Vlonjatët mbeten “bosh”, nuk i marrin dot tri pikët

55

Flamurtari61Flamurtari dhe Kukësi humbin betejën e radhës, atë për të reduktuar dënimin e dhënë nga komisioni i disiplinës për ngjarjet e ndodhura në fushën e lojës gjatë takimeve të javës së dytë. Gjithcka i referohet dhunës së shfaqur nga tifozët në takimet Flamurtari- Skënderbeu dhe Kukësi- Vllaznia. Apeli ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga disiplina për të dyja skuadrat, që do të vijojnë të luajnë ndeshjet shtëpiake jashtë stadiumit të tyre. Por ndërsa për nënkampionët e Kukësit dënimi është vetëm për fushën, tek Flamurtari shpresonin që apeli t’i rikthente pikët e hequra. Megjithatë komisioni i mbledhur, pasi shqyrtoi dokumentacionin e sekretariatit teknik la në fuqi vendimin e mëparshëm, duke konfirmuar dënimin e dhënë. Kështu konfirmohet humbja e Kukësit në tavolinë 0-3 ndaj Vllaznisë, si dhe dënimi i fushës për katër ndeshjet e ardhshme, penalitet që nisi fundjavën e kaluar me zhvillimin e sfidës Kukësi-Teuta në stadiumin “Loro Boriçi” tëShkodrës. Edhe për Flamurtarin konfirmohet dënimi i fushës me katër ndeshje si dhe penaliteti me tre pikë në klasifikim, që ishte edhe pika të cilën vlonjatët e kundërshtuan. Ashtu si Kukësi edhe kuqezinjtë nisën dënimin fundjavën e kaluar, pasi zhvilluan sfidën ndaj Kastriotit në “Roza Haxhiu” të Lushnjes.

Kështu pritet që Kukësi të luajë larg shtëpisë ndeshjet ndaj Partizanit dhe Besës në kampionat si dhe Naftëtarit në Kupë. Ndërkohë për Flamurtarin endja do të vijojë me takimet ndaj Tiranës dhe Vllaznisë në kampionat si dhe Adës në Kupë. Megjithatë klubet kanë mundësinë që pas ndeshjes së ardhshme shtëpiake të shlyejnë dënimin e fushës me konvertimin e penalitetit në gjobë financiare.

Trajneri Gjoka: “Po tallen me djersën e çunave” Menjëherë pas vendimit të marrë nga ana e Komisionit të Apelit redaksia ka kontaktuar me trajnerin Gjoka, i cili ka qenë aq i revoltuar sa thjesht ka thënë: “Nuk kemi koment. Është absurd pa fund kjo që u bë dhe ndodhi. Nuk dua të ndërhyj fare në këto punë, pasi është klubi që i administron të tilla situata, por mund të them se po tallen me djersën e çunave dhe stafit tim. Jam i revoltuar në maksimum, prisja më shumë”,- e ka mbyllur deklaratën e tij tekniku i Flamurtarit. Ard Behari: “Tepër të indinjuar, sot vendosim!”” ”Çfarë t’iu them. Është një turp për ne që garojmë në të tilla në kushte, në një komision që gjithmonë ka gjykuar me 2 standarte. Dua t’iu lajmëroj se nesër (sot) do të zhvillojmë një mbledhje ku do të marrim edhe ne vendimet tona”,- deklaron shumë i indinjuar drejtori teknik i Flamurtarit.