Basha: Atentati ndaj Fredo Berberit, akt terrorist

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vizituar në ambientet e Spitalit Ushtarak kryetarin e komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, i cili mbeti i plagosur dje pas shpërthimit të makinës së tij me eksploziv, në qendër të Vlorës. Në fjalën e tij, Basha e cilësoi ngjarjen si një atentat të tipit terrorist, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për Fredo Berberin dhe familjarët e tij.

“Dënoj në formën më të prerë dhe të ashpër këtë akt kriminal që ka goditur një banor të komunës Qendër dhe një personalitet të opozitës shqiptare, i cili bëhet shënjestra e dytë brenda pak javësh, pas një tentative të tillë ndaj kreut të Partisë Demokratike në Pogradec. Ftoj institucionet që të mobilizohen për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësive të personave shkaktarë, pasi ky është rasti i katërt brenda një kohe të shkurtër”, tha Basha.

Berisha, 21 Janari: Rama sulm të organizuar kundër Këshillit të Ministrave

berish-bash-prendi-22-janarNë përkujtim të 3-vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit,  ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama si organizator të sulmeve kundër Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se 21 Janari është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit.

Postimi i plotë i Berishës

Të dashur miq, tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organizuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak “bllokun e Ilir Metës” por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave.

Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund t`u fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojten me vetmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. sb

 

Kivanç Tatlitug “Brad Pitt i Turqisë”, 100 mijë euro në muaj për serialin e ri

behlul_khalil_kivanc_hd_wallpaper_3Aktori i njohur Kivanç Tatlitug, në serialin e tij të ri “Kurt Seyit ve Sura” do të fitojë 100 mijë euro në muaj. Seriali në fjalë do të transmetohet në muajin mars në kanalin turk “Star”, mirëpo ende pa filluar të transmetohet, po flitet shumë. Kostot e serialit për një episod llogariten të jenë rreth 1 milion euro dhe kjo e bën atë serialin me koston më të lartë në Turqi. Është zbuluar se aktori kryesor Kivanç Tatlitug, i cili do të performojë një histori dashurie pasionante dhe përrallore, do të paguhet 100 mijë euro në muaj. Ky çmim konstatohet si më i larti i paguar për një aktor deri më tani në Turqi.

 

 

Kivanc-tatlitug-oyuncu

Meta në Marsejë: Mesdheu duhet të jetë në fokusin e investitorëve ndërkombëtarë

meta marseleKreu i i Kuvendit z. Ilir Meta, shoqëruar nga Deputetet Klodiana Spahiu dhe Dashamir Shehi, mori pjesë në Sesionin e VIII të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, Francë me ftesë të Kryetarit te Asamblesë Kombëtare te Francës z. Claude Bartolone dhe Presidentit te Senatit te Francës z. Jean-Pierre Bel.  Kreu i Kuvendit Meta në fjalën e tij theksoi se Shqipëria i mban prioritetet e APM në krye të axhendës së saj politike dhe sociale dhe se bashkëpunimi konkret ndërqeveritar dhe ndërparlamentar do të kontribuoje në ruajtjen e rajonit të Mesdheut në fokus të investitorëve ndërkombëtarë.

“23 vjet më parë, Shqipëria nuk kishte as liri, as treg të lirë, as lirinë e fjalës, as mirëqenie, as të drejta sociale dhe vendi ishte totalisht i izoluar dhe i ndarë nga pjesa tjetër e botës. Sot, Shqipëria si dhe vendet e tjera të Ballkanit, pavarësisht problemeve dhe sfidave të përbashkëta, gezon një demokraci funksionale dhe qytetarët e saj gëzojnë të drejta të plota sociale dhe politike. Njerëzit në Evropën Jug-Lindore kanë arritur shumë gjatë dy dekadave të fundit, falë inciativave të integrimit rajonal, dhe çka është më e rëndësishme, falë perspektivës së integrimit Euro-Atlantik që ka inspiruar ndryshimin e vërtetë dhe stabilitet në nën-rajonin tonë. Ne kemi shumë për tu krenuar! Që nga shtatori i vitit të shkuar, Shqipëria ka një Parlament të ri dhe një koalicion të ri qeverisës që po e tregon angazhimin e tij të qartë për të ndjekur një program ambicioz tëreformave ekonomike dhe sociale, të cilat pasqyrojnë mjedisin e ri të imponuar nga kriza evropiane, veçanërisht përmes fqinjëve tanë të afërt, Greqia dhe Italia, burimet kryesore të të ardhurave tona nga emigrantët dhe të investimit.

Duke qenë se qeveria e re ka trashëguar një situatë ekonomike kritike, veçanërisht sa i takon financave publike, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar muajin e kaluar një paketë të re fiskale që synon të sjellë besim për ekonominë. Pavarësisht faktit që ne i kemi shpëtuar reçesionit, ekonomia shqiptare ka perjetuar nje rritje ekonomie modeste, e cila për vitin 2013 është vlerësuar 1,3%, me një përmirësim te pritshem prej 2% në vitin 2014. Ndërkohë që kërkesa e jashtme nga Eurozona është pakësuar, aktualisht ekonomia jonë po operon nën potencialin e saj të vërtetë.Qeveria jonë sapo ka mbyllur një marrëveshje me FMN-në dhe Bankën Botërore për rreth 1 miliard dollarë për një periudhë 3 vjeçare, për të stabilizuar ekonominë dhe për të krijuar hapësirën për zhvillim dhe investime.

Fokusi ynë kryesor është në krijimin e infrastrukturës për tërheqjen me sukses të Investimeve të Huaja Direkte. Ne po ulim taksat për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përfshijnë 95% të të gjitha bizneseve në Shqipëri dhe përfaqësojnë 80% të forcës së punës në sektorin privat. Në terma afatshkurtër, ne po punojme për ta cuar ekonominë drejt nje rritjeje te konsiderueshme për të rritur investimet, për të rikthyer besimin tek tregu dhe për të stimuluar krijimin e vendeve të punës.Në të njëjtën kohë ne duam të nxisim një klimë biznesi që stimulon prodhimin vendas, rrit eksportet dhe është tërheqëse për Investimet e huaja direkte, si e vetmja mënyrë për të kompensuar rënien e të ardhurave nga emigrantët tanë. Në afat mesëm ne synojmë të ulim defiçitin dhe borxhin publik, ndërkohë që përmirësohet mbledhja e taksave, të rrisim efiçencën e shpenzimeve publike dhe ne presim që sektori privat do të vazhdojë me investimet, duke filluar që nga ky vit”, ka deklaruar Meta.

Kavajë, arrestohen tre të kërkuar për vepra të ndryshme penale

policia mamurrasTre persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Kavajës. Në pranga janë vënë Erion Berdufi i dënuar me 8.5 vite burg për vjedhje dhe Shaban dhe Eduarto Krasniqi.

Shaban Krasniqi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërsa Eduarto Krasniqi kërkohej pasi akuzohet për trafik lëndësh narkotike

Terroristët kërcënojnë Lojërat Olimpike “Soçi 2014” (VIDEO)

rusi kercenim terrForcat ruse të sigurisë janë duke studiuar një video të publikuar nga një grup militant islamik që mori përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse të muajit të kaluar në Volgograd, dhe kërcënuan për sulme në Olimpiadën e ardhshme në Soçi.

Videoja u publikua në internet të dielën nga një grup militant nga Dagestani, një rajon me shumicë myslimane. Nuk dihet se kur janë filmuar pamjet e transmetuara në këtë video.

Në video, dy burra paralajmëruan presidentin Vladimir Putin se ata i kanë përgatitur atij një “dhuratë” për Olimpiadën Dimërore në Soçi. Dy burrat e paraqitur në video morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasës me bomba të muajit të kaluar në Vollgograd, në të cilat u vranë 34 vetë. Pretendimet e tyre nuk janë konfirmuar nga mediume të pavaruara.

Në një zhvillim tjetër, punonjësit e një hoteli në Soçi i thanë gazetarëve se kanë parë afishe në të cilat kërkohet një grua nga Dagestani. Ajo është përshkruar si një e ve 22-vjeçare e një militanti të vrarë nga forcat ruse të sigurisë vitin e kaluar. Në deklaratën e shpërndarë nga autoritetet thuhet se gruaja, e identifikuar si Ruzanna Ibragimova, mund të jetë në Soçi ose afër tij dhe mund të jetë duke planifikuar kryerjen e një sulmi.

http://youtu.be/zviTlMFJW_w

Hapen negociatat BE-Serbi, protestojnë shqiptarët në Bruksel

protest_673392709Serbia ka hapur sot negociatat me BE-në për anëtarësimin në union. Në Këshillin e BE-së në Bruksel po mbahet një konference e ndërqeveritare, ku Serbia prezantohet me IviCa Daçiç dhe zv.kryeministri Aleksandar Vuçiç, ministri i Integrimit Evropian, Branko Ruziç dhe kreu i ekipit negociator, Tanja Misçeviç.

Ndërsa BE përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule. Takimi i sotëm është më shumë ceremonial.

Gjatë takimit Fule ka prezantuar strukturën dhe platformën e negociatave. Pani parashikon plotësimin e të gjitha reformave të kërkuara si dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Por, ndërkohë që Brukseli i ka hapur dyert Serbisë, shqiptarët kanë mbajtur një protestë kundër këtij zhvillimi. Një ditë para mbajtjes së kësaj konference rreth 200 përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bruksel protestuan të hënën përpara ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm Europian kundër anëtarësimit të Serbisë.

Duke e konsideruar Serbinë përgjegjëse për luftërat në Ballkan, pjesëmarrësit u shprehën të zhgënjyer ndaj Bashkimit Europian që nxiton të anëtarësojë Beogradin pa respektuar kushtin paraprak të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar as falje për genocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999, kur ende nuk janë gjetur trupat e 1800 të zhdukurve.

Edhe pse u theksua se shqiptarët janë popull pro evropianë, u hodhën parruga në shqip dhe frëngjisht duke kritikuar qasja e BE-së, e cila ndryshe nga parimet mbi të cilat u themelua, mban pranë ekzekutuesit duke diskriminuar viktimat, pasi nuk lejon nisjen e procedurave për kandidaturën e Kosovës dhe pengon në Ballkan vetëm kosovarët  që të lëvizin lirshëm në BE.

Rama, 21 janari: Populli jo më peng i një pushteti që e shqyen dhe e grabit

Rama-homazhNë përvjetorin e tretë të 21 janarit, kryeministri Rama ka pritur familjarët e katër viktimave.  Kryeministri theksoi se shumë gjëra kanë ndryshuar nga 21 janari i tri viteve më parë, por ajo që ka mbetur e njëjtë është drejtësia e munguar. “Pa drejtësinë që bën drejtësi, asgjë nuk e bën më të lehtë 21 janarin”, tha Rama.

“Ky popull nuk është më peng i votës së vjedhur. Ky vend nuk është më peng i një pushteti që e shqyen dhe e grabit sa të mundet.

Sot Shqipëria nuk rrezikon më të kthehet në 21 janarin e tri viteve më parë. Sot pushteti është në duart e popullit dhe qeveria nuk është më përballë popullit, por në krye të tij për ta çuar vendin para.

Atë ditë 4 shqiptarë, burra e baballarë të varfër i mbetën këtij bulevardi si shenja të pashlyeshme në trup. Shenja për të gjithë shqiptarët e gjeneratave që do të kalojnë mbi këtë rrugë dhe do t’i prekin si plagët e një të shkuare që nuk duhet përsëritur. Harresa nuk mund të jetë në asnjë rast alternativa jonë përballë drejtësisë. Unë nuk e kam harruar për asnjë çast se ne nuk u votuam për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër, por për të ndryshuar sjelljen e qeverisë ndaj popullit.

Do të luftojmë me çdo mjet kushtetues dhe ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi, që njerëzit para saj të jenë të barabartë, pavarësisht pushtetit, parave apo lidhjeve që kanë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, por nuk ka ndryshuar ferri i sistemit të drejtësisë, ku përpëliten të varfrit e të dobëtit. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë më durim. Reforma e sistemit të drejtësisë është imperativ. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka detyrimin të ngulmojë për këtë çështje. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumë do të ndryshojnë, por sado të ketë ndryshuar asgjë nuk do ta bëjë më të lehtë 21 janarin e viteve në vijim pa drejtësinë që bën drejtësi. Jo vetëm për 4 viktimat, por për çdo shqiptar që sheh përditë ferrin e sistemit të drejtësisë”.

Çifti Obama drejt divorcit

obama ciftDitëlindja e Mishel Obamës nuk kaloi siç pritej, nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë festive, por mes një situate tepër të tensionuar dhe me një deklaratë bombë në lidhje me divorcin e presidentit Obama me gruan e tij. Zonja e Parë amerikane gjatë festës së 50-vjetorit është shprehur: “Do qëndrojë me Barak Obamën deri në fund të mandatit”.

Pas artikujve në tabloidët amerikanë thuhet se, ata janë në krizë dhe Mishel do të qëndrojë përkrah Obamës deri sa ai të mbarojë mandatin presidencial. Më pas, ajo do të jetojë në Uashington me dy vajzat ndërsa ai do të kthehet në Havai, ku është rritur. Përtej paraqitjeve “të lumtura” publike, çifti presidencial më i fuqishëm i botës thuhet se po has probleme të forta bashkëjetese. Nën titullin “Bomba e divorcit të Obamës”, gazeta “National Enquirer” shkruan se martesa e tyre 21-vjeçare është tretur nga grindjet e vazhdueshme që janë ndezur që në memorialin e Mandelës, ku xhelozia e Mishel nuk mundi të fshihej, dhe akoma më keq nga zbulimi se truprojat e shërbimeve sekrete amerikane kishin “mbuluar” mosbesnikërinë e Obamës ndaj saj.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë. Edhe mediat në Uashington nuk i janë vënë pas këtij lajmi. Sipas “Enquirer”, zonja Obama ka në plan të qëndrojë përkrah bashkëshortit të saj deri në fund të Presidencës. Për momentin thuhet se ata po flenë në dhoma të ndara, pasi që për Krishtlindje ishin grindur aq keq në Havai, sa ai u kthye në Uashington me dy vajzat e tyre, duke e lënë gruan pas. “The National Enquirer” njihet si burimi më i besueshëm i lajmeve të skandaleve. Por, nëse edhe kësaj radhe zërat janë të vërtetë, për çiftin presidencial amerikan nuk konsiderohet një eksperiencë e re.

 

Bushati, i përgjigjet Bashës: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin

Ditmir-BushatiMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, rreth çështjes së Radikës.

Në një postim në Facebook, Bushati i kujton atij kohën kur si Ministër i Jashtëm ka firmosur faljen e detit, ndërkohë që qeveria e tanishme shqiptare nuk po toleron asgjë kundër interesit të shqiptarëve.

Bushati shkruan: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin! Dokrra prej hini, do të thoshte At Gjergj Fishta”.

Një ditë më parë, Basha kërkoi që qeveria të bënte transparencë lidhur me çështjen e lumit Radika.