Vijon operacioni në Lazarat, policia gjen sasi të mëdha droge

83

hashashi-makinePolicia e Shtetit ka bërë me dije se, deri tani janë kontrolluar 20 shtëpi në fshatin Lazarat. Gjatë kontrollit të ushtruar, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike si dhe pajisje për përpunimin e tyre.

Vazhdon operacioni i policisë në fshatin Lazarat. Vetë ministri i Brendshëm, Tahiri deklaroi sot se policia nuk do të ndalet dhe se operacioni përfundon kur çdo centimetër katror i Lazaratit të vihet në kontroll të plotë të shtetit.

Në vijim të operacionit për kontrollin e hapësirave të banuara në Lazarat, forcat e policisë gjetën një sasi të madhe lëndësh narkotike. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur bimë të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, dhe municione në sasi të mëdha.