Basha takim me Svoboden: Qeveria po shkatërron shtetin e së drejtës

basha-svobodaKryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha priti sot në takim Presidentin e Grupit Social Demokrat në Parlamentin Europian, z.Hannes Svoboda, i cili shoqërohej nga zëvendëspresidenti i Grupit Social Demokrat në Parlamentin Europian, z. Libor Roucek, me të cilët diskutuan mbi zhvillimet politike në vend.

Basha i falenderoi  deputetët e parlamentit europian për mbështetjen që ata dhe parlamenti europian i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë.

Presidenti Svoboda falenderoi Kryetarin Basha për pritjen miqësore dhe shprehu vlerësimin për realizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit nga ana e qeverisjes së Partisë Demokratike konform standardeve ndërkombëtare por edhe për rotacionin demokratik dhe qëndrimin dinjitoz e të vlerësuar që Partia Demokratike dëshmoi pas përfundimit të këtij procesi. Duke biseduar për zhvillimet poltike në vend, Kryetari Basha theksoi se pas shkatërrimit të paprecedent të konsensusit nga ana e mazhorancës PS-LSI, është intensifikuar sulmi ndaj administratës publike profesioniste me largime masive e kolektive nga puna dhe me zëvendësime me militantë politikë pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues e për rrjedhoje pa asnjë fuqi juridike, aktin normativ të qeverisë që ndryshoi unilateralisht ligjin të nëpunësit civil.

Policia dhe organet e rendit po përjetojnë një degradim të paprecedentë gjatë këtyre 20 viteve, si pasojë emërimeve politike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e standardet e një policie të një vendi demokratik, përdorimit të policisë për qëllime politike e antiligjore duke reflektuar drejtpërsëdrejti në përkeqësimin dramatik të indikatorëve të krimit, trafiqeve të drogës dhe të tjera, në dobësimin e rendit e sigurisë në vend dhe rritjen e kriminalitetit që po kërcënon përditë jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.   Qeveria Rama-Meta ka lancuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, etj, u shpreh Basha, në shkelje të hapur të kushtetutës, si dhe po ushtron presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë. Me kokëfortësi e arbitraritet, mazhoranca, Kryeministri Rama dhe qeveria nuk zbatojnë vendimet e gjykatave të pavarura, siç është vendimi për kthimin në detyrë të drejtoreshës dhe anëtarëve të bordit të INSTAT. Me një akt flagrant antikushtetues, INUK-ut i janë dhënë kompetenca në shkelje të Kushtetutës, ligjit, parimeve themelore të shtetit të së drejtës, autonomisë vendore dhe të drejtave të njeriut, duke shkatërruar pa asnjë pengesë pronat e ligjshme të shqiptarëve.

“Pas skandalit të blerjes së votave si goditje ndaj themelit të demokracisë, ka shpërthyer një tjetër skandal i tipit mafioz me ndërhyrjen e paligjshme në serverin e zyrës së Tatimeve, dhe vjedhjen e të dhënave fiskale të miliona qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të tyre. Kërkesës së opozitës për transparencë përmes ngritjes së komisionit të hetimit parlamentar, mazhoranca Rama-Meta iu përgjigj me një shkelje të re te nenit 77 te Kushtetutës”, informoi Basha, z.Svoboda.

Kryetari Basha theksoi se pavarësisht kësaj mësymje antidemokratike ndaj Kushtetutës, ligjit dhe shtetit të së drejtës dhe parimeve të konsensusit demokratik, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjitha hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit.  Në përgjigje të interesimit të eurodeputeteve në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur përsa i përket shqetësimeve të ngritura na opozita, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se i vetmi qëndrim që ndihmon Shqipërinë dhe shqiptarët në tërësi për të avancuar në rrugën e integrimit europian është insistimi tek standardet, moszhbërja, por çuarja e tyre përpara.

“Duke insistuar në forcimin dhe jo zhbërjen e shtetit ligjor, votën e lirë dhe jo shitblerjen e saj, respektimin e pavarësisë së institucioneve dhe jo vënien e tyre nën kontroll politik, mund të garantohet progresi i qenësishëm i Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, theksoi Basha.  Çdo përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe lustruar keqqeverisjen, nuk ndihmon askënd, madje as vetë dyshen Rama-Meta.

Basha: Vjedhja e të dhënava nga serveri i tatimeve, akt i dyshes mafjoze Rama-Meta

grupi pdKreu i PD, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes në grupin parlamentar deklaroi se vjedhja e të dhënave është realizuar nga një grup i mirëorganizuar i dyshes Rama-Meta dhe që nxjerr në pah shtetin mafioz.

Sipas Bashës, “çështja e marrjes së të dhënave në serverin e Tatimeve, e ka tronditur tërë opinionin publik dhe e kanë rikthyer në vëmendjen e qytetarit këtë temë”.

“Serveri në fjalë përmban të dhënat konfidenciale të çdo tatim paguesi shqiptar. Është sekreti i të gjithë sipërmarrësve shqiptarë. Aksesi në këtë bankë të dhënash bëhet në mënyrë strikte dhe askush nuk mund të fusë duart pa lënë gjurmë”, tha Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në vazhdën e akuzave, Basha deklaroi se, “Vjedhja natën e të dhënave të serverit nga një grup i mirëorganizuar i dyshes Rama-Meta, nxjerr në pah shtetin mafjoz”.

PD: Tahiri të mos dalë në TV, pasi figura e tij përkeqëson rendin dhe sigurinë publike

ARben RistaniPartia Demokratike ka denoncuar sot rritjen e kriminalitetit në vend. Deputeti demokrat, Arben Ristani, ndërsa analizoi situatën e sigurisë publike, denoncoi aktet kriminale dhe pasigurinë me të cilën ka nisur java.

“Sot në orët e para të mëngjesit, siguria publike në Shqipëri është tronditur nga shfaqja e maskave në afërsi të Tepelenës, kur një autobus me udhëtarë që shkonin në Greqi, është sulmuar me armë dhe për pasojë dy vetë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot në mëngjes në Tiranë, në shkollën e mesme “Partizani”, brenda në klasë, një gjimnazist i vitit të parë është goditur me thikë, dhe sipas burimeve tona dhe medias, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kështu nis java në Shqipëri dhe kjo është situata e kriminalitetit në vend.

Kështu nis java me rendin dhe sigurinë “normale” të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Partia Demokratike është e shqetësuar për pasigurinë e madhe publike. Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit që të distancohet nga Ministri i Brendshëm dhe kryeministri dhe lojërat e tyre politike, dhe të kthehet në detyrë e të ushtrojë përgjegjësitë, pasi maskat, eksplozivi dhe armët  po plagosin e po vrasin çdo ditë. Ne i kërkojmë Ministrit të Brendshëm të ndalë shfaqjet  televizive dhe të respektojë pavarësinë e Policisë së Shtetit, sepse rezulton se ai me arrogancën dhe paaftësinë e tij, dukshëm i shërben vetëm përkeqësimit të rendit dhe sigurisë publike”.

Nishani: Reformimi i gjyqësorit, proces i pandalshëm

For the story BC-EU—Albania-PresidentKreu i shtetit Bujar Nishani ka marrë pjesë në analizën e Gjykatës së Apelit dhe ka rikonfirmuar edhe njëherë angazhimin e tij për të dhënë kontributin për reformën në drejtësi. Kreu i KLD-së e ka cilësuar reformën në gjyqësor si një proces të pandalshëm duke kërkuar angazhimin e të gjithë aktorëve për realizimin e saj.

Ndërsa “Nuk ka asnjë dyshim që reforma në sistemin e drejtësisë, konkretisht në sistemin gjyqësor është  një proces i pandalshëm, një proces që riafirmohet dhe përballet me sfidat e reja që janë produkt i jetës shoqërore. Sfidat do të jenë të reja prandaj dhe qasja do të jetë gjithmonë e re. Sfidat janë të shumta por qartësisht të identifikura por kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve për ta realizuar. Ajo që dua ti adresohem aktorëve publik është që ta gjenerojnë iniciativën e tyre nga mendimi i vëtë gjyqësorit. Duke vendosur në plan të parë interesin ligjor të gjyqtarit dhe jam i bindur që reflektimi dhe adresimi do të jetë pozitiv” u shpreh Nishani.

Ai gjithashtu kërkoi nga gjyqtarët zbardhjen sa më shpejtë të vendimeve gjyqësore pasi sipas tij një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar.

“Janë plotësisht  dakort me atë që ministri përmendi ku mes shumë elementëve të tjerë është edhe sjellja profesionale e gjyqtarit veçanërisht në zbardhjen e vendimit të gjyqësorit. Asnjë gjyqtar i republikës nuk ka të drejtë të abuzojë me kohën e shqyrtimit dhe të zbardhjen e vendimit. Dështiroj të adresohem aktorëve të rëndësishëm të legjislativit, ekzekutivit por edhe të shoqërisë civile për të ndërmarrë hapa konkrete. Besoj që ka ardhur koha që gjytarët me një periudhë kohore prej 15-20 vitesh në gjyqësor të gëzojë statusin e gjyqtarit të apelit pavarësisht se nuk mund të ketë mundësi të jetë gjyqtar i kësaj gjykate. Ka ardhur koha që një gjyqtar me 20-25 vjet kontribut në sistemin gjyqësor të gëzojë statusin e gjytarit të Gjykatës së Lartë.  Ka ardhur koha të mendojmë për trupin asistues të gjykasës së apelit për të fituar kohën për zbardhjen e vendnmeve, për ndjekjen e produktivitetit të gjyqtarit dhe formalizimin e dinjitetit të tij. Është koha që KLD-ja në aktet e saj të respektojë propozimet që vijnë nga gjyqtarët dhe sidomos nga trupa e apelit” u shpreh më tej Nishani.

Reforma territoriale, Swoboda: Nuk shoh pengesa për kompromis

Hanes-SvobodaKryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda ka nisur sot axhendën e takimeve zyrtare. Ai është takuar sot me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me kreun e Parlamentit Ilir Meta.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për reformat e rëndësishme për vendin.

Ndërkohë, eurodeputeti Swoboda  ndërsa theksoi domosdoshmërinë e realizimit të reformave të nisura shtoi se mosdhënia e statusit nuk ishte për fajë të Shqipërisë por të  problemeve brenda Bashkimit Europian.

“Jemi të zhgënjyer që nuk iu dha statusi i kandidatit Shqipërisë.  Mosdhënia e statusit nuk ka të bëjë me punën që ka bërë qeveria këto muajt e fundit por ka të bëjë me problemet që janë brenda vendeve europiane. Mesazhi më i mirë është që duhet bëhen reforma për vendin dhe nuk duhet ti mbajmë sytë në qershor për statusin.  Mesazhi që duhet të jepet për promovimin e Shqipërisë është bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës  për reformat” tha ai.

I pyetur për reformën administrative-territoriale, Swoboda theksoi se Shqipëria është e vonuar për realizimin e saj ndërsa theksoi se nuk sheh pengesë për arritjen e kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës.

“Jeni vonë për realizimin e kësaj reforme. Sipas bisedimeve që kam pasur me kryeministrin, kryeparlamentarin por edhe me kreun e opozitës nuk shoh që të ketë ndonjë pengesë për arritjen e kompromisit për këtë refromë. Çështjet kryesore në shërbim të publikut nuk mund të arrihen siç duhet nëse kemi këto mini-autoritet lokale. Eksperienca europiane tregon se kjo funksionon dhe është e nevojshme për demokracinë” tha Swoboda.

Gjithashtu i pyetur për forcat ekstremiste në BE të cilat nuk lejuan marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë, Swoboda u përgjigj: “Mendoj se këto forca ekstreme kishin fuqinë për vendimin për Shqipërinë, sidomos në Hollandë.  Por edhe zgjedhjet patën ndikim në disa parti politike europiane.  Dhe këto parti dhe këto forca ekstreme u forcuan kur u hap fjala që në Shqipëri nuk po funskionte qeveria dhe demokracia.  Ndaj dhe thirrja jonë është për opozitën që kur hapin fjalë të tilla duhet ta dinë që kjo ndikon tek vend i tyre”.

 

Shpërthimet me tritol, Tahiri kërkesë AKEP:Të mbyllen numrat e paregjistruar

tahiriMinistria e Punëve të Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar. Në këtë letër adresohet një shqetësim tepër serioz, lidhur me disa elementë të punës së operatorëve telefonikë celularë.

Ministri Tahiri shprehet në letrën drejtuar zotit Pirro Xhixho se nga hetimet paraprake mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar. Sipas ministrit ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.

Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga AKEP zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse, që do t’i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, duke përfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dhe blerësit e numrave celularë fantazmë.

Parisi në flakë, 19 të plagosur dhe 250 të arrestuar nga protestat kundër Hollande

France PresidentPolicia e Parisit ka deklaruar se 19 oficerë policie janë plagosur dhe 250 persona janë arrestuar pas zhvillimit të një proteste kundër presidentit të vendit François Hollande, e cila degjeneroi në dhunë.

Protesta u zhvillua ditën e diel dhe sipas deklaratave të policisë asnjë prej të plagosurve nuk është në gjendje kritike për jetën. Numri i të plagosurve dhe të burgosurve është i lartë krahasuar me protestat e tjera gjatë javëve të fundit, që shprehnin pakënaqësinë ndaj Hollande, i cili është presidenti më jo popullor që pas Luftës së Dytë Botërore.

17 mijë persona kanë protestuar në Paris, ndërkohë që organizatorët raportojnë për shifra shumë herë më të larta të pjesëmarrjes.

Rreth 50 shoqata të ndryshme i janë bashkuar protestës, duke përfshirë dhe grupe konservative dhe të ekstremit të djathtë. Në protestë ishin të pranishëm dhe mbështetësit e provokatorit-komik Dieudonne i cili është akuzuar sistematikisht për antisemitizëm dhe racizëm.

Protestuesit kanë protestuar kundër papunësisë, rritjes së fiskalitetit, kundër ligjit që lejon martesën e homoseksualëve dhe kundër islamizimit të Francës. Parulla janë hedhur kundër qeverisë duke e akuzuar atë për një “diktaturë socialiste” dhe për “media bashkëpunuese”. Ndërkohë që disa protestues thërrisnin ‘Franca oligarkike” të tjerë fiksonin takimin e radhës “për të djegur gjithçka”.

Organizuesit e protestës kanë akuzuar dje në mbrëmje, forcat e rendit dhe Ministrin e Brendshëm Valls, për futje të elementëve provokues në turma duke bërë që situata të degjenerojë shumë shpejt në dhunë.

 

 

Siri, shkaterrimi i pasurive kulturore nga lufta civile (foto)

Xhamia e Madhe e Alepos- foto Alamy Corbis
Xhamia e Madhe e Alepos- foto Alamy Corbis
Xhamia e Madhe e Alepos- foto Alamy Corbis

 

Souk Bab Antakya- Alep- foto Reuters
Souk Bab Antakya- Alep- foto Reuters

 

Tregu i vjeter ne Alep-foto Corbis Eyevine
Tregu i vjeter ne Alep-foto Corbis Eyevine

 

Xhamia me e vjeter e Sirise ne Dera- foto Reuters
Xhamia me e vjeter e Sirise ne Dera- foto Reuters

 

Nje rruge ne Homs
Nje rruge ne Homs

 

Spital ne Alep- foto Getty
Spital ne Alep- foto Getty

 

 

 

 

 

Rama: Doganat nevojë urgjente për riformatim

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Është prezantuar sot agjencia “Crown Agents” e cila do të ofrojë asistencë në shërbimin doganor.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nënvizoi nevojën urgjente për riformatim dhe ndryshim të rolit të administratës doganore.

“Ajo që dua të nënvizoj është urgjenca që koha e re për ta riformatuar rolin dhe imazhin e institucionit dhe aktorëve të përfshirë në aktivitetin doganor. Koha e re që është vulosur në 1milionë vota për miqëqeverisje nuk pranon institucione të kohës së vjetër të keqqeverisjes.Kushtet mesjetare, si ato të doganës së Durrësit dhe të Hani të Hotit janë mishërimi më turpërues e zhvlerësimit të shtetit, të zhvlerësimit të sipëmarrjes dhe vetë qytetarit dhe të zhvlerësimit të së ardhmes të të gjithë vendit” u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit me jetësimin e një bashkëpunimi të gjerë mes qeverisë, miqve dhe tashmë edhe me ndihmën e “Crown Agents”doganat duhet të bëhen pa humbur kohë një instrument financiar me karakter social.

Kryeministri paraqiti edhe disa nga objektivat e qeverisë për doganat që sipas tij brenda 4 viteve do t`i shndërrojnë ato si doganat e vendeve europiane.

“Si pjesë e skuadrës qeveria në bashkëpunim me drejtorinë e doganave do të sigurojë transformimin e mjediseve duke nisur nga puna me ato projekte të munguara që mund të garantojnë gjatë 4 viteve doganat  të mos kenë asnjë dallim me pikat doganore të vendeve të Europës, gjithëpërfshirje në vendimmarrje, angazhimin e administratës doganore në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirje në nisma sociale dhe garantimi i komunikimit të doganave me biznesin” u shpreh Rama.

 

SHBA, fjalimi i presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

ObamaPresidenti Barack Obama do të mbajë fjalimin mbi gjendjen  e vendit të martën para të dyja dhomave të Kongresit amerikan, fjalim që do të ndiqet nga miliona njerëz në televizion. Fjalimi i këtij viti i ofron presidentit mundësinë për të ndryshuar arritjet e tij të dobëta politike.

2013 shënoi zbrapsje politike për Presidentin Barack Obama. Fillimi i vështirë i arritjet së tij kryesore, reforma e kujdesit shëndetësor, ishte një faktor i rëndësishëm që ndikoi në uljen në maksimum të mbështetjes së publikut për të.

Anketat më të fundit të opinionit publik tregojnë se mbështetja për mënyrën se si presidenti po e kryen punën e tij është rreth 40 për qind, shifër kjo e dobët për  një president në mandatin e dytë.

Sipas anketës më të fundit në rang kombëtar e kryer nga Universiteti Quinnipiac, 40 për qind e të anketuarve miratojnë punën e presidentit, krahasuar me 54 për qind që nuk e miratojnë atë.

Anketuesi i Universitetit Quinnipiac, Tim Malloy thotë se presidenti Obama ka mbështetje negative lidhur me disa çështje kryesore.

“Presidenti vazhdon të jetë tani në territor negativ mbi ekonominë, buxhetin federal si dhe politikën e jashtme. Një numër i madh votuesish të regjistruar mendojnë se presidenti ka bërë një punë të dobët për reformën e kujdesit shëndetsor”.

Pritet që presidenti ta përqëndrojë fjalimin mbi gjendjen e vendit në çështjet ekonomike. Mes shenjave se ekonomia po e rimerr veten, ka të ngjarë që presidenti të theksojë nevojën që mundësitë ekonomike të jenë të disponueshme për të gjithë amerikanët.

Administrata synon të përqëndrohet në çështjen e pabarazisë së të ardhurave në Shtetet e Bashkuara në këtë vit zgjedhjesh mes mandati presidencial në nëntor.

Eksperti i Institutit Brookings, Thomas Mann thotë se demokratët shpresojnë se fokusi tek ekonomia në përgjithësi dhe drejtësia ekonomike në veçanti do të ndihmojnë kandidatët e tyre në zgjedhjet e nëntorit.

“Si po shkon ekonomia? Dhe bëhet fjalë si për vendet e punës edhe për zhvillimin ekonomik, por pas këtyre aspekteve fshihet pabarazia ekonomike dhe çështja e Dy Amerikave”.

Republikanët e opozitës thonë se ekonomia dhe krijimi i vendeve të punës janë edhe për ta përparësi në zgjedhjet e 2014. Por ata janë gjithashtu të vendosur t’i mbajnë gjallë problemet me ligjin e kujdesit shëndetsor, megjithëse e pranojnë se disa prej problemeve të mëparshme kanë filluar të korrigjohen.

Fjalimi mbi gjendjen e vendit i ofron presidentit mundësinë më të mirë për të parashtruar agjendën e tij politike, që përfshin objektiva të politikës së jashtme dhe të brendshme.

 

Analistët thonë se sfidat e politikës së jashtme për presidentin mund të kenë gjithashtu ndikim në zgjedhjet e këtij viti për në Kongres, përfshirë përpjekjet për të ndalur programin bërthamor të Iranit si dhe kërcënimin terrorist në rritje që përbën al Qaida dhe grupe të tjera nëpër botë.

Historikisht, partia e presidentit humbet vende në zgjedhjet e mes mandatit presidencial gjatë manadatit të dytë. Analisti i raportit politik Cook Political, David Wasserman tha se koalicioni votues i të rinjve, pakicave dhe grave, që ndihmuan dy herë në zgjedhjen e presidentit Obama ka më pak të ngjarë të marrë pjesë në zgjedhjet për në Kongres.

“Dhe nëse pjesmarrja e këtij elektorati bie ndjeshëm ditën e zgjedhjeve, atëhere elektorati mund të jetë në favor me 2-3 për qind për republikanët krahasuar me dy vjet më parë dhe kjo është një perspektivë me të vërtetë e dëmshme për të gjithë demokratët”.

Shumica e analistëve thonë se republikanët do të jenë në gjendje të ruajnë ndoshta edhe të shtojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Por beteja e vërtetë do të zhvillohet për kontrollin e Senatit. Demokratët gëzojnë shumicën në Senat, por shumë prej garave për 35 vendet në Senat këtë vit zhvillohen në shtete, ku republikanët kanë avantazh.