Published On: Pre, Maj 31st, 2019

Arrestohet Gjergj Cukali, i forti i Myslym Shyrit

Share This
Tags

Katër muaj pas vrasjes, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali me 30 janar të këtij viti. Policia vuri në pranga Gjergj Cukalin, i njohur dhe si i forti i Myslym Shyrit, person i njohur për policinë. Arrestimi i Cukalit u krye në zonën e “Vasil Shantos”.

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-punonjësit të policisë Arben Bilali, e ndodhur me 30 janar të këtij viti.

Në prangat e bluve ka rënë 40-vjeçari Gjergj Cukali, i njohur ndryshe dhe si i forti i “Myslym Shyrit”. Arrestimi i Cukalit është kryer në zonën e “Vasil Shantos”, zonë nga ku ishin gjurmuar dhe ndjekur lëvizjet e ish-policit.

Sipas burimeve mësohet se identifikimi i Cukalit është kryer pas hetimeve intensive dhe gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e 50-vjeçarit Bilali.

Pas atentatit në zonën e Selitës autorët u larguan me makinë duke tentuar që ta djegin në Bathore, por edhe pse e spërkatën me benzinë nuk arritën ta digjnin atë pasi policia arriti në kohë për të shuar flakët.

Kqyrja e mëvonshme në makinën e përdorur në atentat evidentoi prova të forta përsa i përket autorëve.

40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>