Verona-Inter, formacionet zyrtare

inter.vInteri udhëton sonte në Verona për të zhvilluar ndeshjen e javës së 30-të në Serinë A. Më poshtë i keni formacionet zyrtare të këtij takimi.

Verona: Rafael; Sala, Rodriguez, Moras, Pisano; Obbadi, Tachtsidis, Hallfredsson; Gomez, Toni, Jankovic

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Jesus; Guarin, Medel, Brozovic, Hernanes; Icardi, Palaciao

Jodhpur, ne Indi, i quajtur ndryshe qyteti blu

Jodhpur, ne Rajasthan, Indi, i quajtur ndryshe qyteti blu, per ngjyren e banesave. Adnan Abidi, Reuters/Contrasto
Jodhpur, ne Rajasthan, Indi, i quajtur ndryshe qyteti blu, per ngjyren e banesave. Adnan Abidi, Reuters/Contrasto
Jodhpur, ne Rajasthan, Indi, i quajtur ndryshe qyteti blu, per ngjyren e banesave. Adnan Abidi, Reuters/Contrasto

Eurogrupi i kërkon Greqisë një listë reformash deri më 20 prill

Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Partnerët evropianë të Greqisë i kanë dhënë kohë Athinës deri më 20 prill për të paraqitur një listë reformash në këmbim të këstit të fundit nga programi i ndihmës ndërkombëtare, sipas një të përditshmeje gjermane.

”Përfaqësuesit e Eurogrupit kanë vendosur datën 20 prill për paraqitjen e një liste reformash nga Greqia”, konfirmoi e përditshmja gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

E përditshmja konservatore thekson se i përmbahet informacioneve të disa përfaqësuesve dhe shpjegon se kjo datë është e vetmja mundësi që kreditorët e Greqisë të kenë kohë të shqyrtojnë propozimet e reformave para Eurogrupit të Rigas parashikuar më 24 prill.

Wieland takon Hamitin e Beqirin

rainer wielandNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, sot takuan nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Sipas një komunikate për media, në mënyrë të veçantë u bisedua për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Wieland, që është edhe koordinator i nënkryetarëve të EPP-së në Parlamentin Evropian, siguroi përkrahje për zhvillimet në Kosovë në dritën e plotësimit të standardeve e të vlerave qe e shpijnë Kosovën kah një status me i përparuar drejte Bashkimit Evropian.

Pritet edhe një intensifikim i marrëdhënieve te Kuvendit te Republikës se Kosovës me Parlamentin Evropian ne disa fusha te funksionimit te tij demokratik./kosovapress

SHBA, të shtëna me armë pranë Kongresit amerikan

100722-abd kongresi.hlargeTë shtëna me armë zjarri pranë ndërtesës së Capitol Hill në SHBA. Një person ka qëlluar me armë zjarri, për arsye ende të paqarta.

Policia ka mundur të neutralizojë personin e armatosur, ndërkohë që ndërtesa e Kongresit është mbyllur per arsye sigurie dhe po mbikqyret nën masa të rrepta.

Mësohet se ligjvënësit e Kongresit kanë qenë me pushime 2 javore. Ata do të rikthehen në punë të hënën.

Ndërkohë policia po heton edhe një pako të dyshimtë, e cila gjendet në tarracë në perëndim të ndërtesës Capitol.

Serbia notë proteste Ramës në OKB

edi-rama-dhe-notaQë më 8 prill, Serbia ka dërguar, siç kishte paralajmëruar, notën e protestës në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku kritikohet ashpër dhe kërkohet të merren masa ndaj deklaratave të kryeminsitrit Edi Rama mbi bashkimin e shqiptarëve.

Përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, Milan Milanoviç, i ka dërguar një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kauar, në të cilën deklaratat e Ramës cilësohen si rrezik për paqen në rajon.

Letra: “Deklarata është provokative dhe jashtëzakonisht problematike për marrëdhëniet në rajon, në veçanti për ato mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rrajon.

Në injorim të plotë ndaj Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit dhe e barabartë me një thirrje për ri-vizatimin e kufijve ndërkombëtarë, deklarata shkon në kundërshtim me shpirtin e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët për shtetet e rajonit dhe përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar Bashkimit Europian”.

Në javët në vazhdim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të vendosë nëse çështja do të debatohet.

Por, pavarësisht kritikave edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pas deklaratës së tij, kryeministri Rama duket i pashqetësuar.

I pyetur nëse e shqetësojnë vërejtjet nga BE e SHBA, për deklaratat e tij Rama dje pasi doli nga grupi PS u përgjigj: Fare.

Fatos Mahmutaj: Kallëzimi ndaj Lulzim Bashës, i vonuar dhe i paplotë

Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur ne 21 janar 2011

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj ishte ndër ata që një fat i madh e la në jetë mesditën e 21 Janarit. Plumbi që përshkoi dorën e tij, shkoi dhe i morri jetën Hekuran Dedës. Që atëherë ai nuk ka rreshtur së denoncuari ata që qëlluan duke marrë katër jetën njerëzish, që për pak nuk u bënë pesë me atë vetë.  

Në një prononcim të tijin,  ndër të tjera e habit dhe fakti se përse u zgjodh kjo kohë e ky moment për ta kallëzuar penalisht ish-Ministrin e Rendit Lulzim Basha për ngjarjen e kobshme të 4 viteve më parë   

Ju jeni një prej “viktimave të gjalla” të 21 Janarit. Si e pritet lajmin për një kallzim penal ndaj ish-Ministrit të Rendit në atë kohë, Lulzim Basha, që duhet thënë se bie pak erë dobiçllëk politik, gjersa bëhet në prag të zgjedhjeve lokale?

Kallzimi ndaj Lulzim Bashës është i vonuar dhe i paplotë. Duhet të ishte bërë menjëherë pas ndryshimit të pushtetit, dy vjet më parë, ndërkohë që nuk është kjo akuza për të cilën ai duhet të përgjigjet penalisht.

Ai duhet të ishte ndjekur penalisht si përgjegjës direkt për 4 vrasjet dhe 7 plagosjet të kryera nga efektivët e Gardës së Republikës, institucion në varësi direkte nga ai, si ish-Ministër i Brendshëm.

Nuk mund të të them saktë se çfarë ka pasur në mendje Ministri Saimir Tahiri kur vendosi të kallëzonte penalisht pararendësin e tij në këtë post, por them me bindje se edhe nëse kjo dosje do të kishte motiv të pastër politik, kjo jo vetëm që nuk e dëmton Bashën, por përkundrazi i rrit kredon politike. Nuk e kuptoj pse ky sulm ndaj Bashës, kur tashmë është bërë publike se ai nuk rikandion për Bashkinë e Tiranës.

Ju jeni “viktimë”, si një prej të plagosurve të asaj dite, por jeni njëherësh dhe gazetar i profilizuar në çështjet e rendit. I besoni faktet e publikuara nga Ministri Tahiri, ku për herë të parë dëgjojmë për një helikopter që paska patur si mision hedhjen e një lënde mbi protestuesit?

Mund të jetë e vërtetë se Basha ka kërkuar një helikopter për të hedhur lëndë helmuese mbi protestuesit. Shqipëria ka disponuar helikopterë, po kështu edhe lëndë helmuese ushtarake. Për më tepër, për momentin kur është bërë deklarata e Bashës, është e vërtetë se protestuesit në krahun e piramidës kishin marrë terren pasi kishin zmbrapsur policët e rendit dhe ata specialë brenda 3-4 minutash. D.m.th., është e kuptueshme që ashtu kuturu siç ka qenë Basha, edhe shefi i tij, Sali Berisha, ato moment mund të kërkonin edhe më tepër se aq. Siç në fakt urdhëruan vrasjen e 4 të pafajshmëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve. 

Ministri Tahiri tha se hetimet u përqëndruan tek libri i shënimeve të gardës. A ka qenë kjo një rrugë e duhur për të zbadhur të vërtetën e asaj dite?

Nuk ishte nevoja të gjendej gjurma e ujkut për të bërë këtë, pasi ujku gjithmonë ka qenë prezent dhe madje duke e shqyer prenë e tij publikisht.

Teknikisht, e ligjërisht gjithashtu, ku konsiston përgjegjësia e ish-Ministri Basha në atë ngjarje?

Është urdhërues direkt i të gjitha krimeve të asaj dite. Së bashku me Berishën. Tashmë është bërë publike që nëpërmjet badigardit të Berishës u urdhërua ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi, për të hapur zjarr mbi protestuesit. Kur ai nuk u bind, e rrahën në zyrën e Berishës dhe madje i nxinë dhe syrin.

Edhe diçka tjetër që ju, ndoshta për arsye emotive nuk e keni thënë: a kanë përgjegjësi tek 21 Janari edhe drejtues të atëhershëm të opozitës, jo direkt për vrasjet, por si “ndezës fitili” që çoi në atë lloj dhune?

Për mua nuk ka asnjë përgjegjësi opozita e atëhershme. Ajo ishte një protestë që nisi nga qytetarët e revoltuar për “bllokun 700 mijë eurosh” të Ilir Metës. Po kështu, urrejtja qytetare kishte nisur prej kohësh që nga abuzimet e Berishës me votimet e vitit 2009, si dhe nga aleanca e tij me LSI-në në të njëjtën kohë. Elektorati kryesisht i majtë ishte zhgënjyer nga politika dhe kishte nisur të reagonte në njëfarë mënyre.

“Blloku 700 mijë eurosh” u bë shkak që urrejtja e akumuluar të shpërthente. Opozita e atëhershme u gjend vetëm në rolin e organizimit të turmës, por jo si ndezëse e urrejtjes.

*tesheshi.com

Zbulohet një “botë e humbur” pranë Antarktidës

ANTRAKTIDAPopullata të llojeve të panjohura më parë për shkencën, të grupuara në mjedis të nxehtë, të errët e perreth të çarave hidrotermale, janë zbuluar në fundin e detit pranë Antarktidës.
Zbulimet e bëra nga ekipet e studiuesve, udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Southampton, Qendra Kombëtare e Oqeanografisë dhe Analiza britanike antarktike, përfshijne lloje të reja të gaforreve, yjeve të detit, anemoneve të detit, e madje edhe një oktapod, më shumë gjasa lloje të reja për shkencën.
Për herë të parë, studiuesit, duke përdorur një mjet nënujor të komanduar në distancë (ROV), kanë mundur të eksplorojnë thellësinë e Kreshtës lindore të Skocise, nën Oqeanin Jugor, ku të çarat hidrotermale krijojnë njëmjedis unik ku mungon drita e diellit, por të pasura në substanca kimike të caktuara.

Në mendjen e një pedofili

bambini-siria-300x225

Aurora Allushaj

Pedofilia është një argument delikat, i dhimbshëm, i vështirë për tu trajtuar edhe pse për fat të keq shumë shpesh është lajmi kryesor i hapjes së medieve. Por çfarë dimë  për pedofilët? Kush janë mekanizmat me të cilat ata mbrojnë dhe justifikojnë krimet e tyre? Çfarë ndodh në mendjen e një pedofili?

Psikiatër dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur të zbulojnë detaje të reja të asaj që ata e konsiderojnë sëmundje mendore, pedofilisë. Nga ana mjekësore, konsiderohet si një sëmundje mendore e cila kthehet në krim në momentin që i sëmuri hyn në aksion. Sipas studimeve më të fundit amerikane, çelësi për të ndaluar dhe kuruar këtë problem mendor  është në detajet klinike. Edhe midis psikiatërve, në nivel botëror ka përçarje për pedofilinë: disa e përcaktojnë atë si një varësi, të tjerë si një orientim seksual  dhe të tjerë akoma e kërkojnë përgjigjen tek skanimet e trurit të pedofilëve.

Edhe pse me hipoteza të ndryshme, të gjithë psikiatrit kanë rënë në ujdi për një përkufizim të përbashkët se ç’është pedofilia.Sipas tyre, pedofilia është një kriter që përcakton dëshira erotike per fëmijët prepubertet, zakonisht nën 13 vjeç. Arsyeja është akoma për tu stabilizuar, por sipas studimeve të ndryshme të bëra në këtë fushë,  numri më i madh i pedofilëve është i gjinisë mashkullore, 94%. Studimi isëmundjes është shumë i komplikuar për vetë faktin se shumica e personave me tendenca të tilla nuk kërkojnë ndihmë dhe zbulohen vetëm (jo gjithmonë), në momentin kur hyjnë në aksion.

Pedofilët shpesh kalojnë muaj të tërë në kontakt me “viktimat”, luajnë me ta, ju dhurojnë lodra dhe dhurata të tjera për tu bërë pjesë e universit të fëmijës. Pedofilët nuk kërkojnë tek fëmija vetëm kënaqësinë seksuale, ata shumë shpesh identifikohen fuqishëm tek viktimat e tyre. Terapitë e ndryshme që bëhet kërkojnë që të afrojnë pedofilët me botën e të rriturve, pra shkëputjen nga bota e të miturve, rikrijimin e aftësive normale sociale të cilat shpesh ju mungojnë.

Shumë pedofilë nuk operojnë me qartësi  në lidhje me moralin e asaj që bëjnë, por ata krijojnë “shtrembërime konjitive”, shfajësojnë veten nga faji dhe përgjegjësia.  Për shembull, shpesh justifikojnë këtë duke thënë se “fëmija nuk ka thënë jo kur kam filluar”, apo “dikush e bëri për mua një veprim të tillë kur unë isha  fëmijë dhe kam menduar se ishte normale”, ose “Unë me të vërtetë i duan fëmijët. “

Në shumicën e rasteve, miq apo fqinjë të pedofilëve kanë treguar “dukej një person normal”, dhe se nuk do të kishin dyshuar kurrë për një gjë të tillë. Pra, një person normal por që në mendjen e tij formulon llojë – llojë skenarësh që më mbas mundohet ti vërë në jëtë sapo të gjejë prenë e radhës.

Fiksimi erotik për fëmijët pre-pubertet është një zonë  e tmerrshme   për pedofilët të cilët pa këtë “fiksim” do të bënin një jetë normale. Dëshirat seksuale të këtyre personave janë si “copëza pellgjesh”. Por këto ide bien ndesh me rezultatet e kërkimeve më të fundit të bëra nga James Cantor,  prof. në Departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Torontos. Cantor është i vetmi mjek në botë që studion pedofilinë nga pikëpamja biologjike, diferencat fizike dhe cerebrale që dallojnë pedofilwt nga pjesa tjetër e popullsisë. Cantor ka zbuluar se, përgjithësisht pedofilwt kanë një kofiçent  intelekti 10 pikë më të ulët se e mesmja e pergjithshme e popullsisë. Ata janë 2.5 centimetra më të ulët dhe pjesa më ë madhe e tyre janë mëngjarash dhe gënjeshtarë. Mëngjarashët janë më të shumtë në numër edhe në rastet e autizmit dhe skizofrenisë, dy kushte psikiatrike me “bazë të qartë biologjike”. Nga skanime të ndryshme të trurit janë zbuluar dallime të shumta të lëndës së bardhë midis pedofilëve dhe jo pedofilëve, ose më saktë në substancën që lidh njërin rajon të trurit nga tjetri. Në grupin e pedofilëve të analizuar, është vënë re një deficit i theksuar i lidhjes së lëndës së bardhë në këto rajone. Kur nuk ka mjaftueshëm lëndë të bardhë, rrjeti cerebral identifikon se potencialet seksuale nuk funksionojnë mirë. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ndalimin dhe më pas kurimin e këtij fenomeni që ende sot ngelet destinacion i kërkimeve të ndryshme mjekësore dhe shkencore. Personalisht e shikoj në një këndvështrim më të gjerë, besoj që nuk mund të mbyllet gjithçka vetëm në kuadrin klinik, por të studiohet dhe të nxirren përfundime shkencore me baza të forta.

Ja si u ekzekutua Dritan Lamaj

 

vrasja

Publikohen pamjet e ekzekutimit të Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013.

Një video që zgjati rreth 2 minuta ka regjistruar momentin kur kryekomisari po parkonte makinën rreth 100 metra pranë shtëpisë së tij.

Prapa i vjen një makinë nga e cila qëllohen të shtëna automatiku.

Në këtë moment aty ngjitur duket dhe një motor dhe që personi që ndodhet në makinë e shtyn me derën e makinës dhe e rrëzon ndërkohë që mbi makinë qëllohet me breshëri automatiku. Ndërkohë pak më tutje tre persona, nga pamjet duken vajza të cilat ishin ulur në një nga tavolinat e lokalit nxitojnë të fshihen.
Më pas Dritan Lamaj del nga makina dhe duket se drejtohet drejt lokaleve që ndodheshin aty afër për të kërkuar ndihmë por nuk Ia arrin.

Për vrasjen e Dritan Lamajt u arrestua dhe u akuzua Arben Frroku, por me një vendim të datës m3 prill 2015 gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm. Këto pamje janë transmetuar në emisionin “Xhungël” të gazetarit Artan Hoxha në News 24