Berat, çift i të moshuarve hidhet nga ballkoni

14

Qyteti i Beratit është zgjuar me një ngjarje tragjike.

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Kujtim dhe Keze Agalliu, rreth 80 vjeç, dyshohet se janë hedhur nga kati i 6-të.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes (30 nëntor) në vendin e quajtur “Pjeshkorja”.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen,”-raporton policia e Beratit.

Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e para dyshohet se burri i cili vuante nga depresioni ka hedhur fillimisht gruan nga kati i gjashtë dhe më pas veten.

Ata jetonin vetëm dhe kishin disa muaj që kishin ardhur nga fshati Qereshik për tu vendosur në Berat, në kompleksin e pallateve të reja, ndërsa 4 fëmijët i kishin jashtë shtetit.

Nuk dihen shumë detaje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.