Kryeministri: Bëmë o babë të të ngjaj, Basha: Bajgat e Edi Ramës nuk shesin më

rama-inspekton-hipotekenRama dhe Basha janë përplasur live, por njëri në konferencë me gazetarët dhe tjetri duke iu përgjigjur në FB. Ndërkohë që kreu i opozitës po bashkëbisedonte me gazetarët për situatën në vend dhe për reformën në drejtësi, Rama i është përgjigjur në këtë mënyrë:
Rama në FB: “Beme O Babe te te ngjaj!Shpif Baba e shpif Çuni,shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma ne Drejtesi,sa me shume balte se kushedi..”
Por ndërkohë që vijonte konferenca me gazetarët, Basha u vu në dijeni për reagimin e kryeministrit, dhe ja si i përgjigjet:
Basha: Bajgat e Edi Ramës nuk shesin më. Asgjë në këtë diskutim me ju nuk është drejtuar ndaj personit të tij por mekanizmit të korrupsionit që ka montuar. Nëse na ndjek dhe vazhdon të na ndjekë” Përshëndetje s’e kam me ty por me paret që ke vjedhur.
O.N

Masoneria e lirë

Shikoni Dokumentarin!mazoneria

https://www.youtube.com/watch?v=Bjkd8sJGaKI

Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!

Andi BushatiAndi Bushati
Debati politik rreth ndalimit të bujshëm të Emiliano Shullazit i ngjan në thelb të gjitha debateve shterpë që zhvillohen prej kohësh në këtë vend, për kriminalizimin e palëve, për koncesionet abuzive, për tenderat e miqve dhe familjarëve, për vjedhjen e zgjedhjeve e kështu me radhë.
Edhe njëherë akoma publiku është vënë në rolin qesharak të spektatorit që duhet të shohë pafundësisht filmin : “Hajduti thërret kapeni hajdutin”. Kjo po ndodh edhe tani.
Berisha bërtet për lidhjet e “Saje Qorrit” me të fortin e paprekshëm, për gjobat që i vihen biznesmenëve dhe grabitjen e pronave nga një njeri që ka mbulesën dhe mbështetjen e pushtetit. Zëdhënesit e tij përmendin atë rastin e “luftës” tek rruga e Kavajës, pas të cilës Shullazi u la i lirë menjëherë pas paraqitjes në polici me justifikimin se ndaj tij nuk kishte prova.
Nga ana tjetër, idhtarët e shumicës nuk përgjigjen direkt për këto akuza, por flasin vetëm për kohën kur Shullazi flirtonte me njerzit e Berishës. Ata kanë seleksionuar në memorien e tyre atë rastin kur “miku i sotëm i ministrit të brendshëm” shërbente në majin e vitit 2001 në fushatën e Lulzim Bashës. Kur ai u kap me armë dhe u la i lirë. Ata kujtojnë prishjen e mitingjeve të PS-së në opozitë dhe ngrejnë pyetjen: Pse kur Berisha ishte në pushtet i akuzuari prej tij, u arrestua dhe u lirua plot tre herë?
Sot berishistët bërtasin se Tahiri nuk ka as guxim ta përmendi të fortin e arrestuar dhe socialistët mbrohen duke thënë : si ka mundësi që Saliu, që nuk le emër pa marrë nëpër gojë, e harroi për 8 vitet e pushtetit të tij Emiliano Shullazin ?
Ky pra është ping pongu i zi që luhet në sytë e publikut.
Dhe në këtë kuptim ai ngjan me një histori që kemi përjetuar më parë.
Me atë kur u vra komisar Dritan Lamaj.
Atëhere ishte koha e pushtetit të PD-së dhe opozita nxitoi të akuzonte se i dyshuari për vrasjen, Arben Frroku, ishte i lidhur me kupolën e policisë, se këndonte me ta me çifteli, pra se shkurt kish guxuar të ngrinte dorën mbi një komisar sepse kishte mbrojtjen e pushtetit.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama ndryshoi vendet me Berishën në qeveri. Por akuzuesit e dikurshëm e futën Frrokun e akuzuar në koalicion, e bënë vëllain e tij deputet, nuk e ndoqën procesin e policit të vrarë dhe se fundi fshëhën edhe dokumentat e interpoliti që mund të hidhnin pak dritë mbi këtë ngjarje.
Përfundimi dihet : në shkallë të parë, gjykata e la krimin pa autor dhe i dha mundësinë Arben Frrokut të arratiset.
Sepse ai qe i të gjithëve.
Kështu është edhe Shullazi sot.
Njësoj i demokratëve të djeshëm, sa dhe i socialistëve të tanishëm.
Prandaj disa zëra përtej PD-së dhe PS-së kanë filluar të bëjnë kasandrën për të thënë parathënë lirimin e tij. Dhe nuk është çudi që të ndodhë.
Ai dhe njerzit e tij mund të vazhdojë në rrugën e bëmave të deri tanishme ndërkohë që PS-ja dhe PD-ja do të vijojnë të zihen se kush e ka fajin për të, ashtu si për krimet e tjera, tenderat, koncesionet, lejet e ndërtimit.
Dhe fatkeqësisht kjo kacafytje gladiatorësh fallco do të vazhdojë, deria sa publiku në arenë të kuptojë se PD dhe PS janë e njëjta gjë.
Ata të gjithë janë me Shullazin.
/Shkrimi u publikua ne Lapsi.al/

Gara për Rektor të UT, votojnë kandidatët Dibra dhe Koni

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesNdërsa në Universitetet e të gjithë Republikës së Shqipërisë pedagogë dhe studentë po zgjedhin drejtuesit e Universiteteve dhe Fakulteteve, në Tiranë duke se proçesi deri tani po shkon normalisht.
Kandidatja për Rektore në UT, Klodeta Dibra, pasi votoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, tha se kjo është një ditë që duhet përcjellë siç duhet.
Dibra: Sot është një ditë që duhet ta përcjellim siç duhet, procesi ka shkuar normalisht. Asnjëherë nuk kam kërkuar të tërhiqem nga gara për rektore e UT sepse besoj në qytetarinë e pedagogëve dhe studentëve.I ftoj të votojnë.
Edhe Mynyr Koni, kandidati tjetër për Rektor votoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Athina negocion për marrëveshje me kreditorët

greqi-flamurNegociatat midis Athinës dhe kreditorëve të saj kanë hyrë në fazën përfundimtare drejt një marrëveshje të mundshme mbi reformat e kërkuara, njoftoi sot qeveria greke, duke përjashtuar miratimin në këtë fazë të masave shtesë të parashtruara nga BE-ja dhe FMN-ja.

“Vlerësimi ynë është që negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, që do të jetë platforma për arritjen e fazës së parë të rishikimit të programit grek gjatë Eurogrupit, takimi i ministrave të Financave të eurozonës i parashikuar për të premten”, pohoi zëdhënësja e qeverisë, Olga Jerovasili, gjatë një konferencë shtypi.

“Ministrat grekë rinisën sot pasdite bisedimet me përfaqësuesit e kreditorëve evropianë, pas një pushimi dy ditor për zhvillimin e takimit të pranverës së FMN-së në Uashington. Përfaqësuesja e FMN-së do të marrë pjesë ditën e nesërme në takimet e planifikuara”, bëri të ditur Ministria greke e Financave.

Spalletti kam mardhënie të mirë me Tottin

Trajneri i AS Roma, Luciano Spalletti, është shprehur se gjithçka shkon mirë në marëdhënien e tij me Francesco Tottin, pas debateve për barazimin e së dielës 3-3 në fushën e Atalanta Bergamo.
“Me Totti, gjithëcka shkon mirë”, sqaroi Spalletti ne nje konferencë shtypi.
Sipas shumë mediave italiane, një incident ka ndodhur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes së dalë barazim me Romën në Bergamo.
I acaruar gjate gjithë ndeshjes, Spalletti ka shpërthyer ndaj lojtarëve të tij.

Dhunon fizikisht dhe psikologjiokisht të fejuarën, arrestohet i riu

violenceNjë shtetas i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për dhunë ndaj të fejuarës, u arrestua nga policia e Tiranës.
Në pranga përfundoi Besar Bytyqi (Bytyçi), 23 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e sotme, pasi më 4 prill të këtij viti ka ushtruar “dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës së tij shtetases A. Xh., duke e futur në një gjendje të rëndë ankthi e stresi për sigurinë vetjake”.
Ky shtetas ka kanosur në mënyrë serioze për jetën dhe me anë të telefonit, vjehrrin e tij shtetasin Ç. Xh. Hetimet e derimëtanishme të policisë i kaluan Prokurorisë së Tiranës për të vijuar rasti ndaj të riut, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”

A duhet t’i themi të gjitha ne gazetarët?

Interview

Aurora Allushaj

Interview
Interview
Çdo ditë opinioni publik informohet deri në detajet më të vogla për veprat penale që tashmë janë bërë si një zinxhir i gjatë dhe i trishtuar i vdekjes dhe zisë. Duket sikur detajet më të frikshme të këtyre ngjarjeve nuk bëjnë më bujë.

Rregulli i profesionit thotë se gazetarët duhet të tregojnë gjithçka. E vërteta duhet absolutisht të stampohet në faqet e gazetës. Duhet të zgjidhen fragmentet më të frikshme, duhet të tregohen njollat e gjakut në mure dhe armët e gjakosura të krimeve. Duhet të ndalet deri në ekzagjerim në detajet dhe në dinamikën e një vrasje apo vetëvrasje. Asgjë nuk duhet të ndikojë tek e drejta e shenjtë për t’u informuar. Nëse nuk do të ndiqej kjo linjë, nuk do të quheshin profesionalisht të besueshëm. Gazetaria nuk do të ishte më një detyrë. Gazetarët nuk do të quheshim të aftë për informim.

Disa dyshime lindin nga “arroganca” e këtyre deklaratave. Është e mundur që e vërteta, për t’u thënë dhe kuptuar plotësisht ka nevojë për këto mbështetje morboze (patologjike)? Është e nevojshme të provokojmë goditje të fortë emocionale për ta bërë shkrimin më të lexueshëm dhe për të shtuar kështu edhe numrin e shitjeve të gazetës? Lexuesi, radio dëgjuesi, teleshikuesi a kanë në të vërtetë nevojë për këtë shtesë morboziteti? Si është e mundur që të besojmë se ata nuk kanë inteligjencë të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht një vepër penale nëpërmjet një artikulli me të dhënat themelore? Janë disa pyetje në kërkim të përgjigjeve.

Ndoshta profesionalizmi gazetaresk lulëzon në një tjetër përgjegjësi, ka një tjetër frymë njerëzore dhe etike sidomos kur është fjala për të treguar akte që shkatërrojnë individët dhe familjet. Ndoshta këto detaje nuk bëjnë mirë as për informatorin.

Kjo është një çështje që ka ngjallur debat prej kohësh midis gazetarëve dhe publikut të gjerë. Nuk është rasti për të krijuar një listë me emra të mirë dhe të këqinj, sepse puna e të dëgjuarit dhe rrëfyerit të historive është e vështirë për të gjithë. Këtu bëhet fjalë për të menduar për marrëdhëniet mes të vërtetës dhe dinjitetit të njerëzve. Kjo e fundit nuk mund të përjashtohet.

Etika dhe morali gazetaresk shumë shpesh i ngjajnë një filli lehtësisht të këputshëm. Përsa i përket Shqipërisë ky debat ndërlikohet edhe më tepër nga faktorë të njohur tashmë.

Ekziston një ekuilibër për ta bërë të besueshëm profesionin e gazetarit, jo të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak ose aspak të bëjë me kërkimin e së vërtetës. Kjo sigurisht nuk është një rrugë e lehtë: Kërkon një proces të vazhdueshëm reflektimi për një profesion që gjithmonë është matur nga lartësia dhe ultësia e njeriut.

Edhe publiku ka përgjegjësi për rritjen e aftësisë të të menduarit kritik në lidhje me informacionin. Shumë gazetarë e kanë arritur, shumë të tjerë do ta arrijnë për hir të një profesioni të ndërtuar me punën e madhe të të dëgjuarit, të menduarit dhe të treguarit.

Nuk është e vërtetë se ky ekuilibër është i paarritshëm: Ekziston një opinion publik që lexon, sheh dhe dëgjon me kompetencë, që di të gjykojë të vërtetën dhe të dallojë shërbimin normal nga shërbimi për interesa të tjera.

Është aleanca midis dy përgjegjësve, gazetarisë dhe opinionit publik, të cilët mund të ndihmojë të vërtetën dhe dinjitetin për të bërë rrugën e tyre çdo ditë, madje edhe në rastet e lajmeve të trishtuara dhe të dhimbshme.

Ja si të mbrohemi nga alergjitë e pranverës

pollen-allergieStina e pranverës së bashku me bukurinë e saj vjen edhe me një sërë alergjish sidomos nga polenat e luleve.

Nga institutet e kujdesit të shëndetit në SHBA, vijnë një sërë këshillash për t’u mbrojtur nga pasojat e këtyre alergjive.

* Nënshtrojuni testimit për alergji
* Nisni trajtimin me medikamente para se t’ju shfaqen simptomat e para
* Nëse ju shfaqet alergjia, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë
* Bëni sa më shpesh dush dhe lahuni shpesh me shampom trupin dhe flokët tuaj
* Në shtëpi dhe në veturë, mbani dritaret të mbyllura dhe përdorni ajrin e kondicionuar
* Vini kapele të gjerë
* Vini syze dielli të errëta, që mos të keni kontakt me polenin dhe mykun
* Shmangni tharjen e rrobave në kohën kur jashtë ka shumë polene
* Bëni ushtrime gjimnastikore /Living

50 fakte interesante në 25 vjet Parlament

pluralizemNga Roland Qafoku/ 8 zgjedhje parlamentare, 7 legjislatura, 7 kryetarë kuvendi, 6 presidentë të republikës të zgjedhur, janë shifrat më të rëndësishme të funksionimit të parlamentit pluralist 18 prill 1991-18 prill 2016.

Namik Dokle është rekordmeni i zgjedhur 8 herë herë deputet duke qenë në sallë për 25 vjet dhe pas tij vijnë Sali Berisha dhe Ilir Meta 7 herë.

Haxhi Lleshi si përfaqësues i veteranëve ishte deputeti më moshën më të vjetër në kuvend, 78 vjeç dhe Kejdi Mehmeti e LSI vetëm 29 vjeç.

Këto dhe të tjera janë 50 fakte për 25 vjet parlament në pluralizëm të renditura sipas rëndësisë së tyre dhe që tregojnë jo pak se çfarë është bërë në çerek shekulli në institucionin më të rëndësishëm në vend.

1.Sot më 18 prill mbushen 25 vjet nga nisja nga puna e parlamentit të parë pluralist i dalë në zgjedhjet e para pas rrëzimit të sistemit komunist.

2. Në kuvendin e Shqipërisë, që nga 18 prilli i vitit 1991 e deri më sot janë mbajtur gjithsej 7 legjislatura.

3. Ato nisin nga legjislatura e 12 deri te aktualja, legjislatura e 18-të.

4. Këto legjislatura janë zhvilluar në parlamentet e dala nga 8 zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

5. Parlamentet kanë qenë 1991-1992, 1992-1996, 1996-1997, 1997-2001, 2001-2005, 2005-2009, 2009-2013 dhe 2013 e në vazhdim.

6. Parlamentet kanë dalë nga zgjedhjet më 31 mars 1991, 22 mars 1992, 26 maj 1996, 29 qershor 1997, 29 qershor 2001, 3 korrik 2005, 28 qershor 2009, 29 qershor 2013.

7. Këto 8 zgjedhje parlamentare, 4 herë janë fituar nga të majtët dhe 4 herë nga të djathtët.

8. Në këto zgjedhje parlamentare, 4 herë ka qenë në mazhoranca Partia Demokratike, 3 herë ka qenë Partia Socialiste dhe 1 herë ka qenë Partia e Punës.

9. Koaliconi i majtë ka fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991, 29 qershor 1997, 28 qershor 2001, 23 qershor 2013.

10. Koalicioni i djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare e 22 mars 1992, 26 maj 1996, 3 korrik 2005, 28 qershor 2009.

11. Më 31 mars 1991, Partia e Punës së Shqipërisë në mazhorancë fitoi 60.6 % të të gjitha votave për vende të Kuvend.

12. Më 22 mars 1992, Partia Demokratike në mazhorancë fitoi 62.09 % të të gjitha votave në Kuvend.

13. Më 26 maj 1996, Partia Demokratike në mazhorancë fitoi 55.53 % të të gjitha votave në Kuvend.

14. Më 29 qershor 1997, Partia Socialiste më mazhorancë fitoi 41.43 % të të gjitha votave në Kuvend.

15. Më 3 korrik 2005, Partia Demokratike në mazhorancë mori 19.36 të vendeve në Kuvend.

16. Më 2009, Partia Demokratike në mazhorancë mori 70 vende në parlament.

17. Më 2013, Partia Socialiste në mazhorancë në koalicon me LSI fitoi zgjedhjet me 57.63 % të votave.

18. Nga viti 1920 kur u hap parlamenti shqiptar e deri më sot kanë qenë 34 kryetarë kuvendi.

19. Nga 18 prilli i vitit 1991 e deri më sot kanë qenë 7 kryetarë kuvendi.

20. Ata janë Kastriot Islami, Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli, Ilir Meta.

21. Islami ishte kryetari i 28-të, Arbnori i 29-të, Gjinushi i 30-të, Dokle i 31-të, Pëllumbi i 32-të, Topalli e 33-të dhe Meta i 34-të.

22. Mes kryetarëve Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi kanë qenë përfaqësues të PS, Pjetër Arbnori dhe Jozefina Topalli të PD, Skënder Gjinushi i PSD, Ilir Meta i LSI dhe Kastriot Islami i PPSH.

23. Jozefina Topalli është vetmja femër kryetar e kuvendit jo vetëm në këto 25 vjet, por në gjithë historinë e parlamentarizmit shqiptar.

24. Në këto 25 vjet, Jozefina Topalli me 8 vjet dhe Pjetër Arbnori me 5 vjet janë rekordmenë të qendrimit në detyrën e kryetarit të kuvendit në këto 25 vjet.

25. Pas tyre janë Skënder Gjinushi 4 vjet në detyrë, Servet Pëllumbi me 3 vjet e 2 muaj, Kastriot Islami me 11 muaj.

26. Më pak në detyrën e kryetarit të kuvendit në këto 25 vjet ka qendruar si Namik Dokle me 6 muaj e 26 ditë.

27. Rekordmen në këto 7 legjislatura është Namik Dokle i cili ka qënë deputet i zgjedhur në të 9-ta legjislaturat në këto 25 vjet.

28. Pas Namik Dokles, deputetët me më shumë mandate janë Sali Berisha dhe Ilir Meta nga 7 herë.

29. Deputeti me moshën më të madhe në kuvend në këto 25 vjet ishte Haxhi Lleshi 78 vjeç në kuvendin e 1991, ndërsa aktualisht është Sali Berisha 72 vjeç.

30. Kejdi Mehmeti është deputeja me moshë më të vogël deputete. Kur mori mandatin ajo ishte 20 vjeçe.

31. Në këto 25 vjet, 7 legjislaturat e kuvendit kanë zgjedhur 6 presidentë të republikës.

32. Presidentët janë: Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani.

33. Presidenti i 4-tët i shtetit shqiptar, Ramiz Alia u zgjodh nga parlamenti i vitit 1991-1992.

34. Presidenti i 5-të i shtetit shqiptar Sali Berisha u zgjodh nga parlamenti 1992-1996 dhe nga 1996-1997.

35. Presidenti 6-të i shtetit shqiptar Rexhep Meidani u zgjodh nga parlamenti 1997-2001.

36. Presidenti i 7-të i shtetit shqiptar Alfred Moisiu u zgjodh nga parlamenti 2001-2005.

37. Presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi u zgjodh nga parlamenti i vitit 2005-2009.

38. Presidenti i 9-të i shtetit shqiptar Bujar Nishani u zgjodh president nga parlamenti i vitit 2009-2013.

39. Duke qënë në vitin 2017, përputhen zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale, parlamenti 2013-2017 mund të jetë i vetmi që mund të mos e zgjedhë një president.

40. 4 presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Bujar Nishani janë zgjedhur në krye të shtetit kur ishin deputetë.

41. Parlamenti i parë, ai i vitit 1991-1992, kanë qënë me 250 deputetë.

42. Parlamenti i vitit 1992-1996, 1996-1997 kanë qënë me 140 deputetë.

43. Parlamenti i vitit 1997-2001 kishte 155 deputetë.

44. Pas miratimit të Kushtetutës, nga viti 2001-2005, 2005-2009, 2009-2013, 2013-2017, parlamenti ka 140 deputetë.

45. Kuvendi i vitit 1991-1992 kishte 9 femra deputete, kuvendi 1992-1996 kishte 9, kuvendi 1996-1997 21 deputete femra.

46. Kuvendi 1997-2001 kishte 11 deputete femra, kuvendi 2001-2005 9 deputete femra.

47. Kuvendi 2005-2009 kishte 9 deputete femra, kuvendi 2009-2013 kishte 22 deputete femra.

48. Kuvendi 2013 e në vazhdim ka 24 deputete femra.

49. Personalitetet më të rëndësishme të huaja që kanë folur në kuvendin e Shqipërisë në këto 25 vjet janë sekretaret e shtetit Madalene Allbright dhe Hillary Clinton.

50. Azem Hajdari dhe Fatmir Xhindi, janë dy deputetë që janë ekzekutuar gjatë ushtrimit të mandatit.