Kakavijë, kthehet një autobus me 50 grekë

48

KakavijeKthime masive të shqiptarëve në dy pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë.

Mësohet se pala greke iu përmend shqiptarëve konfliktin e ditëve të fundit në ‘Përmet’ mes kishës ortodokse e Bashkisë së këtij qyteti, ndërsa për t’i kthyer, sipas gazetarëve tanë përdor si justifikim sasinë e parave që qytetarët duhet të kenë me vete.

Mësohet se në pikën kufitare të Kakavijës një polic grek ka dalë në zonën neutrale dhe kthen mjetet me targa shqiptare. Ndërsa lejohen të kalojnë në kufi vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi e karta greke. Duke u nisur nga kjo situatë, drejtori i policisë kufitare në Kakavijë Admir Abrija ka kërkuar takim me homologun e tij grek.
Mësohet se qytetarëve në Kakavijë iu kërkojnë të kenë me vete 3000 euro.

E njëjta situatë raportohet edhe nga pika kufitare e Kapshticës. Që në orët e para të mëngjesit qytetarët shqiptarë janë kthyer masivisht në kufi.

Mësohet se policia greke iu kërkon të kenë me vete mbi 1500 euro, ndërsa iu përmend shqiptarëve edhe konfliktin e ‘Përmetit’. Situatën e krijuar atje policia greke e justifikon situatën me shumën monetare.

Qytetarët akuzojnë ndërkaq shtetin shqiptar për indiferencë në zgjidhjen e këtij problemi.

Pala shqiptare duke zbatuar marrëdhëniet e reciprocitetit të vendosura sot ka kthyer në pikën kufitare të Kakavijës një autobus me 50 grekë. Aktualisht në pikën kufitare presin 500 shqiptarë të kalojnë kufirin.