Kompetencat e INUK, Kushtetuesja rrëzon ankimimin e PD

KUSHTETUESJAGjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Partisë Demokratike për kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar,INUK.

Demokratët kishin kërkuar nga Kushtetuesja shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin, por Kushetetuesja e ka rrëzuar këtë kërkesë ndërsa ka vendosur që ta shqyrtojë në themel aktin.

Pas vendimit të gjykatës, deputeti i PD-së Eduard Halimi ka theksuar se qeveria ka shkelur vendimet e gjykatave duke shembur pronat e ligjshme të qytetarëve.

“Ne kundërshtuam dëmet që po u bëhen qytetarëve shqiptarë nga qeveria me apo pa tritol. Ky ishte argument jonë duke i thënë gjykatës se i vetmi autoritet në Republikën e Shqipërisë që mund të cilësojë një pronë me leje ndërtimi apo me leje legalizimi si të ligjshme apo jo janë gjykatat e vendit. Nuk është i mundur kryeministri të  thotë që nuk më duhen gjykatat se kam INUK-un. Nëse një pronë është e ligjshme ose jo kryeministri me këtë akt normativ thotë se këtë çështje ma zgjidh INUK-u. Qeveria e tritolit ka shkelur vendimet gjyqësore dhe kanë vendosur tritol mbi pronat e qytetarëve shqiptarë.  Pronat e ligjshme nuk mund të shemben me tritol nga kryeministri apo kryeinspektori” tha Halimi.

Në seancë, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka theksuar se akti normativ për INUK është një cënim flagrant i të drejtave të njeriut.

“Akti normativ për INUK cënon pronën pasi e drejta e pronës mbrohet nga Kushtetuta por edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kushtetuesja duhet ta japë sot vendimin për ankimimin tonë në mënyrë që  qeveria të mos ketë mundësi që të prishë pronën e ligjshmetë qytetarëve me tritol” tha Kaso.

Vendimi i qeverisë

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator 2013, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.

“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’, në çdo rast kur ai konstaton objekt të kundërligjshëm, me ose pa leje ndërtimi, në të gjitha zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Reshjet e dëborës, vështirësi në disa akse në Korçë

rruget-koReshjet e dëborës që kanë përfshirë dy ditët e fundit qarkun e Korçës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Sipas informacioneve më të fundit, vështirësi ka pasur në akset Korçë-Veliternë, Korçë-Cangoj, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Ersekë-Leskovik ku lëvizja e automjeve bëhet me zinxhirë.

Ndërkohë nuk raportohet për probleme në qarkullim në akset Korçë-Bilisht, Korçë-Pogradec dhe Korçë-Ersekë.

Gjithashtu mësohet se pavarësisht reshjeve të dëborës nuk raportohen probleme në qarkun e Shkodrës ku lëvizja e automjeteve  vijon normalisht në të gjitha akset rrugore

Policia e Gjirokastrës ndalon 4 të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj.

Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se janë ndalur  shtetasit Klejdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.

Sipas policisë, ndalimi i 4 të rinjve u bë pasi nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se 3 të rinjtë Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, të ndihmuar nga  Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas një plani të diskutuar dhe menduar një natë më parë në një lokal, në fshatin VASIAR, për grabitje në rrugë, nën efektin e përdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar të ndalojnë duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e  pasagjerëve  të autobuzit, të linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Sherr në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë, pasagjeri plagos me thikë fatorinon

autobusi-kamez_2Një zënkë mes një pasagjeri dhe fatorinos në autobusin e linjës Kamëz-Tiranë ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur fatorinoja.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:40 te pasdites se sotme tek Ura e Kamzës, ndërsa 33-vjeçari  i plagosur Fatmir Marku banor i Kamzës është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit numer 4 te kryeqytetit, të cilët kanë bere edhe shoqerimin e  disa personave per te hedhur drite mbi rrethanat dhe shkaqet e plagosjes.

Shtyrja e ankimimit të PD për buxhetin, Berisha: Akt antishtet i qeverisë

sali-berishaIsh-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sot pas refuzimit të qeverisë për tu paraqitur si palë e paditur në gjykatën Kushtetuese për ankimin e PD për ndryshimet në buxhetin 2013. Në rrjetin social facebook, Berisha thekson se këtë qëndrim të pashembullt të injorimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionit garant të Kushtetutës së vendit, qeveria Rama-Meta e bazon në parimin antishtet, atë të vendimeve të pavlefshme të gjykatave të vendit.

“Te dashur miq, ne revanshin e tij te zevendesimit te shtetit ligjor me shtetin policor, Edvin Kristaq Rama urdheroi ministrat dhe perfaqesuesit e tij te mos paraqiten si pale e paditur ne seancen e gjykimit ne Gjykaten Kushtetuese te çeshtjes se rritjes nga qeveria Rama -Meta te borxhit publik në 75% te GDP-se, shnderrimin keshtu te financave publike ne nje megapiramide te llojit te krizes greke. Kete qendrim te pashembullt te injorimit te Gjykates Kushtetuese, institucionit garant te Kushtetutes se vendit, qeveria Rama-Meta e bazon ne parimin antishtet, ate te vendimeve te pavlefshme te gjykatave te vendit. Bazuar ne kete parim qeveria Rama-Meta ka rrezuar haptas me vendime qeverie nje seri vendimesh te Gjykates Kushtetuese si ato: Per kontrollin e territorit, nepunsin civil, vendimarrjen e Keshillit Kombetar te Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik te qeverise ne Parlament etj etj” shkruan Berisha.

Më tej Berisha vlerëson se përmes këtyre akteve, qeveria Rama-Meta po e kthen vendin pas në të shkuarën.

“Po keshtu, kryekreu me vendime qeverie ka rrezuar vendime te gjykatave te tjera si: per masen e sigurise se baneses, shkarkime te paligjshme ne bordin dhe institutin e statistikave, agjensine e luftes kunder pastrimit te parave etj etj. Ne revanshin e tij drejt shtetit policor zerat i thone atij se ti je dhe kryegjykatesi, kryeprokuroi, kryepermbaruesi i vertete ndersa ata, te tjeret, jane ferri, Luçiferi i realitetit qe duhet zhdukur. Me vrap drejt te shkuares dhe sa me larg Europes!!”

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 11 shkurt shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 “Për buxhetin e vitit 2013”.

Shtyrja e seancës u bë pasi mungonin përfaqësuesit e qeverisë. Deputeti demokrat Eduard Halimi theksoi se qeveria refuzoi të përballej me qytetarët dhe gjykatën.

Në kërkesën e saj, 1/5-ta e deputetëve të PD-së thekson se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

Debate në Komisionin e Sigurisë, Noka-Tahirit: Je karagjoz

flamur-nokaMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka raportuar sot në komisionin e sigurisë kombëtare në lidhje me vrasjen e vëllezërve Çollaku nga pala greke.

Mbledhja u shoqërua me debate mes ministrit dhe deputetit të PD-së Flamur Noka ndërsa pas përfundimit të saj janë shmangur përplasjet fizike  mes deputetëve Pjerin Ndreu dhe Flamur Noka.

Eshtë dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë të komisionit për shmangien e përplasjes fizike mes Nokës dhe Ndreut.

Gjithashtu debate të ashpra ka pasur edhe mes ministrit të brendshëm dhe deputetit demokrat Flamur Noka ku ky i fundit i është drejtuar Tahirit duke i thënë:”Je karagjoz”.

Ndërsa ministri Tahiri iu drejtua opozitës me fjalët: “Ka ikur koha kur policia bënte ekspertizën e vrasjeve që kryente vetë siç ndodhi më 21 janar”.

Ndërsa sa i përket vrasjes së dy vëllezërve Çollaku, Tahiri ka kërkuar nga politika të mos abuzojë me këtë ngjarje të rëndë.

“Dy vëllezërit Çollaku qëlluan me armë ndaj policisë greke dhe ata iu kundërpërgjigjën. Ne nuk mund ta kqyrim vendin e ngjarjes, sepse është jashtë juridiksionit tonë. Ministria e Brendshme nuk bën ekspertizë  mjeko-ligjore pasi kjo është kompetencë e organeve të tjera. Garantoj, që shteti shqiptar ka ushtruar të gjitha kompetencat për ngjarjen në kufi me Greqinë” tha ai.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka i cili ka theksuar se duhet të zbardhjet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku.

“Ngjarja ka një terr informative. Duam të vërtetën e ngjarjes në kufirin me Greqinë ku u vranë dy vëllezërit Çollaku.   Policia jonë dha të njëjtin version të ngjarjes në kufi, si policia greke” tha ai.

Por ministri Tahiri ka përgënjeshtruar deputetin Noka duke theksuar se policia shqiptare ka dhënë versionin e saj zyrtar për ngjarjen.

Ndërsa deputeti demokrat Astrit Patozi ka theksuar se Tahiri duhet të mendojë dorëheqjen nga posti i ministrit.

“Tahiri nuk ka kohë të vijë në komision, pasi është kthyer në një “Star mediash” . A e keni menduar dorëheqjen nga posti apo shkarkimin nga detyra e ministrit?” iu drejtua Patozi ministrit.

Meta-Staffansson: Gjithëpërfshirja e transparenca bazë për realizimin e reformave

Meta-suedezi1-280x200Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri (Rezident në Shkup) Mats Staffansson, shoqëruar nga i Ngarkuari me Punë i Suedisë në Tiranë Patrik Svensson.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Staffansson ndanë bindjen e përbashkët se gjithëpërfshirja, transparenca dhe konsultimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit, janë baza më e mirë e angazhimit për ndërmarrjen e reformave të mëdha që ka nevojë vendi.

Në këtë kontekst, Meta e falenderoi  Ambasadorin Staffansson për mbështetjen e veçantë që Suedia jep në kuadër të reformës administrative dhe territoriale si domosdoshmëri për një pushtet vendor real, efikas dhe të aftë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si në planin ndër-parlamentar, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Staffansson theksoi se Suedia është një prej miqve më të afërt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje se Shqipëria ka reflektuar zhvillime pozitive gjatë viteve dhe muajve të fundit. Në këtë kuadër, Ambasadori shprehu dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke nënvizuar se Suedia është e gatshme t’a rrisë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës, Azarov

kryeministri ukrainesKryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqje. Njoftimi vjen teksa parlamenti ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare.

Azarov ka thënë se jep dorëheqje në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik.

Gjatë fundjavës, presidenti Viktor Yanukovych i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën.

Në prag të seancës së sotme, Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rënë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar.

Diskutimet Serbi-Kosovë në Bruksel, mbyllen pa marrëveshje

thaçi daçiç- ashtonTakimi i përbashkët i përfaqësueses të BE-së, Catherine Ashton, me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Dacic, ka përfunduar pa marrëveshje për çështjet kyçe për të cilat janë takuar.

Sipas Thaçit dhe Dacicit, nuk është arritur marrëveshja për gjykatat dhe asosacionin e komunave serbe.

Kështu ka pohuar edhe kryeministri i Kosvës Hashim Thaçi në rrjetin social facebook, duke thënë se nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe se takimi i radhës do të jetë me 12 shkurt.

“Sapo u përmbyll takimi në Bruksel. Diskutuam për implementimin e marrëveshjes për drejtësi në veri. Ka progres, por pa marrëveshje përfundimtare. U dakorduam që takimi tjetër të mbahet me 12 shkurt në Bruksel”, ka shkruar Thaçi.

Ky është takimi i 21-të mes dy kryeministrave dhe i pari këtë vit, ndërsa raund i ri i dialogut do të mbahet më 12 shkurt.

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Fushë Krujës

Burgu-i-Fushe-KrujesShkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Fushë Krujës Ramazan Hoxha.

Sipas informacioneve, shkarkimi i Hoxhës është bërë nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve pas shkeljeve të konstatuara në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë.

Gjithashtu mësohet se janë shkarkuar nga detyra edhe drejtori juridik dhe 5 oficerë të këtij institucioni.

Mësohet se në vend të Hoxhës është komanduar një drejtues tjetër deri në emërimin e drejtorit të ri të burgut të Fushë Krujës.