolij Chepiga, një kërkesë e refuzuar nga Rusia.

Më shumë detaje rreth asaj se si zbuloi identitetin priten të dalin.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në mars.

Faqja e internetit britanike tha se kishte identifikuar të dyshuarin duke përdorur dëshmitë nga njerëzit që njihte i dyshuari dhe një kopje të skanuar të pasaportës së tij.

Thuhet se pasaporta e tij të vërtetë dhe pasaporta e rreme me të cilën udhëtoi në Britani të Madhe me emrin të Aleksandër Petrov mbanin të njëjtën datëlindje.

Bellingcat thotë se ai ishte rekrutuar nga inteligjenca ruse, ndërsa ai po përfundonte studimet e tij mjekësore dhe bëri disa udhëtime në Ukrainë, duke përfshirë edhe udhëtimin gjatë trazirave të vitit 2013.

/Ora News.tv/

I bënte shantazh vajzës në facebook, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi akuzohet për kanosje për dhënie pasurie ndaj një vajzë.

Në pranga u vu shtetasi Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.

“Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Dy shqiptarë kapen me 560 kg marijuanë në Itali

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me drogën e kapur në Brindisi dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Të arrestuarit janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç të dy nga nga Vlora. Ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.

“Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.