Topi: Berisha i dizenjuar në zyrën e Ramiz Alisë, vrau më 21 janar dhe shpiku grusht shteti

bamir-topi-sali-berishaKryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka komentuar dje aktualitetin politik, duke u ndalur kryesisht tek afrimi i kryeministrit Rama, 21 Janari, zhvillimet në PD, raportet më Berishën etj. Kreu i FRD është ndalur gjatë tek darka me kryeministrin Edi Rama dhe temat e bisedës. Duke u ndalur tek raportet me Berishën, Topi pohoi se Sali Berisha është dizenjuar në zyrat e Ramiz Alisë dhe se është produkt i diktaturës. Sipas Topit, Berisha u hodh në lojë nga Ramiz Alia për të kompromentuar fatin e demokracisë. Ndërkaq, kreu i FRD deklaroi se Sali Berisha vrau në 21 Janar nga dritarja e Kryeministrisë dhe më pas shpiku grushtin e shtetit, për t’i shpëtuar drejtësisë.

-Çfarë ishte kjo darkë dhe cili ishte qëllimi i saj, përpos faktit se z. Rama mund t’iu falënderonte për rolin që keni luajtur për nxjerrjen e së djathtës në opozitë, duke nisur çfarë shkaku tjetër mund të kishte një darkë e tillë?  

Nuk ka pikë dyshimi se lajmet e kësaj natyre përbëjnë më shumë skup. Ishte një ftesë e z. Rama për një darkë, normale do ta quaja.   -Personale apo politike?   Ishte një darkë qytetare. Brenda një darke normale natyrisht ka biseda nga më të ndryshmet. Që do të thotë: biseda njerëzore. Dy politikanë trajtojnë dhe tema të politikës së ditës.

-Kur kryeministri i bie telefonit dhe thotë jam kryeministri i vendit dhe dua të ha një darkë, padyshim që ka një subjekt…

Padyshim ne jemi pjesë e politikës, madje, duke mos e parë në retrospektivë pozicionin që kam pasur unë, por dhe një komunikim normal që një kryeministër bën mirë ta ketë.

-Çdo të thotë një darkë me norma qytetare?

Nuk duhet parë në sensin se nga vjen, ku ke banuar dhe ku po shkon. Ka një trend të viteve të fundit që shumë qytetarë që kanë lindur dhe janë në qytete po shkojnë të jetojnë në fshat.

-Ju po thoni që ky është një model i ri komunikimi politik?

Unë mendoj se është nga ato nivele që nuk konsiderohen të reja. Në perëndim konsumohen në Shqipëri ka ardhur koha që të vijojnë sikurse janë standardet e perëndimit.

-Ftesa ju erdhi nga kryeministri?

Unë vazhdimisht e kam thënë dhe nuk besoj se do të përbënte ndonjë lajm nëse do vazhdoja të njëjtin refren. Ishte një ftesë normale, erdhi nga kryeministri për të darkuar

-Cili ishte thelbi i bisedës gjatë kësaj darke?

Kemi bërë një bisedë shumë të natyrshme. Kemi trajtuar tema të ditës, tema të politikës,  tema që lidhen me këndvështrime të ndryshme politike.

-A mund të përmendni disa prej tyre?

Ne kemi ndenjur tre orë në darkë, sigurisht që ka pasur tema nga më të relaksuarat, duke kujtuar momentet e njohjes sonë shumë vite më parë. Tema që lidhen me kulturën, sportin, politikën. Ju jeni të interesuar për tema të natyrës politike.

-Kur daton njohja me Edi Ramën?

Nuk kam ndonjë datë fikse. Duhet të kenë qenë vitet kur besoj të dy luanim sport. Rreth viteve ‘80. Unë kam luajtur sport nga vitet 60-70. Jam më i madh se z. Rama. Por ambientet e kryeqytetit, patjetër që të ofronin mjedise të përbashkëta.

–A keni ruajtur raport miqësor që prej kësaj njohje?

Kemi pasur raport miqësor, normal.

-A ka qenë intensiv gjatë kohës që ju keni qenë President i Republikës?  

Ka qenë një raport normal. Duhet të realizohej një takim dhe e realizuam.

-Flas për takim përtej atij formalit?

Është mbajtur një komunikim më shumë zyrtar.

-Çfarë konkretisht diskutuat?

Çështje të aktualitetit, të natyrës së qeverisjes, nevojës për një bashkëpunim përtej një koalicioni të caktuar, për të vënë në jetë mjaft nga ato bashkëpunime që kërkojnë domosdoshmërisht një spektër të gjerë të politikës. Për atë që është në zemër të programit tonë, çështje të natyrës kushtetuese, çështje që kanë të bëjnë me shtetin dhe çështje që kanë të bëjnë me qytetarët në përgjithësi.

-A ju ka inkurajuar z. Rama që ju të bëni sa të keni mundësi diversion brenda së djathtës, në një moment që PD ka dalë në opozitë?  

Pse duhet të më inkurajoj dikush. Unë jam në një koshiencë të plotë politike qoftë për ndërtimin strukturor timin, qoftë dhe për atë që është pjesë substanciale e programit të partisë sonë. Fryma e Re Demokratike.

-A ndiheni ju i penduar apo nuk keni asnjë vrasje ndërgjegje që keni arritur t’i merrni një mandat në Tiranë PD?  

Votat që sot ka FRD, janë vota reziduale, ato që kanë mbetur. Në kontakt me ata që kanë qenë afër procesit, ne mendojmë që kemi dyfishin e votave që na kanë injoruar të tjerët.

-A ju kanë ardhur indirekt oferta për ju dhe FRD për t’u përfshirë në koalicionin qeverisës?

Jo, absolutisht.

-Nëse në derën e FRD do të trokiste një mesazher i së majtës për t’iu kërkuar të bëheshit pjesë e qeverisjes, do ta rishikonit qëndrimin tuaj?

Unë këtë bisedë e kam pasur drejtpërdrejt me z. Rama. Nuk ka nevojë të ketë mesazher. Nuk ka asnjë bisedë të kësaj natyre.

-Përse një darkë që duhet të ishte fare informale të dy politikanëve, të merrnin pjesë dhe përfaqësues të tjerë të partisë?

Sepse darka të kësaj natyre nuk kanë protokolle. Është një dëshirë për t’u përfshirë më shumë se një personazh. Nuk ka pasur një bisedë të natyrës konspirative. Ka qenë një bisedë dhe me prezencën e personazheve të tjerë.

-Të ndalemi tek raportet me Berishën. Ja kërkuat juve Berishës që të ishit kandidat për president?

Ka qenë një dëshirë dhe një insistim i tij, jo për të pasur Bamir Topin president, por për kushtet që kishte mazhoranca në atë kohë. Ju e dini që në atë kohë presidenti zgjidhej me 3/5 e votave. Është thënë shprehimisht se: “I vetmi njeri që mund të realizojë një komunikim me opozitën dhe mund të realizojë 84 vota, jeni ju”. I shkoj kësaj linje deri në momentin kur, me sa duket, doli një skenë tjetër për të gjetur një figurë konsensuale. Zgjidhja më e mirë për vendin është që, vendi duhet të ketë president që ka një eksperiencë politike. Madje, me këto lloj politikanësh që ka Shqipëria, duhet një eksperiencë e jashtëzakonshme në politikë për të përballuar intrigat, presionet dhe mjaft episode të tjera.

-Ju thatë që nuk ishit ju që ja kërkuat, por ishte vetë z. Berisha. Si shpjegohet që z.Berisha bleu 6 vota që i takonin Nanos për t’ju bërë juve president?

Ju i mbani mend problemet që ka pasur Nano me partinë e tij në atë kohë dhe dëshirën e tij për të qenë President i Republikës. Në pamundësi për të pasur mbështetjen, gjeti një zgjidhje që e argumentoi. E falënderoj, se jo vetëm më mbështeti në atë ndërmarrje, por bëri një zgjidhje për të evituar mjaft probleme që do të vinin më pas.

-Është e vërtetë që pas zgjedhjes tuaj si president, ju keni darkuar në shtëpinë tuaj me z.Berishën dhe z.Nano?

Ju mendoni që në këtë studio do të nxjerrim gjithçka kemi bërë?! Unë kam një parim që, gjërat që janë kofidenciale nuk i nxjerr në studio publike.

-Çfarë ndodhi në raportet mes jush dhe kryeministrit Sali Berisha?

Ka qenë një prishje unilaterale e marrëdhënieve. Gjithçka është prishur nga kryeministri. Me sa duket momenti me shpërthimin e Gërdecit duhet të jetë i pari mendoj. Megjithatë i takon atij ta thotë.

-Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me z. Berisha deri në momentin kur u zgjodhët President i Republikës?

Marrëdhëniet kanë qenë normale, bashkëpunuese.

-Ju jeni shprehur në një gazetë se keni qenë i detyruar të bashkëpunoni me Berishën, që keni pasur rezerva me të që më herët…

Pyetja ka qenë kjo: Keni bërë ndonjëherë kompromis që nuk do të donit ta bënit? Përgjigjja ime ka qenë po. Kam vazhduar të punoj me njerëz të cilët nuk kam dashur t’i kem pranë.

-Në PD a u ftuat ju nga Presidenti Berisha në atë kohë?

Kam qenë i pranishëm që në momentet e para. Madje në atë intervistë që ju thoni, unë kam bërë një koment që nuk e kam bërë ndonjëherë. Ne kujtojmë se ngjarjet e mëdha që memorizohen janë ato që përcaktojnë gjithçka. Disidentët në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë kanë ardhur nga grupe të të rinjve shumë kohë përpara se të vinte viti 1990.

-Ju e fusni veten në këto grupe disidentësh z. Topi?

Çdo njeri i ri në Tiranë bënte biseda të natyrës kofidenciale.

– Mendoni se keni qenë disident?

Mendoni ju se disidenca erdhi nga “Pardesytë e Bardha” që u dizenjuan në zyrën e Ramiz Alisë? Unë e di që një sekretar partie mund të vinte tek studentët pa kaluar nga zyrat e Ramiz Alisë.

-Pse nuk i a keni thënë këtë Berishës?

Ka një lloj elegance dhe simbioze në komunikim.

-Po bëni një akuzë të rëndë duke thënë se PD u krijua në zyrat e Ramiz Alisë…..

Nuk po them se Ramiz Alia ka qenë reformator, por Ramiz Alia ka qenë shumë i kujdesshëm për të zgjedhur pikërisht ata njerëz që komprometuan fatin e demokracisë. Kush i la të përndjekurit të digjeshin në grevën e urisë? Kush e shkatërroi çështjen e pronave. Këto dy çështje mbajnë vulën e këtij njeriu. Unë duhet të kisha lindur në Viçidol të Tropojës dhe ai duhet të kishte lindur në Tiranë. Ky është shpjegimi për akuzën e tij. Këto janë akuza të një njeriu që janë bërë gaz i botës. Akuzat kanë ardhur nga ky televizion. Nga kjo studio. Kanë ardhur për interesa të njerëzve që janë të lidhura me pushtetin.

-Çfarë ka ndodhur në 21 Janar?

Protestuesit u vranë nga ajo dritare. Më e rëndë është kur u inskenua grushti i shtetit, ku u përfshi kryetari i shtetit, SHISH, kryeprokurori, disa gazetarë etj. Por grushti i shtetit nuk mund të organizohet nga kreu i shtetit. Grushti i shtetit është organizuar nga ky njeri që sot është i ekspozuar kaq shumë. Kryeministri duhet ta dije se ka pasur informacion SHISH. Po si ka mundësi që të dali një kryeministër që të bëjë rolin e cubit dhe të mos lejojë zbatimin e urdhërit e prokurorisë për të arrestuar zinxhirin e Gardës?

-A keni kërkuar të nesërmen zgjedhje të parakohshme? 

Absolutisht jo.

-A i keni thënë ju Lulzim Bashës “rregulloni letrat”? 

Jo, nuk i kam thënë.

-A është Basha kandidatura më e mirë që kishte PD për kryetar?

Nuk mund ta them këtë. Ishte një i preferuar i Berishës. Raportet i kam pasur mëse korrekte.

  -A keni votuar kundër Bashës në Tiranë? 

Unë jam gëzuar kur e kam marrë vesh se Basha do të kandidonte. Unë kam votuar bardhë, duke respektuar pozicionin e kryetarit të shtetit.

-Sot duhet të flisni, nuk duhet të keni frikë se nuk është më kryeministër.   

Unë nuk kam pasur frikë nga asnjë kryeministër…..  Gjithmonë keni pasur mjeshtërinë për të qenë afër kryeministrave.

AMA, miratohet kodi i transmetimit

komisioni-mediasAutoriteti i Medias Audiovizuale miratoi sot kodin e transmetimit. Ky kod sipas AMA-s ka rëndësi për transmetimet audiovizuale. Kodi plotëson aktet nënligjore të ligjit të ri për median dhe sugjeron ngritjen e këshillit të ankesave.

Miratimi i Kodit të Transmetimit është vecanërisht i rëndësishëm  në kontrollin e imtësishëm dhe ruajtjen e standardeve për respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e privatësisë së individëve, të drejtat universale të fëmijëve dhe respektimin etik dhe ligjor nga ana e subjekteve në transmetimet e tyre. Kodi i transmetimit ka për qëllim të sigurojë pavarsinë dhe paanësinë e veprimtarisë së  mediave audiovizive,  duke synuar që ato të bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshme për rolin e tyre në transmetimin e programeve në përputhje me respektimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut.

AMA së bashku me Këshillin e Ankesave do të ketë tashmë mundësinë të monitorojë dhe marrë masat përkatëse kundrejt  subjekteteve audiovizive që shkelin etikën e transmetimit.   Ngritja e Këshillit të Ankesave kërkon shumicë të cilësuar brenda AMA-s dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave do të nisin menjëherë sapo Kuvendi të plotësojë vendet vakante.  AMA në zbatim të ligjit të ri dhe pas miratimit të Kodit të transmetimit do të marrë masa për shkeljet ligjore dhe etike në transmetimet audiovizive.

Sulm ndaj autobusit Athinë-Tiranë, vdes 23 vjeçari

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Ndërron jetë në spitalin rajonal të Fierit, i riu që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në autobusin e linjës Athinë- Tiranë.

23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale, pasi plumbat i kishin pershkruar organet e brendshme te tij, por bluzat e bardha nuk arritën ta mbanin në jetë duke u shuar pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 1:00 pas mesnate ne Mogila te Tepelenes, pjese e aksit Gjirokaster- Fier, ku 22 pasagjere te cilet po udhetonin me autobusin e linjes Athine-Tirane jane terrorizuar, kur persona te armatosur i kane prere rrugen automjetit me qellim grabitje.

Fillimisht autoret kane qelluar ne ajer me qellim qe drejtuesi i autobusit te ndalonte, gje e cila nuk ka ndodhur.

Kjo do te mjaftonte qe grabitesit te mos kursenin plumbat ne drejtim te automjetit, ku si pasoje dy persona kane ngelur te plagosur Laurent Tabaku dhe 19-vjeçarja Q.Dihani, ku kjo e fundit pas mjekimit te marre ka dale nga spitali.

Forcat te Nderhyrjes se Shpejte ne bashkepunim edhe me efektivet e komisariatit Gjirokaster dhe Tepelene kane bere te mundur shoqerimin e 9 personave, te cilet dyshohen te jene autoret e ngjarjes.

Ndërkohohë policia e shtetit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro, për cilindo person që mund të ketë informacion rreth autorëve të sulmit, që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Personat që kanë dijeni mbi autorët e sulmit të autobusit mund të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion 0694102732.

Refugjatë sirianë në lagjen Kucukpazar në Stamboll, Turqi

Refugjatë sirianë në lagjen Kucukpazar në Stamboll, Turqi. (Gurcan Ozturk, Afp)
Refugjatë sirianë në lagjen Kucukpazar në Stamboll, Turqi. (Gurcan Ozturk, Afp)
Refugjatë sirianë në lagjen Kucukpazar në Stamboll, Turqi. (Gurcan Ozturk, Afp)

Blutë e Londrës i dhuruan tre pikë Murinjos në ditëlindjen e 51-të

Chelsea ka arritur të kualifikohet për në raundin e pestë të FA Cup. chelsea

Samuel Etoo i frymëzuar nga tregolëshi i javës së kaluar kundër Manchester United nuk arriti që të shënonte në minutat e para. Në minutën e 27-të mesfushori brazilian Oscar shënoi një gol mjaft të bukur pas një goditje dënimi.  Pesë minuta para fundit të pjesës së parë Oskar tentoi sërish por fati nuk ishte me të pasi gjeti shtyllën.

Menjëherë pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës ishte Andre Schurrle ai që tronditi portën e kundërshtarëve me një tjetër shtyllë, ndërsa Chelsea vijonte të kërkonte golin e dyfishimit. Chelsea nuk mundi ta thellonte avantazhin por gjithsesi edhe fitorja 1-0 i mjafton për të avancuar.

Turi i pestë i FA Cup do të sjellë dy përballje mes katër konkurrentëve kryesorë për trofe. Manchester City do pres Çelsin, ndërsa Arsenali do përballet me Liverpoolin. Trajneri i Evertonit, Roberto Martinez do të takohet me një prej ish skuadrave të tij, Swansea, ndërsa Sunderland do të presë Southamptonit në ballafaqimin tjetër mes skuadrave nga Premierliga. Cardiff do të luaj kundër kampionëve në fuqi, Viganit, Hull Siti do të udhëtojë tek Brihton ndërsa Sheffield pret skuadrën nga Championship, Çarlton. Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavën e 15-16 shkurtit. Por, dy duelet që veçohen nga gjithë të tjerat është përballja mes katër favoritëve për trofe, Man City – Chelsea, dhe Arsenal – Liverpool.

Grupi “Daft Punk” fiton çmimin “Grammy”

daft-punk-tron-650-430Grupi francez Daft Punk ka qenë fituesi kryesor i çmimeve Grammy. Grupi i muzikës elektronike ka fituar pesë çmime, përfshirë atë për albumin e vitit. Para të pranishmëve, dyshja ka kënduar hitin e saj kundër homofobisë Same Love, së bashku me këngëtaren Madonna.

Gjithashtu, dyshja e hip-hop-it Maclemore dhe Leëis mori 4 çmime: artisti i ri më i mirë, albumi më i mirë rap, kënga më e mirë rap dhe performanca më e mirë rap. Justin Timberlake fitoi 3, ndërsa Sir Paul McCartney, i cili u bashkua në skenë me ish-pjesëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr, fitoi 2 çmime, përfshirë atë të këngës më të mirë rock.

Spektakli që njihet për daljet në skenë njëkohësisht të personazheve më të famshme muzikore u hap nga Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, ndërsa Madonna iu bashkua dyshes Macklemore and Leëis.

Të tjera bashkëpunime për t’u shënuar ishin ato të grupit Metallica me pianistin Lang Lang, ndërsa Daft Punk performuan së bashku me Stevie Ëonder. Performanca më e mirë metal shkoi për Black Sabbath, ndërsa Led Zepelin fitoi çmimin e albumit më të mirë rock.

Panariti me tregtarët e daterit: Mos e tregtoni, bëheni bashkëfajtorë në krim

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, thirri sot në një takim tregtarë e pronarë restorantesh që merren me shpërndarjen dhe servirjen e daterit për konsumatorët.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe drejtuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe specialistë të AKU-së të cilët janë urdhëruar nga Ministri Panariti për të zbatuar pa asnjë hezitim ligjin Nr 64/2012 që ndalon vjeljen dhe shpërndarjen e daterit.

“Ministria e Bujqësisë do jetë në krahun tuaj me mbështetje konstante në mënyrë që konsumatorit shqiptar t’u ofrohen produktet e detit dhe molusqet në sasinë dhe cilësinë e kërkuar, por nga ana tjetër ne jemi të ndërgjegjshëm që përpos nevojës që ka tregu, dhe dëshirës së konsumatorit për t’u furnizuar me produkte të freskëta deti, një detyrim madhor është që kjo të bëhet sipas kërkesave të ligjit. Për këtë arsye siç është i rëndësishëm furnizimi i tregut me produkte të freskëta të detit, po aq e rëndësishme është ruajtja e mjedisit ku këto produkte vilen. Në këtë pikëpamje me lejoni të tërheq vemendjen e të gjithë operatorëve të kësaj fushe, që në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë vjeljen e produkteve të detit, veçanërisht molusqeve bivalë, vjelja e të cilëve kërcënon ndjeshëm mjedisin nënujor, posaçërisht shkëmbinjtë nënujorë gëlqerore por dhe brezin koralor. Dhe këtu e kam fjalën për moluskun litofaga- litofaga, apo ai që njihet ndryshe dhe me emrin dateri, vjelja dhe tregtimi i te cilit dëmton shumë mjedisin nënujor, shkëmbinjte gelqeror dhe brezin koralor të vendit. Për këtë arsye kërkoj bashkëpunimin tuaj thjesht për zbatimin e ligjit që ndalon sikurse në gjithë Europën vjeljen, tregtimin dhe furnizimin e gjithë rrjetit të restoranteve me këtë lloj molusku. AKU ju ka dërguar njoftim zyrtar tashmë përmes të cilit ju kujton se vjelja e këtij molusku është tërësisht e ndaluar. Majfton t’ju kujtoj juve dhe konsumatorit shqiptar që duhet të bëhet dhe ai aktor i ndalesës së konsumit dhe të vjeljes së një molusku të tillë se thjesht një pjatë spageti e përgatitur me këtë lloj molusku është ekuivalente me dëmtimin e një metri katror shkëmbi nënujor, ekuivalente me dëmtimin e një metri katror barriere koralore të ujërave të bregdetit tone. Nuk mund të lejojmë shkretëtirëzimin e bregdetit tonë për hir të një molusku. Kemi ospione të tjera të bollshme për t’i ofruar konsumatorit shqiptar: telinet, vongolat, midhjet që mund të ofrohen në gjithë mënyrat e mundshme, qoftë në pastën me fruta deti apo produkte në forma të ndryshme. Por duhet të heqim dorë përfundimisht nga vjelja e daterit, pasi me një akt të tillë bëhemi bashkëfajtorë në një krim të pariparueshëm ekologjik. Dëshiroj t’i përgjigjeni sa në shpejt këtij apeli, ndërkohë AKU ka marrë gjithë masat për largimin me çdo kusht nga tregu, nga gjithë sistemi i vjeljes dhe shpërndarjes por edhe tregtimit. U bëj apel gjithë restoranteve të heqin nga menytë e tyre urgjentisht daterin si ofertë ndaj konsumatorit” tha Ministri Panariti.

Ndërkaq përfaqësuesit e restoranteve dhe tregtimit të daterit u shprehën se kjo është një nismë e mirë dhe përderisa ligji e kërkon ata janë dakord. Ata garantuan se përsa i përket peshkimit me dinamit, një peshk i kapur në këtë mënyrë nuk pranohet në restorantet shqiptare, dhe shitet vetëm në mënyrë të paligjshme në rrugë.

Përfaqësuesit e restoranteve dhe tregtimit të daterit kërkuan të bëhet më shumë nga AKU për të larguar nga rruga të gjithë ata që shesin peshk në kova apo pajisje të tjera rrethanore.

Vetë drejtori i përgjithshëm i AKU, Afrim Bakaj, deklaroi se tashmë është bërë një plan nga dikasteri i tij për të ndërhyrë në gjithë restorantet me qëllim ndalimin e tregtimit dhe servirjes së daterit.

Ndërron jetë në spital i riu që udhëtonte në autobusin e linjës Athinë-Tiranë

thyhet_xhami_i_autobusitNdërron jetë në spitalin rajonal të Fierit, i riu që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në autobusin e linjës Athinë- Tiranë.

23-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale, pasi plumbat i kishin pershkruar organet e brendshme te tij, por bluzat e bardha nuk arritën ta mbanin jetë dhe ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 1:00 pas mesnate ne Mogila te Tepelenes, pjese e aksit Gjirokaster- Fier, ku 22 pasagjere te cilet po udhetonin me autobusin e linjes Athine-Tirane jane terrorizuar, kur persona te armatosur i kane prere rrugen automjetit me qellim grabitje.

Fillimisht autoret kane qelluar ne ajer me qellim qe drejtuesi i autobusit te ndalonte, gje e cila nuk ka ndodhur.

Kjo do te mjaftonte qe grabitesit te mos kursenin plumbat ne drejtim te automjetit, ku si pasoje dy persona kane ngelur te plagosur Laurent Tabaku dhe 19-vjeçarja Q.Dihani, ku kjo e fundit pas mjekimit te marre ka dale nga spitali.

Forcat te Nderhyrjes se Shpejte ne bashkepunim edhe me efektivet e komisariatit Gjirokaster dhe Tepelene kane bere te mundur shoqerimin e 9 personave, te cilet dyshohen te jene autoret e ngjarjes.

Ndërkohohë policia e shtetit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro, për cilindo person që mund të ketë informacion rreth autorëve të sulmit, që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Personat që kanë dijeni mbi autorët e sulmit të autobusit mund të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion 0694102732.

Malaj: Rama po bën lëvizjet e duhura

Arben Malaj ABC_1Arben Malaj, një nga kritikët e Ramës në PS, në këtë intervistë shpreh hapur mbështetjen për vendimet e deritanishme të kreut të ekzekutivit, sidomos në ekonomi. Malaj pranon që përgjigjet e kryeministrit Rama, për situatën e vështirë të trashëguar ekonomike, janë të duhurat dhe këtu përfshin marrëveshjen me FMN-në, paketën e re fiskale që shoqëron këtë marrëveshje si dhe vendimin për të shlyer së pari borxhet e prapambetura ndaj biznesit. Prof. Malaj sugjeron edhe rrugët se si vendi mund të mbërrijë më në fund në një pozicion ku nuk do ishte më nevoja për të riparë politikat e taksave. Në këtë intervistë, ai flet edhe për qëndrimet e fundit të deputetëve me të cilët dikur krijoi LMN-në, si Blushi, Islami, etj., të cilët kritikojnë qeverinë socialiste. Në situata të tilla të rënda për vendin, duhet të ketë frymë ekipi dhe angazhim pozitiv – thotë Malaj. Më poshtë, intervista e plotë e Malajt për DITA.

Zoti Malaj tashmë raportet financiare për ekonominë shqiptare janë zbardhur në një farë mënyre dhe është pranuar fakti se vendi ynë po kalon një periudhë të vështirë pas një ish-qeverisje që ka lënë një situatë të rëndë pas largimit nga pushteti. Qeveria Rama iu përgjigj kësaj situate të trashëguar me një marrëveshje me FMN dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Ju si e shihni situatën ekonomike dhe a është kjo që zgjodhi Rama rruga e duhur sipas jush?

Kjo është një nga situatat më të vështira që po kalon vendi. Ajo lexohet qartë në rënien disa vjeçare të rritjes ekonomike, në rritjen e deficitit dhe të borxhit publik deri në kufijtë kritikë. Konstatohet në nivelet e papunësisë dhe varfërisë. Vendi kishte nevojë për ndërhyrje të shpejtë në ndalimin e përkeqësimit të situatës buxhetore. Hapi i parë në këto raste është rikthimi i kredibilitetit të humbur. Marrëveshja me FMN dhe institucionet financiare ndërkombëtare ishte rruga më e mirë dhe ndoshta me efektin më të shpejtë. Kjo, jo për shumën që do të japin, por për shpresën dhe besimin që mund të krijojnë tek investitorët potencialë, tek institucionet mbështetëse me projekte zhvillimi dhe tek tregjet e kapitaleve që financojnë investitorët privatë.

 

Kjo marrëveshje u shoqërua gjithashtu me ndryshime të rëndësishme fiskale që kanë të bëjnë kryesisht me rritje taksash për biznesin, por dhe për konsumatorin. Kjo paketë fiskale, a ishte veprim i drejtë sipas jush, apo kërkohej një administrim më i mirë i tatimeve, pra të kishte një dorë të fortë në menaxhimin e të ardhurave?

Përderisa situata po përkeqësohej me shpejtësi, vendit dhe jo thjesht qeverisë, i duhej marrëveshje dhe bashkëpunim me FMN, BB dhe institucione të tjera financiare. Kjo kushtëzohej edhe nga paketa fiskale që si qëllim kryesor kishte ndaljen e përkeqësimit të stabilitetit të financave publike, jo si qëllim në vetvete, por si faktor që dëmton rritjen ekonomike. Suksesi i reformave të qeverisë për një rritje më të lartë ekonomike, përfshin edhe stabilitetin e financave publike.

 

Në cilën pikë, sipas jush, vendi do mbërrinte në një pozicion ku nuk do ishte më nevoja për të riparë politikat e taksave?

Disa reforma strukturore siç janë ajo e pronës, funksionimi i shtetit ligjor, tregu i punës, efikasiteti i administratës publike, mund të sjellin efekte më të qëndrueshme, të ndihmojnë rritjen ekonomike dhe të lehtësojnë stabilitetin e financave publike, pa u detyruar në mënyrë të përsëritur për të riparë politikat e taksave. Edhe mbledhja e të ardhurave këshillohet të bëhet pa dëmtuar burimet që i krijojnë ato, ndaj përmirësimi i administrimit fiskal është gjithmonë pjesë integrale dhe e rëndësishme e reformave të taksave. Në një këndvështrim afatmesëm dhe afatgjatë, duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve dhe duke strukturuar më mirë sistemin tonë tatimor, ne duhet të rrisim të ardhurat buxhetore për të rritur cilësinë e funksioneve dhe shërbimeve publike, duke filluar me shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, zhvillimin e qëndrueshëm rural, ambjentin, etj. Një studim i kohëve të fundit i FMN-së vlerëson se vendi ynë është nën kapacitetin optimal të nivelit të taksave në raport me GDP-në. Kjo “rezervë” duhet synuar të arrihet, jo me sforco dhe jo në një periudhë afatshkurtër, por duke zgjeruar bazën e taksapaguesve, duke ulur informalitetin dhe duke përmirësuar administrimin fiskal.

 

rama malajNjë ndër problemet e mëdha të krijuara në tregun shqiptar është mungesa e likuiditetit për shkak të mos pagesës së biznesit për punët e kryera. Këto borxhe dhe pse të trashëguara janë njohur dhe do kthehen nga qeveria e re. Një nga mendimet e artikuluara është që ky borxh do të kthehet duke marrë borxh nga FMN. E ndani ju këtë opinion?

Mbështetja e FMN nuk do të jetë e adresuar drejtpërdrejtë tek shlyerja e borxheve ndaj biznesit, por tek lehtësimi i burimeve për financimin e buxhetit, i cili duhet të fillojë nga shlyerja e borxheve. Shlyerja e borxheve nuk duhet bërë e gjitha me një borxh të ri, por edhe nga investimet e vitit 2014, atë pjesë të tyre që përfaqësojnë projekte në vazhdim por të avancuara.

 

Ju e mbështesni vendimin e qeverisë për të paguar fillimisht detyrimet e prapambetura?

Zinxhiri i borxheve të këqija duhet ndërprerë sa më parë, duke paguar detyrimet e prapambetura dhe duke përmirësuar gjithë këtë proces që të mos krijojë probleme të tilla në të ardhmen. Mbështetja e FMN nuk duhet konvertuar thjesht në fondet që shoqërojnë programin tre vjeçar. Ky lehtësim i burimeve të financimit të buxhetit ku përfshihen edhe borxhet e trashëguara, duhet vlerësuar më shumë për kohën deri në 3 vjetë që krijoi në zbutjen e krizës së likuiditeteve, kohë e cila duhet përdorur me efikasitet dhe përgjegjësi maksimale për reformat strukturore në ekonomi, reforma që duke prodhuar rritje ekonomike më të larta, prodhojnë më shumë të ardhura buxhetore dhe më pak deficit dhe borxh.

 

Z.Malaj, parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2014 sipas Bankës Botërore shkojnë deri në 2 për qind. Është ky një lajm i mirë apo i pritshëm? Dhe a janë qeveria dhe ekspertët e saj të qartë për prioritetet dhe hapat konkrete në këtë pikë?

Parë në raport me situatën e krizës aktuale, 2% është më mirë se 1% dhe shumë më mirë se 0.5 ku rrezikohej ekonomia jonë. Parashikimi i BERZH për 1.7% duhet lexuar me kujdes. Në raport me rritjet që ka nevojë ekonomia jonë për të realizuar më mirë objektivat e saj sociale, uljen e papunësisë dhe varfërisë, si dhe për të plotësuar më mirë objektivat e saj fiskale, stabilitetin e financave publike, edhe niveli 2% është i ulët, edhe pse mund të jetë realist. Duhet të mos vonohemi për reformat që ndihmojnë të kemi një rritje më të lartë dhe një rritje me punësim. Qeveria dhe ekspertët janë të qartë për prioritetet dhe hapat konkrete. Sfida është cilësia e implementimit të tyre.

 

Si e parashikoni ju të ardhmen e ekonomisë shqiptare? Ka vend të përdoret fjalia “po realizohet skenari grek në Shqipëri”?

Jo. Ne duhet të vlerësojmë faktin që qeveria ka ndermarr disa reforma dhe që ajo arriti një marrëveshje me FMN, si hapi i parë për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të krizës sonë. Është hap i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, qeveria e ka të qartë se sa shumë të domosdoshme janë reformat dhe sa i rëndësishëm është krijimi i një ambjenti nxitës dhe mbështetës për çdo investitor potencial vendas dhe të huaj. Duhet mbështetur dhe nxitur konsumi dhe investimi privat, duhet krijuar më shumë akses për burime financimi, duhet ushqyer rritja ekonomike nga rritja e eksporteve, mundësisht të atyre eksporteve që krijojnë një vlerë të shtuar më të madhe në ekonominë tonë. Këto reforma dhe masa konkrete e bëjnë gjithnjë e më të largët skenarin grek për vendin tonë.

 

Zoti Malaj, dikur ju keni qenë pjesë e grupit të quajtur ‘Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS’. Duke parë rezultatet e asaj nisme, a jeni penduar që kini qenë pjesë e asaj lëvizjeje?

Kjo lëvizje në thelbin e saj kishte nxitjen e diskutimeve dhe angazhimeve për domosdoshmërinë e modernizimit të partive politike si parakusht për modernizimin e qeverisjes së vendit. Disa prej ideve të kësaj lëvizjeje i gjen të zbatuara dhe disa të përfshira në programe të partive të ndryshme politike. Kjo vërteton thelbin e saj kontribues.

 

Një nga politikanët e LMN-së është deputeti Ben Blushi, si i shikoni qëndrimet e tij të fundit kritike me qeverisjen e PS-së?

Në politikë fryma e ekipit dhe angazhimi pozitiv janë mundësitë më të mira për të maksimizuar kontributet. Frymën e ekipit dhe angazhimin pozitiv i kam vlerësuar si vlera të përhershme dhe parakushte jetike në plotësim të përgjegjësive kur ke peshën e mandatit të deputetit apo anëtarit të qeverise. Kur vendi kalon situata të vështira, kur ai përballet me krizat e thella financiare, me papunësinë dhe varfërinë, respektimi i këtyre parimeve bëhet më i domosdoshëm, dhe më i dobishëm.

 

Në LMN ishte edhe Kastriot Islami, tashmë deputet i PD. Si I konsideroni qëndrimet e tij dhe do te shkonit dhe ju vitin e kaluar në parti të tjera nëse do te kishit një vend te sigurt ne listën e deputetëve?

Nuk do të dëshiroja që ky debat të vazhdojë për disa nga ish kolegët tanë. Besoj që edhe për ata vetë nuk ka qenë një zgjidhje e lehtë. Personalisht, edhe pse pata ftesa nga parti politike të koalicionit të majtë dhe jashtë tij për të qenë në lista me “nivel sigurie”, ju përmbajta detyrimit dhe premtimit publik se mirënjohja dhe përkushtimi im janë të përhershëm dhe të pa kushtëzuara ndaj njerëzve të mrekullueshëm të PS. Koha tregon që nuk është vështirë të gjesh një vend të sigurt në listën e partive të tjera. Vend i sigurt që do të më pëlqente ta meritoja dhe për të cilin do të vazhdoj të përkushtohem, është mirënjohja e njerëzve të thjeshtë të vendit tim. Sa herë që më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për angazhimet e mia publike, jo vetëm për ato politike, mbaj parasysh pikërisht ata.

 

Në pyetjen për qëndrimet e Blushit, apo kritikëve të tjerë së fundmi, pak më sipër ju thatë që ata duhet të kenë frymë ekipi dhe angazhim pozitiv, sidomos në situata kaq të vështira për gjithë vendin. Z. Malaj, sipas jush, çfarë duhet t’i karakterizojë zhvillimet brenda PS-së që ato të jenë kontribuese për suksesin e qeverisjes së PS-së?

Çdo diskutim dhe debat në PS, në funksion të suksesit të mandatit qeverisës të saj, duhet dëgjuar dhe respektuar. Format dhe rrugët për suksesin e qeverisjes janë të larmishme, e rëndësishme është që kontributet potenciale të bashkohen me përgjegjësitë për mirëqeverisjen e vendit. Duke ndjekur diskutimet aktuale në PS për zhvillimet brenda saj, bazuar në eksperiencat e kulturave politike bashkëkohore, zhvillimet brenda partive politike duhet të jenë në shërbim të sfidave të vendit, çka do të thotë që duhet mandatet partiake dhe cikli i zgjedhjeve në partitë politike duhet te vihen në funksion të cikleve dhe suksesit qeverisës të vendit. Kjo eleminon vendosjen e zhvillimeve partiake mbi ato qeverisëse. Partitë kërkojnë votën publike për të qeverisur. Ndoshta është një moment shumë i mirë që ky parim të qartësohet në dokumentet organizative të PS dhe të votohet në forumet e saj.

 

Një nga kritikat që i është bërë Kryeministrit Rama është emërimi i të rinjve në kabinet dhe në postet kyçe të administratës së shtetit. Disa e shohin këtë si “mënjanim i njerëzve me kontribute dhe me përvojë në PS”. Sa qëndrojnë sipas jush këto kritika?

Kolegët në forumet e PS i kanë diskutuar në momentin e vendim marrjes politike se kush do të ishte ekipi përfaqësues i PS, si në drejtimin e komisioneve parlamentare, ashtu dhe në përbërjen e qeverisë. Në momentet politike të krijimit dhe mandatimit të tyre kryesia e ka dhënë mirëbesimin për strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re. Vendi, padyshim qe ka nevojë për të rinj edhe në mandate të larta politike ata duhen inspiruar dhe mbështetur. Disa prej atyre që konsiderohen të rinj, kanë qenë shumë më të rinj kur u angazhuan dhe u përkushtuan për sfidat e PS-së.

Kabinetet qeveritare nuk janë struktura fikse e të përhershme. Stabiliteti i ekipeve qeverisëse është i rëndësishëm. Një harmonizim më i mirë midis të rinjve dhe kolegëve me eksperiencë dhe kredibilitet publik në të tre mandatet përfaqësuese: parti, parlament dhe qeveri duhet parë si një proces dinamik. Është jetike jo vetëm për PS-në, por edhe për momentin kritik që kalon vendi, që këto diskutime të mos ushqejnë vatra mosbashkëpunimi, por të përmbushin sa më mirë si një ekip i plotë, shpresat dhe besimin e shqiptarëve.

 

Një pyetje të fundit profesor Malaj. Prej përfundimit të zgjedhjeve ju keni qëndruar larg politikës duke u marr me mësimdhënien, është kjo një tërheqje përfundimtare apo jeni duke pritur një ofertë për të dhënë kontributin tuaj në qeverisjen PS-LSI?

Gjatë dhe pas zgjedhjeve angazhimi im publik ka synuar të jetë aktiv në analizat dhe diskutimet për sfidat e vendit. Pas zgjedhjeve jam tërhequar nga përfaqësimi aktiv në strukturat e PS, por nuk jam tërhequr dhe nuk do të tërhiqem kurrë nga detyrimi për t`i shërbyer vetëm pozitivisht vendit tim. Nuk jam i trishtuar qe aktualisht nuk jam ne parlamentin e vendit, nuk jam i ngutur për tu rikthyer ne menyre te sforcuar. Prioriteti im tani është t`iu shërbej sa më mirë studentëve. Bazuar edhe ne eksperiencën personale politika nuk mund të jetë vendi i qejfmbetjeve, por një prej mundësive ku secili mund të afroj dhe maksimizojë kontributet dhe shërbimin e tij.

Gazeta “Dita”

Tahiri: Që sot, deklasifikohet komunikata e policisë

tahiriMungesa e rendit dhe sigurisë kanë qenë sërish sot shqetësimi i opozitës, ndërsa një kundërpërgjigje e hapur vjen nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, PD tani e rriti dozën sipas oreksit të mashtrimit.

“Nuk vlen përgjigjja për PD dhe debati politik sa vlen reformimi i sistemit. Sot për herë të parë, deklasifikohet komunikata e Policisë së Shtetit. Deri dje ishte sekret. Ministri i Brendshëm, kryeministri, kryetari i Parlamentit, Presidenti i Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i SHISH merrnin një kopje ditore të klasifikuar, ndërkohë që media merrte ekstraktin e ngjarjeve më të rëndësishme.

Nga sot, komunikata do jetë publike për të gjithë. Duke respektuar të dhënat private, ngjarjet në hetim të vazhdueshëm dhe të dhëna të tjera që duhet të përbejnë sekret. Kjo është reforma jonë për të garantuar transparencë maksimale ndaj publikut. Kjo është përgjigja jonë. Reformimi i sistemit! Kam dëgjuar nga opozita të akuzojnë se fshehim 40% të kriminalitetit. Nuk marrin mundimin ta provojnë akuzën e tyre. Ndërkohë që tani e rritën dozën sipas oreksit të mashtrimit. Nga 40% e çuan 100%. Përsëri askush nuk jep një provë të vetme. Të paktën tani shpresoj do heshtin, nqs kanë filtër etik, moral e përkushtim ndaj të vërtetës. Më poshtë gjeni komunikatën ditore të plotë. Një të tillë do gjeni çdo ditë në faqen e Policisë së Shtetit”.