Berisha dënon dhunën ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë

21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë. Në një status në Facebook, ai e konsideron një akt dhune racizmi.

“Një akt dhune raciste e dënueshme!Rrihen shtazërisht në Novi Sad dy të rinj shqiptar për fajin se po flisnin shqip”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri kërkon nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosit autorët para drejtësisë.

“Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbësh kanë sulmuar dje dhe goditur kafshërisht dy të rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekës me punë në atë qytet, i cili po lufton me vdekjen në spital dhe shokun e tij në gjendje jo të rëndë. Duke uruar shërim të plotë viktimave të këtij akti racist, kriminal çnjerëzor dhe primitiv, ju bëj thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjehere para ligjit autorët dhe nxitësit e këtij krimi të shëmtuar”, shprehet Berisha.