Pas gjashte oresh mbledhje me dyer te mbyllura Keshilli i Larte i Drejtesise, ka vendosur shkarkimin e gjykateses Elona Gjoka per shkelje te renda ne detyre. Kerkesa erdhi nga ministri i Drejtesise Nasip Naco.Ne mbledhjen e sotme eshte vendosur gjithashtu verejtje me paralajmerim per gjykatesin tjeter Shyqyri Cobo.
KLD gjithashtu deklaron se per 13 vendet vakante te magjistrateve, emerimet do te behen ne mbledhjen e ardhshme Mbledhja u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, i cili eshte gjithashtu, kreu i KLD-se.
Kur bisedimet mes ministrave të Financës së Eurozonës për dhënien e një fondi emergjence për Greqinë kanë nisur, Bloomberg informon se parimisht kanë rënë dakord për të dhënë një kredi prej 7 miliardë eurosh.
Mësohet se vendimi pritet të shpallet zyrtarisht nesër pasi të jenë përpiluar detajet teknike. Nuk është e qartë ende se nga do të merret ky fond.
Bisedimet nisën disa orë pasi parlamenti grek miratoi paketën e reformave të kërkuara për një kredi të tretë.
Eurogrupi gjithashtu do të diskutojë dhe hapat e ardhshëm, ndërkohë që Greqia pritet të qëndrojë pavarësisht se ka humbur maxhorancën, pasi 38 deputetë të saj votuan kundër reformave.
Edhe Britania e Madhe, pas sigurimeve të marra nga Brukseli, ka hequr rezervat e saj dhe është gati të japë dritën e gjelbër për kredinë 7 miliard euroshe për Greqinë nëpërmjet përdorimit të Mekanizmit të Stabilizimit Financiar të Europës, sipas burimeve të BE-së.
Dakordësia pritet të vijë në një konferencë telefonike që do të zhvillohet mes ministrave të financave të BE-së, ndërsa ministrat e Eurogrupit do të vlerësojnë nëse, pas votimit të Parlamentit të Athinës, duhet të fillojnë negociatat për programin e ri të ndihmës ose jo.
Dje u mendua se ministri i Financave do të caktojë fondin ESFM, një lëvizje e cila u kundërshtua me forcë nga disa vende të BE-së, veçanërisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas hetimeve qe kane nisur pune per zbardhjen e plote te ngjarjes, shkaku kryesor i vetevrasjes se studentes 20-vjecare eshte vajza me emrin Xhoi akoma e pa identifikuar pasi viktima nuk ka dhene asnje informacion te sakte qe mund te ndihmoj ne identifikimin e saj.
Kjo vajze mbetet akoma mister pasi asnje nga shoqet e viktimes me te cilat ajo ndante shtepine ne Tirane nuk kane asnje informacion rreth saj.te tri shoqet e viktimes jane shoqeruar dje per tu mare ne pyetje nga grupi hetimor, por megjithate nuk eshte zbuluar asgje. Burime nga Policia thane se asnjera prej tri vajzave te pyetura nuk kishte dijeni per lidhjen apo dashruine e fshehte te shoqes per nje femer tjeter. Madje, ato kane pohuar para oficereve te Policise se Ida u kishte folur per nje lidhje qe kishte me nje djale, te cilin nuk e kishin takuar asnjehere. Vajzat kane deklaruar se shoqja e tyre ishte shume e qete, e dashur dhe qe nuk kishte lene asnjehere te dyshonin se ajo mund te kryente nje veper te tille.
Ne letren e fundit qe ka shkruar para se te vetevritej 20-vjecarja i drejtohej nje personi me emrin xhoi qe sipas Policise mendohet te jete femer. Ajo i kerkonte falje edhe familjes se saj per veprimin qe do te kryente duke theksuar se jeta e saj nuk do te kishte me kuptim.
“Me falni per kete qe bera nuk eshte faji juaj” shkruan ajo. Ndersa me poshte mes fjaleve ku edhe le te kuptohet shkaku i vetevrasjes ajo shkruan -” Te dua sahume Xhoi. tani po iki pergjithmone. E kuptova vone qe ti nuk je ashtu si une. E kuptova qe nuk mund te behesh si une. Dashurine per ty do ta marr perjetesisht me vete! Lamtumire!”
Përleshje të dhunshme përfshinë protestat kundër planit për masa të ashpra të kursimeve, para parlamentit grek, i cili miratoi me 229 vota për dhe 64 kundër, masat e ashpra ekonomike, që mundësojnë zbatimin e marrëveshjes prej 86 miliardë dollarësh me vendet e eurozonës
Grupe protestuesish hodhën gurë mbi policinë e cila përdori gazin lotsjellës. Mbi 50 protestues janë arrestuar.
Policia tha se rreth 12 mijë veta ishin mbledhur në një protestë në sheshin Syntagma, pranë parlamentit për të kundërshtuar masat e kursimit që përfshijnë rritjen e taksave dhe reformimin e pensioneve.
Më 13 korrik, liderët e eurozonës i kanë bërë presion kryeministrit grek Alexis Tsipras që të pranojë shkurtimin e shpenzimeve publike, masa këto që votuesit grekë i refuzuan në referendumin e mbajtur më 5 korrik.
Por masat shtrënguese dhe ekonomia e lirë e tregut bien ndesh me politikat e partisë së krahut të majtë Syriza, të kryeministrit Tsipras dhe një numër i madh i deputetëve nga kjo parti pritet që të votojnë kundër reformave
Nje i ri gjeti vdekjen dhe tre te tjere jane plagosur rende ne nje kompleks pishinash ne autostraden Tirane-Durres si pasoje e nje perleshjeje te dhunshme ku jane perdorur arme te ftohta.
Shkak i perleshjes mes te rinjve mendohet se ka qene ngacmimi i nje femre. Si pasoje e perleshjes kane mbetur te plagosur shtetasit me inicialet M.K 22vjec, G.D 15vjec, K.D 19 vjec dhe L.D.
direkt pas ngjarjes te rinjte jane transportuar per te mare ndihmen mjeksore por, fatkeqsisht 19vjecari K.D nuk ka mundur tu mbijetoi plageve te marra dhe ka nderruar jete.
Policia po heton per zbardhjen e plote te ngjarjes. Paraprakisht mendohet se perleshja ka nisur si pasoje e nje ngacmimi te nje femre qe ndodhej ne shoqerine e te plagosurve.
Blerjet e reja te katalanasve Aleix Vidal dhe Arda Turan nuk do munden te luajne as ne ndeshjet miqesore deri me 1 janar 2016.
Skuadra katalane do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka caktuar disa duele. Po ashtu, Barcelona do të takohet me Fiorentinën në Itali dhe me Romën në Camp Nou për trofeun Gamper.
Megjithatë, përgjigja e FIFA-s ka qenë negative në lidhje me kërkesën e klubit që Vidal dhe Turan të kenë të drejtë të luajnë në to.
Komisioneri i BE-së për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, ka qenë sot në Prishtinë në takim me kryeministrin Isa Mustafa vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian.
Duke çmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur proceset që lidhen me edukimin, kulturën, rininë dhe sportin, komisioneri Navracsics, po ashtu shprehu përkrahjen e BE-së në këto aspekte të rëndësishme të zhvillimeve në Kosovë.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur avancimin dhe reformat në arsim, kulturë dhe mbështetjen e rinisë e sportit në Kosovë.
Kryeministri Mustafa e njoftoi edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e aspekte të tjera në kuadër të zhvillimit të vendit.
Të gjitha regjistrimet audio të proçeseve gjyqësore në 140 salla nga 36 gjykata të vendit do të arkivohen në një sistem që do të monitorohen nga dy inspektoriatet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në këtë seancë është mundur të zbulohet se një gjyqtar i Pogradecit ka qenë i njëanshëm në gjykimin e çështjes.
Ambasadori amerikan, Donald Lu, tha se ky projekt pilot i cili pritet të shtrihet në gjykatë do të arrijë të evidentojë shumë emra gjyqtarësh të korruptuar.
“Shpresojmë që përmes reformës në drehjtësi dhe prezantimit të kësaj teknologjie të re më shumë kriminelë të dhunshëm dhe personazhe të krimit të organizuar, zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të mund të dënohen dhe të shkojnë në burg” tha ai.
Sistemi i regjistrimit të seancave do të aplikohet edhe në Gjykatën e Lartë. Programi 5 vjeçar i USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka filluar në tetor të 2010.
Arkivi Qëndror për ruajtjen e regjistrimit digital-audio të të gjitha seancave gjyqësore në Shqipëri është një financim i USAID.
Anija Kozmike e NASA-s “New Horizon” bëri vizitën e parë në Pluton, me një shpejtësi prej 14km/ sek.
Më herët, agjensia hapësinore zbuloi foton më të detajuar deri më sot të planetit. Hetimi lidhej me bërjen e sa më shumë fotoe dhe marrjen e të dhënave shkencore mbi objektin.
Kontrollorët morën një raport të fundit të statusit shëndetësor, para se anija robotike të hiqte antenat nga Toka dhe të përqëndrohej në objektivin e ri.
Të dhëna të reja pritet të njoftohen për agjensinë hapësinore lidhur me misionin. Priten sinjale nga pothuajse 5 miliard kilometra larg.
Ky është një moment historik zbulimi hapësinor, tha shefi i misionit Alan Stern. “Është diçka historike kjo që Shtetet e Bashkuara kanë bërë, dhe skuadra e re e eksplorimit është krenare që ka bërë këtë arritje”.