Bruksel, nis raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

thaçi daçiç- ashtonKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Takimin e ka paralajmëruar edhe Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunave në veri, nga katër sa janë. Tani palët kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit”, është thënë në deklaratën e nënshkruar nga zëdhënësja Maja Kocijançiç.

Siç raportojnë mediat serbe, në takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky është raundi i parë i bisedimeve për këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tetë punonjës të Bashkisë Orikum, fajtor për “shkelje të barazisë në tendera”

27899718Pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjykata e këtij qyteti ka shpallur fajtor 8 punonjës të Bashkisë Orikum, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe i ka gjobitur me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të reja.

Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet pas një kallëzimi të mbërritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga hetimet e prokurorisë u provua se këta zyrtarë publikë kanë kryer shkelje ligjore në të paktën dy procedura të prokurimit publik, fondi i të cilave arrin në vlerën totale të 22.500.000 lekë të reja.

Në përfundim të procesit gjyqësor, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe shpalli fajtor shtetasit: Riviera Mjalti; Hëna Capoj; Valbona Ibrushi; Enkelejda Xhelilaj; Ilir Kokuri; Alketa Karafilaj; Faslli Bozhani dhe Ilir Troqe.

Shkelja më e rëndë është konstatuar në procedurën e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i lagjes 4-Orikum”, me fond 20.833.000 lekë të reja.  Nga shqyrtimi i dokumentacionit, ka rezultuar se në konkurim kanë marrë pjesë dy shoqëri, të cilat nuk plotësonin kushtet teknike dhe ligjore. Në rastin konkret, asnjë nga dy operatorët ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre në lidhje me tenderin e zhvilluar nuk kanë plotësuar kriteret specifike për kualifikim dhe duhej që të ishin skualifikuar dhe të përsëritej procedura e prokurimit.

Në vlerësim të rrethanave të mësipërme, rezulton që lidhur me procedurat e prokurimit të përshkruar më sipër, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë në tendera, si dhe kërkesat e parashikuara në dokumentat e tenderit kanë shpallur fitues së procedurës së prokurimit “Rehabilitim i lagjes 4 Dhjetori, Orikum”, një firmë  duke i krijuar kësaj shoqërie avantazhe dhe privilegje të padrejta.

Po ashtu, Prokuroria e Vlorës ka hetuar mbi kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ka faktuar shkelje në procedurën e prokurimit publik “Blerje autoveture”, me fond 2.500.000 lekë të reja nga të njëjtën anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Bashkia Orikum. Në përfundim të hetimit është konstatuar se në këtë procedurë kanë marrë pjesë dy kompani dhe është shpallur fituese një shoqëri, pavarësisht faktit se nuk plotësonte kriteret specifike pjesëmarrjen në tender.

Greqia kerkon Ilir Kupën

Ilir-Kupa-280x200Menjëherë pas arrestimit në afërsi të kryeqytetit shqiptar të të shumëkërkuarit Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikalas në mars 2013, bashkë me 10 të dënuar të tjerë, në Tiranë ndodhen një ekip i policisë greke.

Policët grekë, që ndodhen në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre shqiptarë, do të kontrollojnë vendin ku qëndronte i fshehur i arratisuri, ndërsa do të marrin edhe atë vetë të shumëkërkuarin në pyetje, me qëllim që të zbardhin arratisjen e tij nga burgu i Trikalas.

Autoritetet greke synojnë të mësojnë se cilët e organizuan arratisjen, cilët merrnin pjesë në organizim dhe sidomos të gjejnë të dhëna lidhur me rrjetet që ekzistojnë brenda dhe jashtë burgjeve, si dhe bashkëpunëtorët e të arratisurve.

I arrestuari po mbahet nga policia shqiptare, ndërsa kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, ku akuzohet për një sërë veprash penale, si vrasje me dashje, vrasje me dashje e mbetur në tentativë, grabitje me armë dhe vepra të tjera.

‘Bëni çfare të doni me mua, vetëm në Greqi mos më çoni”. Kjo ka qenë fraza e të shumëkërkuarit prej 10 muajsh Ilir Kupa, sapo në duar i janë vendosur prangat nga Policia e Tiranës.

Ilir Kupa, 27 vjeç u arratis ne mars 2013, së bashku me dhjetë persona të tjerë nga burgu i Trikallas, ndërsa gjatë ndjekjes së policisë greke, tre prej tyre mbetën të vrarë, dy prej të cilëve ishin Marjan Kola dhe Edison Lika. Për të shumëkërkuarin Ilir Kupa policia greke gjatë verës i përcolli informacion palës shqiptare për dyshimet se ai kishte kaluar kufirin së bashku me një të dënuar tjetër.

Vdes i plagosuri me armë zjarri, se nuk shleu borxhin

spitali-rajonal-shkoderNdërron jetë në spitalin e Shkodrës, 34-vjeçari Florjan Stërkaj, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme. Burime nga ky spital bëjnë me dije se pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk ka mundur të rezistojë për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së dielës në fshatin Omarqaj të Shkodrës, ku 34-vjeçari Florjan Stërkaj është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga shtetasi Pal Prroni, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë një një borxh i pashlyer.

Gruevski: HEC-i nuk ndërtohet nëse është i dëmshëm

Nikolla Gruevski 415Ashtu si edhe ministrat shqiptarë, Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini, edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski të dielën është shprehur se nëse tregohet se është i dëmshëm, hidrocentrali “Fusha e Lukovës” nuk do të ndërtohet. Përveç dibranëve, ai për këtë e ka siguruar edhe Shqipërinë fqinje, ku sërish ka patur protestë kundër devijimit të Radikës.

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit “Fusha e Lukovës” ekziston, por është në fazën e studimit të efekteve dhe pasojave, ka thënë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai siguron se ky projekt do të realizohet vetëm nëse nuk shkakton pasoja serioze për natyrën, ambientin jetësorë dhe qytetarët e rajonit të Dibrës dhe eventualisht në vendet fqinje.

“Kjo Qeveri asnjëherë nuk ka bërë projekte me të cilat e ka dëmtuar dikë, më së paku njerëzve të vendit, por edhe vendeve fqinje. Ky është një projekt të cilin e udhëheqim bashkë me Bankën Botërore. Banka Botërore përgatit edhe projekt ekologjik i cili duhet t’i tregojë përparësitë dhe dobësitë eventuale, ku pas këtij projekti do të sillet edhe vendimi përfundimtarë. Kuptohet, nëse projekti dëshmon se nuk ka ndonjë dëm serioz për natyrën, ambientin jetësorë, për qytetarët, në atë rast do të vazhdojmë më tej dhe projektin do ta realizojmë”, tha Gruevski.

Në të kundërtën, kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski, tha se as Banka Botërore si financuese kryesore, nuk do të lejojë realizimin e një projekti që dëmton natyrën dhe jetën e qytetarëve. Ai me këtë rast ka thënë se do të ketë parasysh edhe shqetësimin e vendeve fqinje, duke aluduar në Shqipërinë prej ku kanë ardhur edhe reagimet më të zëshme për projektin “Fusha e Lukovës”.

Qëndrimi i kryeministrit Gruevski është në një vijë me qëndrimet e shfaqura ditë më parë nga ministrat shqiptarë Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini, të cilët theksuan se hidrocentrali nuk do të ndërtohet nëse vërtetohet se është i dëmshëm për ambientin. /Koha.mk/

Pasuria shqiptare, 700 mijë bunkerë

bunkeretNë Shqipëri sot, ka një bunker në katër persona.  Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, më shumë se 700 mijë bunkerë mbushin peizazhin në Shqipëri dhe kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur nga sulmet, për vet qëllimin që janë ndërtuar. Tani ato shërbejnë si një kujtim i zymtë i mbretërimit diktatorial të Hoxhës .

Fotografi David Galjaard ka punuar një seri me foto të bunkerëve të Luftës së Ftohtë në Holandë në vitin 2008, kur një gazetar i ri i rrëfeu atij për bunkerët në Shqipëri.

Ai e preku vetë Shqipërinë, duke udhëtuar disa herë në vendin tonë dhe i fotografoi bunkerët.

“Qëllimi ishte të zbuloja çfarë pasojash kanë bunkerët për hapësirën shqiptare dhe çfarë do të thotë kjo për njerëzit, për kujtesën e tyre kolektive, të jesh vazhdimisht nën ‘presionin’, nën atë që shkaktojnë, duke të kujtuar të kaluarën e tij të ashpër diktatoriale”, ka thënë Galjaard.

 

Përdhunon të ëmën, arrestohet i riu

stuproJo shumë larg nga koha kur babai përdhunote vajzën e tij në Lushnje, opinioni publik tronditet sërish nga një tjetër inçest në Shqipëri. Këtë herë në Librazhd ku një 27-vjeçar ka përdhunuar nënën e tij. Për këtë ngjarje policia bënë të ditur se 27-vjeçari Astrit Miska dyshohet se pas mesnatës ka abuzuar sekualisht me nënën e tij me inicialet S.L 54 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhë të Komunës Hotolisht dhe ka qënë 54-vjeçarja, e cila e tronditur ka gjetur guximin dhe ka denonucar në polici djalin e saj. Në gjendje të rëndë psikologjike ajo i ka thënë uniformave blu se në orët e para të mëngjesit fëmija i saj ka kryer mardhënie seksuale me dhunë.

Policia e Librazhdit pas këtij denoncimi ka arrestuar 27-vjeçarin Astrit Miska me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së Librazhdit për hetime të mëtejshme.

Fenomeni i “inçestit” po kthehet në një problem shqetësues në vend, ku rastet janë rritur ndjeshëm nga viti në vit. Rasti më i fundit ishte ai në Lushnjë, ku babai përdhunonte në mënyrë sistematike të bijën.

E ndërsa ngjarje të tilla të rënda kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme jo vetëm për sensibilizim po r edhe ndërhyrje të institucioneve kompetente pasi mjaft viktima të abuzimeve seksuale në familje vazhdojnë të mos denoncojnë.

E ndërsa rastet shtohen, sociologët e psikologët bëjnë thirrje të shmangen abuzime të tilla duke shtuar se përmasat e inçestit në vend janë alarmante.

Rama në doganën e Durrësit: Godinë e rrënuar komuniste

DoganaRamaKryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e përgjithshme e doganave Erisa Spiropali ka zhvilluar sot një vizitë në doganën  e Durrësit.

Në një postim në Facebook, Rama duke e cilësuar këtë doganë si një godinë të rrënuar ka publikuar edhe një foto të saj duke e krahasuar atë me një doganë të botë së tretë.

“A ju besohet se kjo është Dogana e Durrësit? Po,në këto dy kioska shërbehen importuesit shqiptarë e të huaj! Një godinë e rrënuar komuniste për administratën,dy kioskat që patë dhe një peshore e vetme për mijëra kontenierë, doganë e botës së tretë! Kjo gjendje turperuese per shtetin dhe torturuese per biznesin duhet dhe do te marre fund me projektin tone te ri per Doganen e Durresit!” shkruan Rama.

Ndahet nga jeta mjeshtri i klarinetës Laver Bariu

laver bariuNdërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu. “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë  lindi më 2 maj 1929.

Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.

Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.

Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si  “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.

Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.

Mitrovice, serbët do të dalin për votime në zgjedhjet e 23 shkurtit

shperthim_ne_veri_te_mitrovice500Shumica e serbëve që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë të vendosur që më 23 shkurt të dalin në zgjedhje që organizohen për kryetar të komunës.

Për të katërtën herë me radhë qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës, do t`u drejtohen kutive të votimit  për të votuar për kryetar të kësaj komune.

Banorët  thonë  se do të dalin në zgjedhje, por sipas tyre përmirësimi i situatës  do të jetë vetëm atëhërë kur të zhduken inatet mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Ne të gjithë shpresojmë se kur diçka të zgjidhet, të bëhet më mirë. Por, kjo krejt varet nga njerëzit. Unë do të dal në zgjedhje, por unë them se do të bëhet mirë, kur ne jetojmë bashkë me shqiptarët të mos kemi inate mes vete” tha një banor serb i Mitorvicës së Veriut.

Por, ka të tjerë që janë mërzitur nga zgjedhjet, pasi sipas tyre edhe 23 shkurti nuk do të sjellë ndryshim të jetës së qytetarëve në atë pjesë.  Zgjedhjet në pjesën veriore të Mitrovicës mbahen pasi  kryetari Kërstimir Pantiç dështoj të bëjë betimin sipas ligjeve të Kosovës.