Obama i jep Cliton-it Medaljen e Lirisë

klintonPresidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka hapur ditën e nderimit të ish-Presidentit John Kennedy duke dhënë për herë të parë, 50 pas vrasjes së Kennedy-t, medaljen presidenciale të lirisë.

Obama ia dha këtë medalje – nderimi më i lartë në SHBA, që u jepet civilëve  – legjendës së televizionit Oprah Winfrey dhe ish-presidentit Bull Clinton. Të pranishëm në ceremoni ishin ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe Steven Spielberg.

“Këta burra dhe gra, me jetën e tyre të jashtëzakonshme na rikujtojnë të gjithë bukurinë e shpirtit njerëzor”, tha Obama.

Familja Kennedy i dha mbështetje vendimtare Obamës gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008. Vëllai i fundit i ish-presidentit, Edward M. Kennedy, ndihmojë Obamën që të fitojë garën Brenda Partisë Demokratike përballë Hillary Clinton.

Rama: Investimi mbi dijen nuk të rizgjedh

edi rama 2Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u publikua Raporti mbi Tranzicionin 2013

Edi Rama

Faleminderit për mundësinë që më dhatë! Në të njëjtën kohë unë ndihem shumë mirënjohës ndaj Erikut dhe ekipit të BERZH-it, të cilët na vunë ne në një pozitë, nga ku jemi në gjendje të fillojmë një program të përbashkët që në thelb do të trajtojë problemet që u përmenden disi këtu.

Shkurtimisht, mund të them se në Shqipëri, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ne po jetojmë një moment shumë të veçantë. Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një rajon i karakterizuar nga konfliktet, betejat dhe lufta mes njëri-tjetrin.

Viti i ri që po vjen,  2014, do të jetë viti i parë në historinë e ekzistencës të Ballkanit, kur ne do të jemi në shtëpi dhe asnjë nuk do të jetë me armë në dritare, duke ia drejtuar fqinjit. Është viti i parë i ri që e gjen këtë zonë pa konflikt. Ajo që ka ndodhur është procesi i paqes, me një shpejtësi të caktuar, por edhe nëpërmjet shumë vështirësish, që përfshiu të gjithë, duke përfunduar me paqen mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. E gjithë kjo ka ndodhur në emër të Evropës. Gjithsecili ka marrë përsipër përgjegjësinë të luftojë për paqen dhe të bëjë paqe me tjetrin, për shkak të kësaj ëndrre,  integrimit në Evropë.

Por, në anën tjetër, ekziston një situatë paradoksale, pasi e gjitha kjo po ndodh në një moment në të cilin Bashkimi Evropian nuk është ekzaktësisht ai që ne kishim në mendje, kur nisëm të luftonim për të. Dhe, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë përballemi me një gjë ndryshe nga ajo që kishim ëndërruar.

Unë jam shume i interesuar për këtë raport, pasi ai nënvizon diçka, që gjithmonë apo në një farë mënyre, mund të jetë harruar gjatë gjithë këtyre përpjekjeve që të çojnë drejt Evropës dhe që ka të bëjë me kapitalin njerëzor. Sa më shumë që luftojmë për një të ardhme më të mirë, aq më shumë e kuptojmë se vendet, në fund të fundit, nuk janë të pasura për atë që kanë, por për atë që ato dinë. Sa më shumë përpiqemi të kuptojmë pse gjermanët janë kaq më të mirë se ne, aq më shumë e kuptojmë se kjo ka të bëjë me dijen. Nëse shikoni vendet që u bashkuan njëra pas tjetrës dhe shikoni ne që jemi ende në të njëjtin vend, mendoj se është e lidhur së pari e mbi të gjitha, me dijen. Edhe të dhënat mbi kapacitetin thithës të çdo vendi janë gjithashtu të lidhura me dijen. Kështu, të investosh për dijen është një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë, por në të njëjtën kohë është shumë më shumë e vështirë për vende që kanë shumë e më shumë probleme. Duket se ne na duhet të përballemi me një dilemë kontradiktore, sepse kur investon mbi dijen nuk rizgjidhesh, pasi merr shumë kohë. Në anën tjetër, kur nuk investon mbi dijen, mund të rizgjidhesh, por do të duhet të përballesh me shumë telashe.

Kështu që zgjedhja për mua është shume qartë: Ne na nevojitet e duhet të investojmë më shumë mbi kapitalin njerëzor, në të gjitha fushat. Ne na nevojitet e duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkuar forcat dhe këtë paqe ta vendosim në themel të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.

Do të doja ta mbyllja me një episod. Dy javë më parë vizitova Maqedoninë dhe pata një konferencë për shtyp me Kryeministrin maqedonas. Siç kam ndjekur politikën në televizion, çdo kryeministër që shkon në Maqedoni dhe vjen nga Maqedonia në çdo konferencë për shtyp premton ndërtimin e një pjese të linjës hekurudhore që lidh hekurudhën shqiptare me atë maqedonase dhe që s’ka ndodhur. Kur m’u desh të bëj deklaratën time për shtyp, hasa në këtë frazë – “ne do ta ndërtojmë këtë” – dhe nuk e shqiptova, por thashë që supozohem të them këtë, por unë nuk kam për ta thënë këtë. Pasi, imagjinoj duke parë veten në televizion dhe e ndjej veten si pjesë të këtij dështimi. Ajo, për të cilën po e them këtu, është se ne të gjithë kemi nevojë për pjesë të vogla hekurudhash, pjesë të vogla autostradash, pjesë të vogla linjash interkonjeksioni për energjinë, pjesë të vogla legjislacioni që të lidhim hapësirat e tregjeve tona. E gjitha kjo mungon, sepse ne jemi shumë të vegjël dhe kemi shumë probleme për të zgjidhur këtë me mjetet tona, me buxhetin tonë, me resurset tona.

Kështu që, ne duhet absolutisht të bashkohemi dhe të avokojmë një mënyrë tjetër zhvillimi, që duhet të mbështetet më shumë në vizionin pa kufij dhe më shumë mbi të menduarit e gjeneratës së re të vendeve tona, si gjeneratë e re e evropianëve, pa pritur që kjo do të ndodhë kur të jemi në Evropë, sepse do të rrezikonim që në njërën anë të ishim jashtë Evropës dhe në anën tjetër, do të kishim një gjeneratë tjetër që do të ishte larg të qenit gati për t’u sjellë si qytetarë evropianë. Dhe kjo, jo pa arsye.

 

PE do të transferohet në Bruksel

beSipas eurodeputetëve, caktimi i Brukselit si seli e Parlamentit do të shmangte kostot e larta të transportit të përmuajshëm të stafit jo të përhershëm, përfshi deputetët, nga zyrat e tyre në Bruksel drejt selisë së Parlamentit në Strasburg.

Në mendimin e tyre, shumica e eurodeputetëve besojnë se ndarja e punës midis dy qyteteve rrit jo vetëm kostot, por edhe shpërdorimin e kohës.

Shpenzimet logjistike janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa Parlamenti është bërë më i madh dhe më i fuqishëm.

Në mënyrë që të ndryshojë traktati nevojitet unanimiteti i të gjithë vendeve anëtare, ndaj Franca ka ende në dorë ta bllokojë atë.

Vetëm qeveritë europiane, të grupuara në strukturën e Këshillit të Europës janë në dorë të ndryshojnë të gjitha së bashku traktitin themelor.

Shumica e punës së përditshme të BE-së zhvillohet në Bruksel, ku mbahen samitet, mbledhjet zyrtare dhe ato të Këshillit të Europës.

Transferimi drejt Strasburgut përfshin atë për 766 eurodeputetë dhe më shumë se 3 mijë anëtarë të stafit.

Nuk kishte dokumenta, 23-vjeçari hidhet nga treni

Klisjan Jahja, një djalë shqiptar që jetonte në Milano ka humbur jetën për shkak se është hedhur nga treni.

treniNgjarja ka ndodhur të hënën, më 18 nëntor, rreth orës 15:30, në trenin rajonal të pasdites që lidh Milanon me Albengën. Kur agjentët e Polfer gjatë një kontrolli rutinë i kanë kërkuar dokumentet e biletën, Jahja është ndier ngushtë pasi nuk kishte asnjërën prej tyre. Ka kërkuar të shkojë në banjë, është mbyllur brenda, ka thyer xhamin dhe është hedhur poshtë ndërsa treni ecte me shpejtësi.

Alarmi është dhënë pas pak minutave kur është kuptuar veprimi ekstrem i 23-vjeçarit që nuk gjendej më në banjë. Pas kësaj është ndaluar treni dhe është bllokuar trafiku hekurudhor në atë linjë.

Policia dhe personeli i hekurudhave ka nisur kërkimet përgjatë linjës së hekurt dhe e kanë gjetur pranë shinave në territorin e komunës së Castellettos. Për Klisjan Jahjën nuk mund të bëhej më asgjë: kishte ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda të marra në përplasjen me terrenin. /Shqiptari i Italisë/

Prefekti i Qarkut Tiranë: Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë

pastrojme shqipPrefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, ka thirrur sot në një tryezë të përbashkët përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, kryetarët e minibashkive dhe komunave të Tiranës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë”.

Tryeza kishte si qëllim bashkërendimin e Planit të Punës për mbarëvajtjen dhe koordinimin e projektit në fjalë, ndërsa nisma pritet të marrë jetë në të gjithë territorin ditën e premte, më datë 22 Nëntor.

Në zbatim të ligjit “Për Prefektin”, institucioni në fjalë ka ofruar bashkëpunimin dhe mbështetjen për komunikimin institucional duke mbledhur bashkë ditën e sotme, të gjithë aktorët dhe faktorët e pushtetit vendor dhe më gjerë, që veprojnë në kryeqytet dhe komunat përreth.

Qëllim i takimit gjithashtu ishte edhe ngritja e Shtabit Rajonal pranë Prefektit të Qarkut, për të koordinuar punën para dhe gjatë aksionit të pastrimit që do të zhvillohet ditën e premte.

“Është hera e parë që ky aksion shkon përtej nismave lokale dhe aksioneve modeste të ndërmarra nga shoqëria civile. Çdo ditë, ne përballemi me ndotjen e qyteteve dhe komunave ku jetojnë dhe të gjithë ndihemi të pafuqishëm për të ndërmarrë hapa të mëdhenj, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se nëse bashkohemi mund të bëjmë ndryshimin e madh”,– theksoi në fjalën e tij Vorpsi.

Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga Shoqëria Civile dhe mbështetet e përkrahet nga Qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.

Kjo nismë ka filluar si një iniciativë globale dhe për herë të parë synohet që të zhvillohet edhe në Shqipëri. Ajo është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithë qytetarëve, duke mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Në vendin tonë, ky aksion është caktuar të zhvillohet më datë 22 Nëntor.

 

16 % e të gjithë aplikuesve për azil në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor

be16 % e të gjithë aplikuesve për azil në BE për vitin 2012 dhe 2013 erdhën nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në vitet e fundit, pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, aplikacionet e tyre kanë përfaqësuar vazhdimisht numrat më të lartë të kërkesave për azil.

Sipas Zyrës Evropiane, aplikacionet ishin gati 20.000 në vitin 2008, rreth 60.000 në vitin 2012 dhe mbi 30,000 në gjysmën e parë të vitit 2013 .

Azilkërkuesi nga Ballkani Perëndimor, përbëhet kryesisht nga romët, serbët, maqedonasit dhe shqiptarët.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor përballen me një nga normat më të larta të refuzimit të kërkesave për azil.

Tahiri: Nuk është blerë ulëse zyre për titullarin

saimir tahiri1Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin se një karrige e Saimir Tahirit, kreu të këtij dikasteri është blerë për 1 400 dollarë. Zyra e Shtypit të MB-së sqaron se bëhet fjalë për blerjen e dy karrigeve dhe jo karrige për vetë Tahirin.

“Praktika shkresore e prokurimit është titulluar “Blerje ulëse zyre titullari” dhe jo “Blerje ulëse zyre për titullarin”. Pra, nuk është blerë ulësja (karrigia) e Ministrit të Punëve të Brendshme, por është cilësuar lloji i ulëses si i tillë, për ta dalluar nga llojet e tjera të ulëseve (karrige e thjeshtë, stol, etj). Nuk është blerë një ulëse siç raportohet në lajm, por dy të tilla.  Vlera e saktë e prokurimit është 1.349.000 Lekë, por për dy ulëse”, thuhet në reagimin e MB-së.

Më tej sqarohet se dy karriget janë, njëra në zyrën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm (Isuf Çelaj), ndërsa tjetra në ruajtje, e papërdorur, në magazinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për shkelje të kësaj natyre si dhe për të tjera, ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Çelaj, Tahiri i ka kërkuar të largohet nga shërbimi civil pranë Ministrisë së Brendshme, gjë që e përmbushi me dorëheqjen e paraqitur më 11 tetor. Ndaj tij po përgatitet edhe materiali referues në Prokurori me të gjitha shkeljet financiare dhe dëmin ndaj Buxhetit të Shtetit të evidentuar gjatë ushtrimit të detyrës prej tij.

Not për 135 ditë, me gjatësi sa Britania e Madhe

notariNjë britanik 32-vjeçar ka arritur të notojë sa gjatësia e Britanisë së Madhe (nga Land’s End deri në John O’Groats). Sean Conway e filloi aventurën e tij më 30 qershor, ndërsa i gjithë notimi zgjati 135 ditë.

Ai ka përshkuar me not afro 1.450 kilometra, ndërsa kishte shpresuar që objektivin e tij ta arrinte për vetëm dy muaj.

“Kjo është dëshmi se nëse përqendroheni në diçka, mund të arrini. Më vështirë e kam pasur të luftoj me motin, të ftohtin dhe meduzat. Për shkak të meduzave e kam rritur këtë mjekër qesharake”, ka treguar Conway.

Natyrisht, e gjithë kjo aventurë ka qenë edhe për qëllime humanitare. Deri më tani ai ka arritur të grumbullojë afro 7.000 funte, të cilat do t’ia dhurojë organizatës “War Child”, e cila i ndihmon fëmijët në zonat e luftës.

Rama pas raportit të trazicionit 2013: Të investojmë tek kapitali njerëzor

edi rama 2Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Duke folur në aktivitetin e BERZH-it të organizuar në Londër, kryeministri shqiptar theksoi se kapaciteti njerëzor është zgjidhja më e mirë  mbarëvajtjen ekonomike dhe bashkëpunimin europian

“Tashmë është moment që ne të merremi me diçka tjetër që kishim ëndërruar. Unë jam dakort me raportin pasi nënvizon gjërat në lidhje me prioritetet tona për të rritur kapitalin njerëzor. Shtetet nuk janë të pasura për atë që kanë por për atë që dinë të bëjnë. Fakti që ne jemi ende në pritje kjo lidhet edhe me njohuritë që ne kemi edhe të dhënat për kapacitetin prodhues të çdo vendi është i lidhur me njohuritë. Investimi në njohuri është shumë i rëndësishëm por është akoma më i vështirë për vendet që kanë shumë probleme. Dhe me sa duket duhet të përballemi me një dilemë kontraditore sepse kur investon në njohuri nuk rizgjidhesh.  Sepse kjo kërkon shumë kohë dhe në të njëjtën kohë kur nuk investon në njohuri mund të rizgjidhesh por duhet të parballesh me akoma më shumë probleme. Megjithatë zgjedhja për mua është shumë e qartë.Ne duhet të investojmë më tepër në kapitalin njerëzor.  Për ne është e nevojshme dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të mbledhur veten dhe duhet ta kthejmë këtë paqe për diçka që duhet të shërbejë si bazë për mbarëvajtjen ekonomike dhe bashkëpunimin europian” tha Rama.

Rama kërkoi bashkëpunim mes të gjitha vendeve për të krijuar tregjet ndërkombëtare.

“Dy javë më parë unë vizitova Maqedoninë dhe çdo kryeministër që ka shkuar në Maqedoni ka premtuar të ndërtojë bashkëpunimin hekurudhor dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe kur shkova në Maqedoni edhe unë kisha një frazë në fjalimin tim për këtë por nuk e lexova pasi e di që paraardhësit e mi kishin qënë pjesë e këtij dështimi.  Po përse po  përmend këtu është? Sepse të gjithë ne kemi nevojë për pjesë të vogla hekurudhore, kemi nevojë për këto linja për të krijuar tregjet ndërkombëtare.   Ne jemi një vende të vogla dhe problemet nuk mund t`I zgjidhim vetëm me buxhetin tonë. Prandaj ne duhet të bashkohemi në mënyrë që të kemi edhe një bashkëpunim më të madh ekonomik. Ne duhet  të mendojmë më tepër për një brez të ardhshëm europian. Ne nuk duhet ta mendojmë që kjo do të ndodhë pasi ne të hyjmë në Europë pasi kjo do të ishte shumë vonë” u shpreh Rama.

Ministrat nisin misionin për “statusin e kandidatit”

ministrat-510x339Ministrja e Integrimit  Evropian, Klajda Gjosha së bashku me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri,  nisen  nesër në Bruksel për një vizitë të rëndësishme zyrtare. Kjo vizitë,  zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE  dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi.

Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.