“Rusi 2018” Shqipëria në grup me Italinë dhe Spanjën

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineShqipëria do të luajë kundër Izraelit, Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit,Bosnjës dhe Hercegovinës, Italisë dhe Spanjës.

Kjo u caktua në shortin që u hodh për eliminatoret e kampionatit Botëror i cili do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018. 9 kombëtare do të kualifikohen direkt si kryesuese të grupeve, 4 nga play-offi dhe Rusia si mikpritëse, që do të thotë se nga Evropa do të jenë 14 kombëtare në Kupën e Botës.

Grupi G Lihtenshtajni, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Italia dhe Spanja.

I jep fund jetës, hidhet nga ballkoni 40 vjeçarja

ambulance.31Një tjeter ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në qytetin e Vlorës, ku një grua 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasja Brikena Nurellari, banuese në zonën e Ujit të Ftohtë, është hedhur nga ballkoni i banesës së saj. Nga verifikimet e para ka rezultuar se gruaja, e divorcuar dhe nënë e një vajze 20-vjeçare, vuante nga depresioni. Mësohet se ajo ka gjetur menjëherë vdekjen për shkak të lartësisë nga është hedhur.Policia do vazhdoje punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Humb jetën në plazh i riu

Ambulance1Jonida Cota

Një 20-vjeçar nga Tirana humbi jetën pasi u mbyt teksa lahej në Plazhin e Ri në Sarandë.

Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 18:30 mbazditen e djeshme. Viktima e indentifikuar me emrin Leonard Brahimllari ,ndodhej në plazh me shokët. Trupi i viktimës u nxor në breg nga pushuesit, por i pajetë.Ai u transportua në spitalin e qytetit. Ende nuk dihet shkaku i mbytjes së të riut, ndërsa hetimet mjeko-ligjore do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbytje apo për infarkt.

 

 

 

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet i riu

arrestimPolicia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë një 23¬vjeçar me iniciale H.L, pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Gjithashtu jane kapur dhe dy blereset e droges M.S 31 vjec dhe D.S 26 vjeç.Uniformat blu bejne te ditur se hetimet do te vazhdojne pasi mendohet se jane te perfshire edhe persona te tjere.

Jonida Cota

KE letër Nikollës, vlerëson ligjin për Arsimin e Lartë

Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Komisioni Europian përshëndet miratimin e ligjit për arsimin e lartë në Kuvend.

Drejtori i Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën në KE, Xavier Prats Monne ka uruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për kalimin e ligjit duke i thënë se duhet të ndihet krenare për këtë gjë.

Në letrën drejtuar Nikollës, Monne thekson se tashmë sfidë mbetet implementimi i ligjit.

Mes debateve të shumta, ligji për arsimin e lartë kaloi në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar dergimin e tij ne Gjykaten Kushtetuese.

Mesazhi i Monne:

Ju keni drejtuar një proces tepër të gjatë, të vështirë dhe kompleks mbledhjesh faktesh e argumentesh, duke u konsultuar me të gjithë grupet e interesit dhe politikbërësit, ku dhe unë personalisht, kam qenë dëshmitar sesa shumë ju dhe Kryeministri Edi Rama keni investuar personalisht në këtë përpjekje të madhe. Ndaj duhet të jeni krenare për çka keni arritur.

Gjithashtu, e di se ky është vetëm fillimi, jo fundi. Që nga diskutimi ynë në Tiranë, tani që ligji i ri po shkon drejt implementimit, kjo mbetet sfida e radhës. Por unë nuk kam dyshime, se ju do të tregoni sërish që jeni të aftë për të mbajtur barrë mbi supe.

Ne do t’ju ndjekim nga afër në hapat tuaj të radhës, dhe, ndoshta e panevojshme për ta thënë, ne do të qëndrojmë në dispozicionin tuaj për bashkëpunime të mëtejshme.
Ju përcjellim përshëndetjet tona të përzemërta nga Bruksel

Testimi i infermierëve, 350 bluza të bardha në “provimin”

spital350 infermierë të Spitaleve Universitare në Tiranë iu nënshtuan testit për vlerësimin profesional sipas urdhërit të Ministrit Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Testimi nisi pasditen e së premtes me qëllim për të mos krijuar mungesë në shërbimet spitalore.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Milva Konomi, monitori proçesin e administrimit të këtij testi dhe tha se ruhet anonimati dhe rezultati nuk do ti kushtojë askujt vendin e punës.

“Marrin pjesë gati 

75% e atyre që janë regjistruar në fillim për arsye lejesh, për arsye pune. Do të organizohet edhe një testim i dytë, çdo gjë është gati, teza është gati. Është veç identifikimi dhe veç pyetësori. Kjo shkëputet, ky jam unë, ky është pyetësori im. Mendohet që ajo që do ndodhë pas testit, do të kontrollohet njëherë, do shikohet si ka dalë rezultati, do jepet një shpjegim i parë. Dhe pastaj ne shpresojmë që do jetë një test i kalueshëm nga pjesa dërmuese e infermierëve tanë. Teza ka 35 pyetje, koha e zhvillimit është një orë”.

Të shtunën do të jetë rradha e infermierëve të QSUT-së për tu testuar dhe po ashtu e infermierëve të tjerë që nuk arritën të merrnin pjesë në datën e parë të provimit.

Kualifikohet Kukesi, permbysje spektakolare !!

Kukesi ka arritur te kualifikohet me tej ne Europa League pas fitores 4-2 me Mladost Podgorica.

Pas humbjes 1-0 ne Shqiperi, Kukesi ka dhuruar spektakel te vertete ne fushen e Mladost Podgorica duke fituar bindshem me rezultatin 4-2. Per Kukesin ka hapur serine e golave Moreira Santos ne minuten e 13′, ndersa me pas kane shenuar Pero Pejic ne minuten e 19′, Flores Bonfim 32′ dhe e ka mbyllur perseri Pero Pejic ne minuten e 72. kukesi

Zlatan Ibrahimovic refuzon Manchester United!

Emri i Zlatan Ibrahimovic eshte lakuar shume ne keto dite te nxehta te veres dhe te merkatos njekohesisht duke e lidhur ate pervec Milanit, edhe me shume skuadra te tjera Europiane. Pas refuzimit qe i ka bere Galatasarayt suedezi duket se ka mare nje oferte te majme nga “Djajte e Kuq” por sic duket suedezi nuk eshte ndikuar fare. Duket se parate nuk perbejne problem per te dhe se deshira e tij e vetme eshte Milani. Mediat e ndryshme evropiane kane raportuar se ai do te jete i lire nga PSG pas dates 1 gusht pra pas zhvillimit te superkupes se Frances.ibra

Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona

arrestimPolicia e Pukës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy persona dhe ka sekuestruar rreth 600 rrënjë kanabis.

Burime nga Policia e Shkodrës njoftojnë se në kuadër të punës së policisë për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike, Policia e këtij qyteti ka kryer një operacion në zonën e Pukës. Gjatë operacionit u zbuluan 3 parcela të mbjella me Kanabis Sattiva, teksa u arrestua në flagrancë shtetasi Roland Mhilli, 25 vjeç,  banues në Pukë, si dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç,  banues në Pukë. Arrrestimi i tyre u bë pasi, në vëndin e quajtur “Shllin”, të fshatit Karmë, në Pukë është kapur në flagrancë shtetasi Roland Mhilli brënda në parcelë të kultivuar me bimë te dyshuar narkotike si ajo e Canabis Sattiva, duke punuar e ujitur këto bimë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Tip Pistolet TT, pa numër të identifikuar ,me tetë fishekë e një karikatore dhe një sasi lendë narkotike e thatë (boçe) me peshë 970 gr.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , për veprën  penale “Prodhim dhe shitja e narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”.

 

Adoleshenca është mosha më e ndjeshme

Djemte praktikojne Parkourin ne Khan Yunis, Gaze. (Hatem Moussa, ApLapresse)Psikologët mendojnë se adoleshenca është mosha më e ndjeshme, por edhe më e bukura njëkohësisht . “ Si prindërit ashtu edhe të tjerët duhet të kenë mirëkuptim ndaj adoleshentëve, sidomos në  momentet kur ata janë të zemëruar.

Por, përveç kësaj, edhe vetë adoleshentët në momentet e adoleshencës duhet që të përmbahen dhe ta kenë vetën nën kontroll, në mënyrë që zemërimin e tyre ta mbajnë për vete dhe mos ta manifestojë te të tjerët të cilët nuk kanë faj.

Sipas saj, në rastet më të shpeshta adoleshentët zemërimin e tyre e shprehin me të gjithë, për faktin se ata mendojnë se të gjithë u kanë faj atyre dhe vetë mosha e bën që ata duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë,  siç u shpreh ajo, kur adoleshentët  janë të zemëruar, hidhërimin e shprehin te të gjithë. Mirëpo, të tjerët duhet t’u tregojnë atyre se duhet të jenë të durueshëm.

Aktivitetet fizike janë posaçërisht të dobishme dhe adoleshentët kur janë të zemëruar që mos ta shfaqin atë tek të gjithë, duhet të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën. Këto lloj aktivitetesh u ndihmojnë atyre që të mos ndihen të lodhur dhe ta lehtësojnë  gjendjen shpirtërore”, ka thënë ajo.

Por, ka edhe të atillë të cilët në momentet kur janë të zemëruar, mërinë e tyre e fshehin përmes aktiviteteve të tjera, siç janë  pikturimi, marrja me poezi, muzika.