Babalja, Rama: Bëni gazetari mos tundni dybekun

59

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e njohur si “Babalja” ishte një konspiracion i mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë. Në një komunikim me gazetarët, ai paralajmëroi se do të zbardhet e gjithë e vërteta dhe do të dalin të gjithë emrat dhe mbiemrat që janë përfshirë në këtë çështje.

Pyetje: Me aq sa ju keni dijeni mbi filmin që e quani Babalja 1, a ka deputetë të PD që meritojnë me akuza penale dhe e dyta kur flisni për dy skuta shtetërore a dyshoni ju te SHISH?

Rama: Ja u kam lënë juve të bëni gazetari dhe mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë thjesht këtyre pyetjeve dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më përpara sesa prokuroria të arrinte në gjysmë konkluzionet që ka arritur deri tani.

Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën. Pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet.

Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është.

Pyetje: Cili është roli i ish-kreut të kundërzbulimit të FBI në grupin që ju keni ngritur për zbulimin e çështjes Babale dhe a ka pasur ai një sugjerim?

Rama: Nuk kam asnjë koment, ne jemi seriozë në luftën tonë kundër krimit, në luftën kundër burimeve që financiojnë krimin, në luftën kundër shmangies nga detyrimet, pastrim para dhe evazion sepse kjo është detyra jonë. Nga ana tjetër ne nuk jemi në pozitën, unë sidomos të bëj punën tuaj, të bëj analiston apo të ngutem në reagime. Ju psh mund ta kishit zbuluar më parë që kamerat e Fushë Krujës e kanë të vërtetën brenda. U tha në deklaratë, por nuk është detyra ime të bëj punën tuaj dhe as të krijoj idenë që po ndërhyj në këtë proces. Kameta janë në prokurori, ikni gjeni Ballën, atë oficerin në ditën kur i kanë vënë revolen në kokë. Çfarë taksirat kanë familjet shqipar, që të bombardohen cdo ditë me këtë baltë dhe mos ta marrë vesh i pari të dytin. Dhe në fund kë duhet të bësojnë. Njëra palë thotë kështu, njëra ashtu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë të luhet ping-pong.

Platforma e opozitës, Rama: S’pata kohë ta dëgjoja, u mora me demaskimin e “Kinostudios”

Sa i përket platformës të them të drejtën kam qenë i zënë dje me demaskimin e “Kinostudios” dhe nuk e kam parë, por duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin “Babale 1” kemi bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruotive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është i koncoptuar dhe është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar, unë do ju ftoja të jepnit një ndihmëse për publikun. Kjo shfaqje ekstreme e burtalitetit të politikës më të ulët ndaj opinionit publik të mos kalojë si një nga shfaqejt e radhës.